Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    A do kalojë në gjykim? Pritet vendimi për Ballukun, ja kush janë 27 bashkëpunëtorët, manorva me 400 milion euro

    18.11.2026

    Norvegji: Sulm kibernetik ndaj Equinor, furnizuesit më të madh të gazit natyror në Evropë

    17.11.2026

    Greqia drejt kufizimeve të reja për duhanin?

    17.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    Aktualitet Nga InfoNews16.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shqipëria importon mbi 427 mijë tonë drithëra në vit, KLSH zbulon boshllëqe në kontrollet kufitare

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    Reklamë

    Shqipëria importon mesatarisht mbi 427 mijë tonë drithëra në vit, por mekanizmat që duhet të garantojnë kontrollin e këtyre produkteve para dhe gjatë hyrjes në treg paraqesin mangësi. Ky është një nga konstatimet e raportit të auditimit të performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka analizuar sistemin e kontrollit të cilësisë, magazinimit dhe importimit të drithërave, me fokus miellin, për periudhën 2020–2025.

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe në Pikat e Inspektimit Kufitar janë lejuar të hyjnë mesatarisht 7 591 ngarkesa me drithëra në vit, me një sasi mesatare prej rreth 427 422 tonësh. Kategoritë kryesore të produkteve të importuara janë mielli, gruri për konsum njerëzor, gruri për ushqimin e kafshëve, misri për njerëz dhe kafshë, elbi, thekra dhe drithëra të tjera, shkruan InfoNews.al

    Nga pikëpamja e sasisë së importuar, peshën më të madhe e zënë gruri për konsum njerëzor dhe misri për ushqimin e kafshëve. Ndërsa sipas numrit të ngarkesave, vlerat më të larta rezultojnë për miellin për konsum njerëzor dhe misrin për kafshë.

    Auditimi i ushtruar në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, Vlorë dhe Han të Hotit qe eshte pare nga InfoNews.al evidentoi mangësi serioze në sistemin e kontrollit të drithërave dhe miellit të importuar, të cilat cenojnë sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    1. Mungesë e pajisjeve dhe logjistikës për kontrollin fizik

    Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk disponojnë pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të kryer kontrolle fizike të plota dhe sipas standardeve kombëtare dhe të BE-së. Pajisjet në dispozicion kufizohen kryesisht në disa sonda, doreza, thika dhe qese plastike për marrjen e mostrave.

    Mungojnë pajisjet për:

    Matjen e lagështisë dhe temperaturës së produkteve.

    Marrjen përfaqësuese të mostrave nga thellësia e ngarkesave.

    Kontrollin higjieno-sanitar të produkteve dhe ambienteve.

    Shkarkimin, hapjen dhe ekzaminimin e ngarkesave.

    Ruajtjen dhe transportin e sigurt të mostrave laboratorike.

    Garantimin e gjurmueshmërisë dhe integritetit të mostrave.

    2. Marrja e mostrave nuk kryhet sipas standardeve

    Gjatë demonstrimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Han të Hotit u konstatua se marrja e mostrave nuk realizohej sipas parametrave dhe standardeve të kërkuara. Mungesa e sondave dhe pajisjeve profesionale bën që marrja e mostrave të jetë sipërfaqësore dhe jo përfaqësuese për të gjithë ngarkesën.

    Kjo rrit rrezikun që analizat laboratorike të mos evidentojnë praninë e mykotoksinave, ndotësve apo substancave të tjera të rrezikshme, duke krijuar mundësinë e lejimit të produkteve të pasigurta në treg.

    3. Mungesë e kontrollit të kushteve të ruajtjes dhe transportit të mostrave

    Mostrat administrohen në qese plastike të zakonshme, pa pajisje dhe ambiente të përshtatshme për ruajtjen dhe transportimin e tyre. Mungojnë kontejnerët e posaçëm, kushtet e kontrolluara të temperaturës dhe sistemet që garantojnë integritetin dhe gjurmueshmërinë e mostrave.

    Kjo krijon rrezik për ndotje të kryqëzuar, dëmtim të mostrave dhe rezultate laboratorike jo të besueshme.

    4. Mungesë e kontrollit të mjeteve të transportit

    Auditimi evidentoi se inspektorët nuk realizojnë kontrolle të plota, të strukturuara dhe të dokumentuara të mjeteve që transportojnë drithërat dhe miellin e importuar.

    Nuk verifikohen në mënyrë sistematike:

    Pastërtia dhe gjendja higjieno-sanitare e mjeteve.

    Kushtet e hapësirave të ngarkesës.

