Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Lehtësohen procedurat për pajisjen me titull pronësie

    Lehtësohen procedurat për pajisjen me titull pronësie

    Aktualitet Nga InfoNews16.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Lehtësohen procedurat për pajisjen me titull pronësie

    Qeveria ka miratuar ndryshime të reja në vendimin nr. 827, datë 30.09.2020, si dhe në VKM-në nr. 5, datë 11.01.2023, me qëllim përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave për pajisjen me dokument pronësie të ndërtimeve pa titull, trojeve funksionale dhe oborreve në përdorim.

    Reklamë

    Një nga risitë kryesore është kalimi nga trajtimi individual i aplikimeve në një proces të organizuar sipas blloqeve kadastrale. Përmes një planveprimi të miratuar nga Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), verifikimet në terren do të kryhen njëkohësisht për territore më të gjera, duke përfshirë një numër më të madh kërkesash.

    Sipas ndryshimeve të miratuara, kjo qasje synon të shkurtojë kohën e procedurave administrative dhe të mundësojë përfundimin e tyre brenda afateve të përcaktuara nga ligji nr. 20/2020.

    Përjashtim nga tarifat për procedurat e nisura nga ASHK-ja

    Lehtësime parashikohen edhe në aspektin financiar për qytetarët. Për objektet me funksion banimi, nuk do të aplikohet tarifa standarde e shërbimit kur procedura nis kryesisht nga ASHK-ja.

    Përjashtimi përfshin si ndërtimet pa leje që janë pjesë e procesit të legalizimit, për të cilat tarifa është 3 mijë lekë, ashtu edhe objektet pa titull pronësie, trojet funksionale dhe oborret në përdorim, për të cilat tarifa është 10 mijë lekë.

    Deri në 300 metra katrorë për trojet e ndërtimeve para vitit 1991

    Një tjetër element i rëndësishëm i ndryshimeve është saktësimi i sipërfaqes së parcelës që mund të kalojë në pronësi për ndërtimet e ngritura përpara vitit 1991. Sipërfaqja përcaktohet deri në 300 metra katrorë, në raport me nevojat reale të ndërtimit dhe parashikimet ligjore.

    Ky përcaktim synon të qartësojë marrëdhënien juridike mes truallit dhe ndërtesës, duke mundësuar regjistrimin e pasurive në regjistrin kadastral dhe përfshirjen e tyre në qarkullimin civil.

    Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që, kur procedura nis me iniciativën e ASHK-së, gjatë verifikimit në terren qytetarëve t’u vihet në dispozicion formulari i deklarimit të të dhënave për kalimin e pronësisë.

    Me këto ndërhyrje, synohet të lehtësohet pajisja me dokumentacion pronësie për qytetarët që posedojnë ndërtime pa titull, troje funksionale dhe oborre në përdorim, duke reduktuar kostot dhe kohën e pritjes për përfundimin e procedurave.

    Vendimet e reja hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026
    Aktualitet

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026
    Aktualitet

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Aktualitet

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026
    Aktualitet

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Aktualitet

    Dënohet 64-vjeçari Marian Kola në Australi, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

    22.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026

    SPAK dërgon në gjyq Belinda Ballukun dhe 27 persona të lidhur me të

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.