Shqiptari 61-vjeçar dënohet me burg në Australi, akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare
Dënohet 64-vjeçari Marian Kola në Australi, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur
Një 61-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Australi, pasi u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale të paligjshme me një vajzë 14-vjeçare në Adelaide.
Marian Kola u dënua nga Gjykata e Distriktit të Australisë së Jugut pasi pranoi fajësinë për një akuzë që lidhet me marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Ngjarja kishte ndodhur më 27 janar 2025. Sipas të dhënave të çështjes, vajza ishte larguar nga shtëpia pas një konflikti me nënën dhe kishte shkuar në qendër të Adelaide, ku takoi 61-vjeçarin.
Më pas, ajo shkoi në banesën e Kolës. Pas ngjarjes, vajza kontaktoi nënën e saj dhe pretendoi se ishte abuzuar seksualisht.
Kola u arrestua një ditë më pas. Gjatë marrjes në pyetje ai pretendoi se nuk e kishte kuptuar moshën e saktë të vajzës dhe se mendonte se ajo ishte më e madhe.
Gjykata shqyrtoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Gjykatësi Ian Press tha se, megjithëse nuk pranoi pretendimin e Kolës se ai besonte se vajza ishte të paktën 18 vjeç, ai pranoi se ekzistonte mundësia që ajo të mos i kishte treguar moshën 14-vjeçare.
Në përfundim, Kola u dënua me 3 vjet, 7 muaj e 22 ditë burg. Periudha minimale që duhet të vuajë para se të mund të kërkojë lirimin është 2 vjet e 1 muaj.
Gjykata urdhëroi gjithashtu që ai të mos kontaktojë dhe të mos afrohet pranë viktimës.

