Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!

    12.07.2026

    Operacionalja kap Bekim Nikollin! I dënuar me 13 vite burg

    12.07.2026

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vila, 5 ha tokë dhe dyqane në emër të Ergys Agasit! Për çfarë u pyet Dallëndyshe Bici në SPAK

    Nga InfoNews07.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vila, 5 Ha tokë dhe dyqane në emër të Ergys Agasit! Për çfarë u pyet Dallëndyshe Bici në SPAK

    Ish-drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Dalëndyshe Bici, është paraqitur sot në ambientet e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është marrë në pyetje për rreth dy orë në kuadër të një hetimi që lidhet me Ergys Agasi.

    Burime për InfoNews.al bëjnë me dije se Bici është pyetur lidhur me procedurat e legalizimit dhe pajisjes me dokumentacion të rregullt hipotekor për një vilë në periferi të Tiranës, e cila më herët rezultonte pjesë e një kompleksi turistik.

    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se përmes procedurave të ndjekura në kohën kur Bici drejtonte institucionin e Kadastrës, vila është shkëputur nga statusi i saj si pjesë e resortit dhe është kaluar në pronësi personale të Agasit. Dokumentacioni i administruar nga SPAK dyshohet se konfirmon këtë veprim.

    Ndërkohë, burime për InfoNews.al bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë vetëm për këtë vilë. Dyshohet se në emër të Agasit janë kaluar edhe prona të tjera brenda kompleksit Equos Resort.

    Mes pronave që dyshohet se janë privatizuar ose kaluar në pronësi të tij po verifikohen edhe disa godina dyqanesh në hyrje të resortit, një fast food në hyrje të kompleksit, si dhe ambientet e dhomave të zhveshjes për të rritur pranë pishinës. Po ashtu, sipas burimeve, rreth 50 mijë metra katrorë tokë dyshohet se janë legalizuar në emër të tij.

    Marrja në pyetje e ish-kreut të Kadastrës konsiderohet pjesë e një hetimi më të gjerë që lidhet me skandalin e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

    Hetimet e SPAK pritet të përqendrohen në mënyrën se si është realizuar kalimi i këtyre pronave, procedurat e ndjekura për legalizimin dhe regjistrimin e tyre, si dhe rolin që mund të kenë pasur zyrtarë të ndryshëm në këtë proces.

    5 Ha tokë dhe dyqane në emër të Ergys Agasit! Për çfarë u pyet Dallëndyshe Bici në SPAK Equos Resort Ergys Agasi vila
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!

    12.07.2026
    Aktualitet

    Operacionalja kap Bekim Nikollin! I dënuar me 13 vite burg

    12.07.2026
    Aktualitet

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026
    Aktualitet

    EMRI/ Vritet një person në Vorë

    12.07.2026
    Aktualitet

    Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

    11.07.2026
    Aktualitet

    Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

    11.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!

    12.07.2026

    Operacionalja kap Bekim Nikollin! I dënuar me 13 vite burg

    12.07.2026

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026

    EMRI/ Vritet një person në Vorë

    12.07.2026

    Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

    11.07.2026
    Më të lexuarat

    Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

    Nga InfoNews06.07.20261

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur një skemë të dyshuar të qarkullimit të parave me…

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    11.07.2026

    ONE ALBANIA rrit çmimet! Përgjigja për qytetarët: Ne kemi të drejtë, ju JO!

    07.07.2026

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026

    Makinetat e Stafukëve, lirohet me kërkesë të Prokurorisë polici

    09.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.