Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026

    Vritet me kallash Ardian Baloshi në Paskuqan

    08.06.2026

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    Nga InfoNews16.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    Nga kontrasT.al

    Në një nga episodet më të fundit të asaj që mund të futet në analin e “telenovelave institucionale” shqiptare, artikulli i publikuar nga Boldnews.al shfaq një detaj që rëndon më shumë se çdo gjobë prej 6 mijë eurosh vendosur në shpinën e “njomë” të Raiffeisen Bank Albania. “Raketa” mbrojtëse që kjo bankë e huaj hodhi në Gjykatën Administrative shqiptare, ka në kokën e saj një fjali të shkruar me shumë kuptim:

    “… për shkak të kalimit të një periudhe mbi 24-vjeçare… nuk është bërë e mundur sigurimi i dokumentacionit të plotë …”

    Një fjali e thjeshtë, në suazën e një justifikimi teknik, që në fakt është një shpërthim, bombë juridike.

    Kujtesa selektive si strategji institucionale

    Në rastin konkret, një bankë e nivelit të dytë, pra Raiffeisen Bank Albania, pranon të mos ketë dokumentacion për një periudhë mbi 24 vjet, pavarësisht “kërkimeve në arkivat e trashëguara nga ish-Banka e Kursimeve”.

    Bankat që mbajnë mend çdo “cent” vonesë të klientit… vallë të vuajnë nga amnezia dokumentare?

    Para gjykatës banka kërkon mirëkuptim procedural dhe shfajësohet për mungesën e dokumentave, për një çështje që lidhet me “kohën e gjatë”, historikun, arkivimin e saj.

    Po kur klientët e saj nuk kanë dokumente se ato kanë humbur, se ata janë plakur nga koha e gjatë e borxhit, ajo nuk i fal, u kërkon “vjeçet e gjyshes debitore”!

    Ky standard i dyfishtë i shpalosur në gjykatë, nuk ka nevojë për komente, as të diskutohet. Mjafton të hapen “qitapet” e debitorëve të Raiffeisen Bank Albania me synimin arkivor: Sa dekada u mbahet, si akullore e freskët dokumenti ku shkruhet borxhi?

    Nga Banka e Kursimeve te “kioskat financiare”: evolucioni i harresës

    Referenca ndaj ish-Bankёs sё Kursimeve nuk është thjesht nostalgji institucionale. Është hallka e parë e një zinxhiri që përfundoi dhimbshëm në një fenomen shumë më të errët: shitja masive e kredive tek subjekte të ashtuquajtura “kioska financiare”.

    Ekonomisti “revolucionar” Pano Sako e analizoi gjerë e gjatë këtë fenomen dhe gjeti edhe fajtorin nr. 1 të tij (kliko këtu)

    Tranzicioni dokumentar u kthye në tranzicion kriminal sa kohë u flakën në koshin e plehrave tre elementë kritikë nga “kritikët” e bankave.

    I pari ishte “Transferimi i riskut dhe i përgjegjësisë”. Bankat “pastruan” bilancet duke shitur kredi të këqija. Por ajo që u transferua në të vërtetë ishte detyrimi financiar, pasiguria dokumentare, dosja e zeruar e transparencës.

    Një nga furnizueset e “kioskave financiare” me kredi të vogla konsumatore ishte vetë Raiffeisen Bank Albania, që para Gjykatës Administrative humbi kujtesën dokumentare, por që për Micro Credit Albania u tregua një ordinator arshivor për borxhe të “centit” të fundit.

    “Kioskat financiare” u kthyen në laboratorë eksperimentalë të sistemit bankar, e në këtë realitet që përpiu miliona euro detyrime të 20 apo 25 viteve më parë, mungesa e dokumentacionit nuk u bë në asnjë rast pengesë, përkundrazi model biznesi.

    Kur mungesa e provës “dënon” vetëm “bariun” dhe jo bankën

    Në një sistem juridik normal mungesa e dokumentacionit, shpie automatikisht në rrëzim të pretendimit. Në praktikën shqiptare, mungesa e dokumentacionit ka ende tifozë që provën do “mund ta gjejnë diku, dikur…”, si në rastin e mbrojtjes së Raiffeisen Bank Albania, para Gjykatës Administrative.