    Prania e mbetjeve nga ngarkesat e mëparshme.

    Lagështia dhe kushtet e transportit.

    Rreziqet e mundshme të kontaminimit nga insektet, dëmtuesit apo substancat e huaja.

    Për pasojë, kontrolli kufitar përqendrohet kryesisht te dokumentacioni dhe marrja e mostrave, pa vlerësuar të gjithë faktorët që ndikojnë në sigurinë e produktit.

    5. Mungesë e procedurave të standardizuara të kontrollit

    Në pikat e inspektimit nuk janë evidentuar procedura të plota dhe të standardizuara për administrimin e kontrollit fizik, marrjen e mostrave, transportin e tyre, ruajtjen laboratorike dhe dokumentimin e procesit.

    Kjo dobëson gjurmueshmërinë, transparencën dhe besueshmërinë e kontrolleve zyrtare.

    6. Moszbatim i plotë i kërkesave ligjore dhe standardeve të BE-së

    Mangësitë e konstatuara tregojnë mospërmbushje të kërkesave të legjislacionit kombëtar dhe të standardeve evropiane, veçanërisht të Rregulloreve (BE) 2017/625 dhe 2019/1014.

    Gjithashtu, auditimi evidentoi se edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 99/2024, përmirësimi i kapaciteteve logjistike dhe operacionale të inspektorëve nuk është realizuar në nivelin e kërkuar.

    Përfundimi kryesor
    Auditimi evidenton se sistemi i kontrollit kufitar të drithërave dhe miellit të importuar në Shqipëri ka mangësi të konsiderueshme infrastrukturore, teknike dhe procedurale. Inspektorët e AKU-së nuk disponojnë pajisjet, logjistikën dhe procedurat e nevojshme për të garantuar kontrolle fizike dhe higjieno-sanitare të plota, profesionale dhe të standardizuara.

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare
    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    Dy problematikat kryesore të evidentuara janë:

    Mungesa e logjistikës dhe pajisjeve për kontrollin fizik dhe marrjen e mostrave përfaqësuese të drithërave dhe miellit.

    Mungesa e kontrollit të strukturuar dhe të dokumentuar të mjeteve të transportit.

    Këto mangësi krijojnë rrezik për hyrjen në treg të produkteve të kontaminuara ose të pasigurta, dobësojnë efektivitetin e kontrolleve zyrtare dhe cenojnë mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

    Kontrolli në kufi, pa sistem të integruar informacioni

    Pavarësisht volumit të konsiderueshëm të importeve, KLSH evidenton mangësi në mënyrën se si funksionon kontrolli në Pikat e Inspektimit Kufitar. Një prej problematikave lidhet me administrimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

    Sipas auditimit, dokumentacioni i ngarkesave të importuara, certifikatat shëndetësore dhe fitosanitare, dokumentet doganore, procesverbalet e kontrolleve dhe të dhënat për marrjen e mostrave administrohen kryesisht në formë fizike, përmes dosjeve dhe regjistrave manualë. Të dhënat për hyrjen e drithërave mbahen edhe në databaza Excel, pa një sistem të integruar elektronik që të mundësojë administrimin, verifikimin dhe gjurmimin e informacionit në kohë reale.

    Një tjetër problem i evidentuar është fakti se inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në pikat kufitare nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemin doganor ASYCUDA. Informacioni për deklaratat doganore, ngarkesat dhe operatorët ekonomikë sigurohet përmes komunikimit me autoritetet doganore, ndërsa shkëmbimi i të dhënave realizohet kryesisht në mënyrë shkresore.

    KLSH konstaton gjithashtu se mungojnë procedura të dokumentuara dhe të standardizuara për verifikimin e kryqëzuar të certifikatave shoqëruese, dokumenteve doganore, deklaratave të importit, rezultateve laboratorike dhe karakteristikave fizike të ngarkesave. Kjo kufizon mundësinë e institucioneve për të pasur një panoramë të plotë të çdo ngarkese dhe për të identifikuar në kohë mospërputhjet e mundshme.

    Mjetet e transportit nuk kontrollohen në mënyrë të plotë dhe të dokumentuar

    Një tjetër mangësi e rëndësishme lidhet me kontrollin e mjeteve që transportojnë drithërat dhe miellin drejt Shqipërisë.

