Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie me 15 milionë dollarë borxhe

    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie me 15 milionë dollarë borxhe

    Aktualitet Nga InfoNews12.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie 15 milionë dollarë borxhe
    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie 15 milionë dollarë borxhe
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vendburimi i naftës në Gorisht do të kalojë në duart e një kompanie pa eksperiencë në fushën e prodhimit të naftës dhe në vështirësi të theksuara financiare. Kapitali ka mësuar se kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, ka përzgjedhur Laredo Oil Inc si fituese në proçedurën për lidhjen e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin Gorisht Kocul.

    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie 15 milionë dollarë borxhe

    Reklamë

    Laredo Oil është një shoqëri amerikanë me bazë në Austin të Teksasit. Kjo kompani është themeluar në mars të vitit 2008, fillimisht si kompani minierash, por një vit më vonë ndryshoi emrin dhe aktivitetin e saj duke kaluar në sektorin e nxjerrjes së naftës.

    Megjithëse ekziston prej mbi 18 vitesh në treg, kompania nuk ka arritur ende të krijojë prodhim të qëndrueshëm nafte apo fitime, duke grumbulluar gjatë kësaj periudhe mbi 35.5 milionë dollarë humbje.

    Zero prodhim dhe 35.5 milionë dollarë humbje
    Ndryshe nga imazhi i një investitori strategjik me kapacitete të larta financiare dhe teknike që kërkon një vendburim nafte, dokumentet zyrtare të dorëzuara nga vetë Laredo Oil pranë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC) zbulojnë një realitet tjetër.

    Në raportin e fundit tremujor (për periudhën qershor–gusht 2026), kompania deklaron 0 dollarë të ardhura. Gjatë gjithë vitit të kaluar fiskal, të ardhurat e saj ishin vetëm pak më shumë se 3 mijë dollarë.

    Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të

    Të gjitha puset e naftës që kompania ka shpuar në shtetin e Montanës në SHBA kanë rezultuar ekonomikisht të pasuksesshme dhe aktualisht janë të mbyllura. Kompania ka braktisur mbi 90% të tokave të saj kërkimore në Amerikë.

    Vështirësi likuiditeti
    Më 31 gusht 2026, Laredo Oil kishte vetëm 147 mijë dollarë cash në bankë—një shumë që nuk mjafton as për dy javë shpenzime administrative, ndërkohë që kompania “djeg” mbi 270 mijë dollarë në muaj. Sipas bilancit të dorëzuar tek autoritetet amerikane, kompania ka vetëm 939 mijë dollarë asete totale. Por nga ana tjetër ajo mbart mbi 14.7 milionë dollarë detyrime, pjesa dërrmuese afatshkurtra, duke shënuar një deficit kapitali prej -13.8 milionë dollarësh.

    Të dhënat tregojnë se që nga themelimi i saj, kompania ka grumbulluar 35.5 milionë dollarë humbje totale. Kjo ka bërë që ajo të ketë vështirësi të theksuara likuiditeti.

    Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të

    Sipas dokumentave të dorëzuar në SEC, Laredo Oil është në gjendje mospagimi për disa kredi me vlerë mbi 1.67 milionë dollarë që po akumulojnë interesa ndëshkuese deri në 18% në vit. Gjithashtu, ajo ka humbur katër procese gjyqësore në SHBA ndaj kontraktorëve të naftës për fatura të papaguara me vlerë mbi 1 milion dollarë, ndërsa drejtuesve të saj (CEO dhe CFO) u detyrohet mbi 3.8 milionë dollarë paga të prapambetura.

    Paralajmërimi i audituesve dhe teknologjia e paprovuar
    Edhe vetë audituesit e pavarur të kompanisë në SHBA kanë vendosur në pasqyrat financiare paralajmërimin zyrtar “shqetësim”, duke deklaruar se ekzistojnë dyshime të konsiderueshme nëse Laredo Oil mund të mbijetojë në 12 muajt e ardhshëm. Për më tepër, kompania pranon zyrtarisht se nuk ka staf të dedikuar financiar dhe se kontrollet e saj të brendshme janë joefektive.

