Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    Aktualitet Nga InfoNews22.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    Një 50-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë franceze, pasi autoritetet zbuluan një sasi prej 114.6 kilogramësh kokainë të fshehur në kamionin që ai drejtonte.

    Reklamë

    Operacioni u zhvillua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit, në pikën e pagesës së autostradës në Arles të Francës.

    Kamioni, i cili kishte targa italiane, transportonte mallra ushqimore për një kompani të madhe tregtare. Gjatë kontrollit rutinë, doganierët vunë re elemente të dyshimta dhe vendosën të kryenin një kontroll më të imtësishëm të automjetit.

    Droga u zbulua e fshehur në një strukturë metalike të kamionit, e përdorur për stabilizimin e ngarkesës.

    Pas zbulimit të kokainës, shoferi shqiptar u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve kundër trafikut të narkotikëve në Marsejë.

    Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka mohuar përfshirjen në trafik droge, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se ajo mund të ishte vendosur në kamion nga persona të tjerë.

    Sipas raportimeve franceze, ai nuk kishte precedentë penalë dhe nuk rezultonte më parë i njohur për drejtësinë franceze.

    Shqiptari pritet të dalë më 24 nëntor përpara Gjykatës së Tarasconit, ku do të përballet me akuzat për mbajtje, transport dhe importim të lëndëve narkotike.

    Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e kokainës dhe personat që qëndrojnë pas organizimit të transportit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026
    Aktualitet

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026
    Aktualitet

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026
    Aktualitet

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Aktualitet

    Dënohet 64-vjeçari Marian Kola në Australi, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

    22.11.2026
    Aktualitet

    Iu mbyll dera dy herë! Çfarë ndodhi në Brazil me “bolin” Ervin Mata

    21.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026

    SPAK dërgon në gjyq Belinda Ballukun dhe 27 persona të lidhur me të

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.