    Nga auditimi rezultoi se gjatë periudhës së shqyrtuar nuk realizohej një kontroll i plotë dhe i dokumentuar i mjeteve të transportit në Pikat e Inspektimit Kufitar. Sipas raportit, nuk u evidentuan procedura të strukturuara për verifikimin e gjendjes higjieno-sanitare të automjeteve, pastërtisë së hapësirave të ngarkesës, kushteve të transportit dhe faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e produkteve.

    Dokumentacioni i administruar nga inspektorët përqendrohej kryesisht te produkti dhe dokumentet shoqëruese, ndërsa verifikimi i mjetit me të cilin transportohej ngarkesa nuk garantohej në mënyrë të plotë.

    KLSH thekson se kushtet e transportit janë pjesë e rëndësishme e zinxhirit të sigurisë ushqimore. Lagështia, prania e dëmtuesve biologjikë, ndotja nga substanca të huaja apo kontaminimi nga ngarkesa të mëparshme të transportuara me të njëjtin mjet mund të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e drithërave dhe miellit.

    Raporti evidenton gjithashtu mungesën e pajisjeve të dedikuara për kontrollin e kushteve higjieno-sanitare të mjeteve të transportit dhe ambienteve ku administrohen produktet e importuara.

    Problemi nuk është vetëm produkti, por edhe dobësia e sistemit që duhet ta kontrollojë

    Konstatimet e auditimit tregojnë se problematika nuk lidhet vetëm me cilësinë e një produkti të caktuar, por me mënyrën se si funksionon i gjithë mekanizmi i kontrollit të drithërave dhe miellit.

    KLSH vlerëson se, megjithëse në Shqipëri ekziston një kuadër ligjor dhe institucional për kontrollin e këtyre produkteve, ai nuk është përkthyer plotësisht në një sistem të integruar, efektiv, të koordinuar dhe parandalues.

    Kontrolli zyrtar mbështetet në tri hallka kryesore: inspektimin në pikat kufitare, verifikimin laboratorik dhe inspektimin në terren. Megjithatë, sipas raportit, këto hallka nuk kanë funksionuar gjithmonë si pjesë të një sistemi të vetëm të ndërlidhur. Boshllëqet në gjurmueshmëri, shkëmbimin e informacionit, dokumentimin e kontrolleve dhe përdorimin e të dhënave dobësojnë aftësinë e institucioneve për të identifikuar dhe administruar në kohë rreziqet që lidhen me sigurinë e drithërave të importuara.

    Në këtë kuptim, raporti nuk arrin në përfundimin se drithërat apo mielli që tregtohen në Shqipëri janë domosdoshmërisht të pasigurt. Ai evidenton se sistemi përgjegjës për kontrollin e tyre nuk ofron garanci të plota se të gjitha rreziqet identifikohen dhe menaxhohen në mënyrë efektive.

    Me një mesatare prej mbi 427 mijë tonësh drithëra të importuara çdo vit, rëndësia e një kontrolli të plotë bëhet edhe më e madhe. Sipas gjetjeve të KLSH-së, sfida nuk është vetëm të kontrollohet produkti në momentin që mbërrin në kufi, por të sigurohet gjurmimi dhe verifikimi i tij përgjatë gjithë zinxhirit, nga importi dhe transporti deri te magazinimi, përpunimi dhe tregtimi.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    A do kalojë në gjykim? Pritet vendimi për Ballukun, ja kush janë 27 bashkëpunëtorët, manorva me 400 milion euro

    18.11.2026
    Aktualitet

    U ngrit nga Afrika, ”përbindëshi” i rërës që po zbraset mbi Shqipëri dhe Greqi

    17.11.2026
    Aktualitet

    “Duam të dimë të vërtetën për vdekjen e babait”, familja e Lutfi Elezajt kërkon zbardhjen e ngjarjes

    17.11.2026
    Aktualitet

    SKANDALI/ Shesin miell për bukë, 68% e bizneseve të drithërave jashtë kontrollit të AKU-së, 38 subjekte nuk u inspektuan asnjëherë

    17.11.2026
    Aktualitet

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    17.11.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    A do kalojë në gjykim? Pritet vendimi për Ballukun, ja kush janë 27 bashkëpunëtorët, manorva me 400 milion euro

    18.11.2026

    Norvegji: Sulm kibernetik ndaj Equinor, furnizuesit më të madh të gazit natyror në Evropë

    17.11.2026

    Greqia drejt kufizimeve të reja për duhanin?

    17.11.2026

    U ngrit nga Afrika, ”përbindëshi” i rërës që po zbraset mbi Shqipëri dhe Greqi

    17.11.2026

    Spiunonte tek rusët, arrestohet në Britani Oficer i lartë amerikan

    17.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.