Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    Aktualitet Nga InfoNews12.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar
    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një udhëtim nga Kanadaja drejt Shqipërisë, që duhej të ishte një vizitë familjare për të ndarë lajmin e pritjes së fëmijës së parë, u kthye në një makth për Kristian dhe Adriana Gjonin.

    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    Reklamë

    Çifti me origjinë shqiptare, që jeton në Toronto, përfundoi në qendër të një hetimi për trafik narkotikësh, pasi në aeroportin e Rinasit autoritetet zbuluan 23,15 kilogramë kanabis në një valixhe që Kristiani këmbëngul se nuk ishte e tij.Rasti është bërë pjesë e një investigimi të televizionit kanadez CTV News, përmes emisionit W5, i cili ngre dyshime për një skemë të organizuar të ndërrimit të etiketave të bagazheve në aeroportin Pearson të Torontos.

    Ngjarja ndodhi gjatë verës, kur Kristian dhe Adriana udhëtuan me një nga fluturimet e para direkte të kompanisë Air Transat nga Toronto drejt Tiranës. Sapo mbërritën në aeroportin e Rinasit, një punonjës i doganës vuri re se njërit prej katër bagazheve të çiftit i mungonte etiketa identifikuese.

    Pas rreth dy orësh e gjysmë ndalimi, Kristiani u shoqërua drejt zonëssë bagazheve dhe iu kërkua të merrte një valixhe që kishte mbetur aty. Ai pretendoi se valixhja nuk ishte e tij, por autoritetet e hapën dhe brenda saj u zbuluan 23,15 kilogramë kanabis.

    Sipas raportimeve, policia shqiptare e vlerësoi sasinë e drogës në afro 400 mijë dollarë kanadezë. Kristiani tregon se autoritetet nisën menjëherë dokumentimin e ngjarjes, ndërsa ai u përball me akuzat për trafik narkotikësh.

    Ajo që e bën këtë çështje më të ndërlikuar është pretendimi se valixhja mund të jetë pjesë e një skeme të ndërrimit të etiketave. Sipas investigimit të Ë5, persona me akses në zonat e bagazheve dyshohet se heqin etiketat origjinale nga valixhet e udhëtarëve dhe i vendosin ato në bagazhe të tjera që përmbajnë drogë.

    Në këtë mënyrë, një valixhe me lëndë narkotike mund të transportohet me identitetin e një pasagjeri që nuk ka dijeni për përmbajtjen e saj. Ironikisht, Kristian dhe Adriana kishin ndjekur më herët një investigim të ngjashëm të televizionit kanadez dhe kishin zbatuar këshillat e qeverisë për të fotografuar bagazhet dhe etiketat përpara dorëzimit në aeroport. Por, sipas Kristianit, ky veprim u konsiderua i dyshimtë nga autoritetet shqiptare.

    Pas arrestimit, Kristiani kaloi katër ditë në izolim në një qeli pa dritare. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Adriana u dërgua në spital pasi shfaqi dhimbje të forta abdominale.

    Në atë kohë, çifti priste fëmijën e parë. Fillimisht, ekzaminimet nuk konfirmuan shtatzëninë, por analizat e mëvonshme të gjakut vërtetuan se Adriana ishte shtatzënë. Megjithatë, ajo kishte pësuar abort spontan.

    Dokumentet mjekësore nga spitalet në Shqipëri dhe Toronto, të shqyrtuara nga Ë5, konfirmojnë shtatzëninë dhe humbjen e saj. Kristiani beson se stresi i përjetuar gjatë ndalimit dhe gjithë ngjarjes ndikoi në humbjen e fëmijës.

    Një zhvillim i rëndësishëm në këtë çështje lidhet me verifikimet e Policisë Mbretërore Kanadeze (RCMP).

    Sipas dokumenteve të siguruara nga CTV Neës, autoritetet kanadeze kanë konfirmuar se çifti kishte dorëzuar për transport vetëm katër bagazhet e veta.

    Në një komunikim të muajit tetor, një oficer i RCMP-së i shkruante Kristianit se institucioni besonte se ai mund të kishte qenë viktimë e ndërrimit të etiketës së bagazhit.

    Kristiani u lirua nga burgu me kusht, pasi avokati i tij paraqiti prova që lidhen me investigimin mbi sigurinë e bagazheve në aeroportin Pearson.

    Ai është kthyer në Toronto, por duhet të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve shqiptare. Fillimisht detyrimi ishte një herë në muaj, ndërsa më pas u lehtësua në një paraqitje çdo katër muaj.

    Për mbrojtjen e tij është angazhuar avokati Ndue Pjetra, i cili ka paraqitur në gjykatë materiale lidhur me shqetësimet për sigurinë në aeroportet kanadeze.

    Edhe kompania ajrore Air Transat ka deklaruar se i merr seriozisht pretendimet për ndërhyrje në sistemin e bagazheve dhe se ka bashkëpunuar me autoritetet përkatëse. Procesi gjyqësor ndaj Kristian Gjonit pritet të nisë në fillim të vitit 2027

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026
    Aktualitet

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026
    Aktualitet

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Aktualitet

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026
    Aktualitet

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Aktualitet

    Dënohet 64-vjeçari Marian Kola në Australi, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

    22.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026

    SPAK dërgon në gjyq Belinda Ballukun dhe 27 persona të lidhur me të

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.