    Në vend të investimeve nga kapitali i vet, kompania mbijeton duke shitur vazhdimisht aksione të reja me çmime qesharake (0.40–0.50 dollarë) dhe duke marrë hua afatshkurtra me kushte grabitqare. Ndërkohë, teknologjia e saj e reklamuar për nxjerrjen e naftës përmes galerive nëntokësore (Underground Gravity Drainage – UGD), të cilën synon ta aplikojë në vendburimet e maturuara si Gorisht-Koculi, nuk ka gjeneruar ende asnjë fuçi nafte fitimprurëse në praktikë.

    Përballë kësaj situare, proçedura e Albpetrol për t’i besuar vendburimin e Gorishtit një kompanie, që nuk arrin të paguajë as faturat e puseve në vendin e vet, ngre pikëpyetje të forta mbi kriteret e kualifikimit të përdorura nga Albpetrol dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:

    1. Si u verifikua aftësia financiare dhe teknike e Laredo Oil, kur bilancet e saj publike tregojnë mungesë totale kapitali dhe zero prodhim?

    2. Kush garanton realizimin e investimeve në Gorisht-Kocul dhe mbrojtjen e mjedisit, kur kompania ka humbur gjyqet me kontraktorët e saj në SHBA për mospagim?

    3. A po përdoret pasuria naftëmbajtëse e Shqipërisë thjesht si aset në letër për të rritur vlerën e aksioneve të një kompanie në prag falimenti në bursën amerikane?

    Precedenti i hidhur: Si Gorisht-Koculi i kushtoi shtetit 40 milionë dollarë borxhe të papaguara
    Përzgjedhja e një kompanie me këto parametra ngjan si një përsëritje e skenarit të errët që Shqipëria ka paguar shtrenjtë pikërisht në këtë vendburim. Historia e koncesioneve në sektorin e naftës në Shqipëri tregon se dhënia e fushave ekzistuese kompanive pa kapital real dhe me bilance të rënduara ka prodhuar vetëm gropë financiare për buxhetin e shtetit.

    Rasti më flagrant është pikërisht Gorisht-Koculi (së bashku me Cakran-Mollajn dhe Ballsh-Hekalin), të cilat u dhanë me marrëveshje hidrokarbure në vitin 2007 te kompania Stream Oil & Gas (më pas e blerë nga TransAtlantic Petroleum). Në vend të investimeve premtuese, kompanitë koncesionare shfrytëzuan puset ekzistuese të ndërtuara nga shteti, morën naftën e gatshme dhe braktisën detyrimet.

    Kur shteti u detyrua të prishte kontratat në vitin 2017 për të rimarrë vendburimet, bilanci i lënë pas ishte katastrofik: rreth 40 milionë dollarë borxhe të papaguara ndaj Albpetrolit, administratës tatimore dhe palëve të treta (përfshirë mbi 20 milionë dollarë detyrime direkte vetëm ndaj Albpetrolit, si dhe miliona të tjera taksa, renta minerare, fatura energjie dhe paga të prapambetura punëtorësh)—para që shteti nuk arriti t’i arkëtonte kurrë plotësisht./Kapitali

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026
    Aktualitet

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026
    Aktualitet

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026
    Aktualitet

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026
    Aktualitet

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Aktualitet

    Dënohet 64-vjeçari Marian Kola në Australi, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

    22.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Xhensila Kallaku (Myrtezaj) dërgohet në gjyq për fshehje të të ardhurave

    22.11.2026

    Parkimi në Tiranë kthehet në luks, 15 metra katrorë garazh shitet për 110 mijë euro

    22.11.2026

    115 kilogramë kokainë në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë

    22.11.2026

    30 shqiptarë në burg në Britani brenda një muaji, mbi 126 vite dënime për drogë

    22.11.2026

    Tre shqiptarë në paraburgim në Mal të Zi, dyshohen për një seri vjedhjesh në Žabljak

    22.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026

    SPAK dërgon në gjyq Belinda Ballukun dhe 27 persona të lidhur me të

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.