Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    Aktualitet Nga InfoNews22.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    Parkimi në Tiranë po kthehet gjithnjë e më shumë në një luks, me çmime që kanë arritur nivele të pazakonta. Sigurimi i një garazhi privat në zonat më të kërkuara të kryeqytetit kërkon tashmë një investim që kalon edhe vlerën e një apartamenti në disa zona të tjera të qytetit.

    Reklamë

    Rasti më i fundit vjen nga zona e Bllokut, ku një garazh me sipërfaqe vetëm 15 metra katrorë është nxjerrë në shitje për 110 mijë euro. Me këtë çmim, një metër katror parkimi kushton rreth 7,300 euro, një vlerë që tejkalon edhe çmimet e shumë apartamenteve në kryeqytet.

    Por shtrenjtimi nuk kufizohet vetëm në zonën e Bllokut. Tregu i garazheve në Tiranë ka njohur një rritje të fortë gjatë viteve të fundit. Pesë apo gjashtë vite më parë, një garazh në Komunën e Parisit mund të blihej për 10-15 mijë euro, ndërsa në zonat qendrore çmimet arrinin në maksimumin 30-35 mijë euro.

    Sot, situata është krejt ndryshe. Në Komunën e Parisit, një garazh kushton të paktën 40 mijë euro, ndërsa çmimet mesatare luhaten nga 50 deri në 60 mijë euro, në varësi të pozicionit dhe karakteristikave të pronës. Në periferi, vendet e parkimit mund të gjenden duke nisur nga 20 mijë euro, por kryesisht bëhet fjalë për hapësira të hapura dhe jo garazhe të mbyllura.

    Edhe tregu i qirave ka reflektuar këtë tendencë. Në Komunën e Parisit, një vend parkimi jepet me qira për 12-20 mijë lekë në muaj, nga vetëm 4-5 mijë lekë që kushtonte disa vite më parë. Në Bllok, tarifa mujore kalon 20 mijë lekë.

    Një ndër faktorët që ka ndikuar në këtë shtrenjtim është edhe vendosja e tarifave për parkimin në rrugët publike. Pagesa prej 100 lekësh për orë ka shtuar presionin mbi kërkesën për hapësira private, duke ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të tyre.

    Megjithatë, presioni mbi tregun pritet të vijojë të shtohet. Numri i automjeteve në kryeqytet po rritet, ndërsa hapësirat e disponueshme për parkim po pakësohen, edhe për shkak të ndërtimeve të reja që zënë sipërfaqe të përdorura më parë për këtë qëllim.

    Në fund të tetorit 2026, në Tiranë rezultonin të regjistruara rreth 390 mijë automjete, afërsisht një e treta e totalit të mjeteve në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, disa hapësira publike parkimi janë mbyllur ose pritet të zëvendësohen nga projekte të reja ndërtimi.

    Në këto kushte, gjetja e një vendi për të parkuar makinën po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më e kushtueshme. Ajo që dikur konsiderohej një nevojë e zakonshme për çdo drejtues automjeti, sot po shndërrohet në një aset të shtrenjtë dhe në një tjetër barrë për buxhetin e familjeve shqiptare.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026
    Aktualitet

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Aktualitet

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026
    Aktualitet

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Aktualitet

    Dënohet 64-vjeçari Marian Kola në Australi, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

    22.11.2026
    Aktualitet

    Iu mbyll dera dy herë! Çfarë ndodhi në Brazil me “bolin” Ervin Mata

    21.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026

    SPAK dërgon në gjyq Belinda Ballukun dhe 27 persona të lidhur me të

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.