Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SKEMA/ Ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank

    SKEMA/ Ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank

    Ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank
    Aktualitet Nga InfoNews06.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SKEMA/ Ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank

    Dyshohet për skemë mashtrimi ndaj Raiffeisen Bank, kallëzim në polici për një dëm prej rreth 200 mijë eurosh

    Reklamë

    Më 29 korrik, përfaqësues të Raiffeisen Bank depozituan një kallëzim penal në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke denoncuar një skemë të dyshuar mashtrimi që, sipas bankës, i ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 200 mijë eurosh.

    Sipas pretendimeve të paraqitura në kallëzim, më shumë se 40 persona dyshohet se kanë përfituar nga një dobësi në sistemin elektronik të pagesave të bankës. Ata rezultojnë të kenë kryer tërheqje të përsëritura, kryesisht në shuma të vogla, deri në 100 euro, edhe në raste kur llogaritë nuk kishin fonde të mjaftueshme.

    Burime të cituara nga KontrasT.al pretendojnë se skema bazohej në një anomali që shfaqej gjatë orëve të vona të natës. Sipas këtyre pretendimeve, në intervale të caktuara pranë mesnatës ishte e mundur të realizoheshin transferta ndërmjet llogarive përmes aplikacioneve të bankës, ndërsa verifikimi i gjendjes së fondeve kryhej me vonesë. Kjo, sipas kallëzimit, u mundësonte përfituesve të tërhiqnin paratë përpara se sistemi të evidentonte mungesën e fondeve.

    Si personi kryesor i dyshuar për zbulimin dhe shfrytëzimin e kësaj dobësie përmendet Redjon Zaçi, i përshkruar si njohës i fushës së elektronikës dhe programimit. Në skemë dyshohet se është përfshirë edhe Eglind Mançja, i cili, sipas pretendimeve të publikuara, kishte njohuri mbi sistemin bankar për shkak të eksperiencës së mëparshme në sektorin e mikrofinancës.

    Sipas të njëjtave burime, për të shmangur dyshimet, transfertat dhe tërheqjet kryheshin në shuma të vogla dhe shpërndaheshin në llogari të ndryshme. Një pjesë e personave të përfshirë dyshohet se kanë hapur llogari bankare kundrejt një shpërblimi, ndërsa më pas kanë tërhequr fondet e transferuara.

    Raiffeisen Bank i ka dorëzuar policisë një listë me mbi 40 persona, për të cilët kërkon hetim lidhur me skemën e dyshuar. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, Raiffeisen Bank apo Banka e Shqipërisë mbi ecurinë e hetimeve.

    Ngjarja mbetet nën verifikim nga autoritetet kompetente dhe pretendimet e paraqitura në kallëzim nuk përbëjnë prova të fajësisë deri në përfundimin e procesit hetimor./Kontrast

    Klientët e Raiffeisen Bank nuk gjejnë qetësi! Plasin vjedhjet e të dhënave

    Levë e Rusisë! Alarm në Europë për Raiffeisen Bank, sanksionet në tavolinë

    Sulmohen me SMS klientët e Raiffeisen Bank, reagon institucioni: Ja çfarë duhet të bëni

    Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

    Si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet

    Raiffeisen, Intesa, OTP…/ Vodhën qytetarët duke fiksuar interesat

    Lizandër Saraçi drejtori i Raiffeisen Bank në protestën kundër qeverisë

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.