    Sigurisht që kjo tentativë për të dalë para gjykatës pa asnjë letër dhe me pretendimin “faqebardhë” mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, jo në Austri. Atje ku ka nënën dhe babanë Raiffeisen Bank Albania, parimi i sigurisë juridike nuk mund të relativizohet; parimi i besimit legjitim nuk mund të minohet dhe parimi i proporcionalitetit nuk mund të zhduket në asnjë rast me procedura mekanike.

    Në Austri klienti i bankës është një kontraktor i “shenjtë”, ndërsa në Shqipëri objektiv për t’i ngrënë “mëlçinë”. Ndërsa në Austri banka i mban gjeneratorët e punës, qindra metra nën tokë për të mos shqetësuar klientët, në Shqipëri “kopilët” e saj i mbajnë në oborrin e qeverisë.

    Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    Nëse do të përmblidhej çështja e “Raiffeisen kundër IMT” në një përfundim të thjeshtë ku pelerinën gjyqësore do ta vishte opinioni publik, do vendosej kështu:

    Dokumentet e bankës që “janë zhdukur në mjegullën e kohës” nuk gjenden më, pa problem, por detyrimet e klientëve të saj “janë të përjetshme dhe të indeksuara me interes”, për këtë të jeni të qetë dhe të sigurt. Një simetri e përkryer, deri në absurd, me mesazhin e prodhuar nga një sistem brutal: “Ne mund të mos dimë saktësisht çfarë keni firmosur, por dimë saktësisht sa duhet të paguani.”

    Çështja “Raiffeisen kundër IMT” nuk është thjesht një konflikt mbi një ndërtim pa leje apo një gjobë modeste që një gjykatë shqiptare i vendos një gjigandi financiar të huaj, por një simptomë e një problemi shumë më të thellë. Problemi i një sistemi financiar që operon mbi kujtesë selektive dhe përgjegjësi të deleguar.

    Nëse fjalia e bankës – “… nuk është bërë e mundur sigurimi i dokumentacionit të plotë …” pranohet si standard në jurisprudencën shqiptare, atëherë pasoja kolektive do jetë e pashmangshme. Kontratat do bëheshin relative, detyrimet të diskutueshme dhe natyrisht çdo qytetar do mbetej potencialisht i pambrojtur në “qiellin” e padrejtësisë. Ndërsa në fund pyetja që do kërkonte përgjigje do ishte: Nëse banka nuk mban mend borxhet e veta, mbi çfarë baze duhet të kujtojnë borxhet e tyre klientët e saj?

    Foto: Boldnews.al
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026
    Aktualitet

    Vritet me kallash Ardian Baloshi në Paskuqan

    08.06.2026
    Aktualitet

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026
    Aktualitet

    Operacioni në Korçë: Detajet e reja nga vrasja e Enea Mekollit, policët nën zjarrin e Violand Braçellarit

    07.06.2026
    Aktualitet

    Braçellari flet për ngjarjen e vrasjes së policit, rrezikon burgim të përjetshëm!

    07.06.2026
    Aktualitet

    Kujdes! Mashtruesit po përdorin mesazhe për të vjedhur të dhënat tuaja bankare

    07.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026

    Vritet me kallash Ardian Baloshi në Paskuqan

    08.06.2026

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026

    Operacioni në Korçë: Detajet e reja nga vrasja e Enea Mekollit, policët nën zjarrin e Violand Braçellarit

    07.06.2026

    Braçellari flet për ngjarjen e vrasjes së policit, rrezikon burgim të përjetshëm!

    07.06.2026
    Më të lexuarat

    DOSJA/ SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir Mane dhe Eva Mane për korruptimi e çiftit Meta-Kryemadhi

    Nga InfoNews06.06.20260

    DOSAJ/ SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir Mane dhe Eva Mane për korruptimi e çiftit Meta-Kryemadhi…

    Flamuri, adresa që shumë kush kërkonte në Tiranë për të zgjidhur hall, sot kërkojmë adresën e tij

    06.06.2026

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026

    Vrasje me armë zjarri në Kamëz

    08.06.2026

    “Të ngrihemi si shqiptarët në protesta…/ Grekët i kap ankthi, kompania e lidhur me Izraelin gati të privatizojë plazhin e Kallamatës: Investim Strategjik

    06.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.