Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

    15.12.2025

    Kreu i Sindikatës: Ja si detyrohen policët rrugor të vendosin gjoba…

    15.12.2025

    U shkelën rregullat, punëtori humb jetën në kantier! Arrestohet Avni Mekshi administratori i Al Great Shpk

    14.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Apeli i tërheq veshin dhe korrigjon SPAK-un: Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal

    Nga InfoNews03.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera, çoi në prishjen e vendimit të dënimit të tij më 12 nëntor.

    Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Klodian Braho, e gjetën të drejtë këtë vendimmarrje, por ankim ushtroi vetë i pandehuri Zarka, i cili këmbënguli në pafajësi.

    Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal – ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, Erjon Çela, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

    Sipas SPAK-ut, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

    Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

    Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj.

    Katër të pandehurit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në 8 çështje penale, përfshirë gjykimin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.

    Prokurorët Altin Dumani dhe Klodian Braho, të pyetur për koment përmes koordinatores për të drejtën e informimit në SPAK për vendimin e Apelit, nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

    Grup i Strukturuar Kriminal

    Në vendimin e arsyetuar të trupit gjykues të Apelit të Posaçëm, të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Dhimitër Lara e Saida Dollani, renditen argumentet përse prokurori Zarka ka vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

    Trupi gjykues i Apelit të Posaçëm vëren se Zarka është gjetur fajtor nga Shkalla e Parë për të pesë akuzat e ngritura nga prokurorët, për të cilat – në tre raste për bashkëpunim të thjeshtë si rrethanë rënduese.

    Sipas kolegjit të Apelit, në cilësimin e mënyrës së bashkëpunimit ka gabuar fillimisht prokurori, pas tij gjyqtari i seancës paraprake dhe në vijim edhe treshja gjykuese e themelit, duke e përcaktuar bashkëpunimin si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim të veçantë.

    Sipas kolegjit të Apelit të Posaçëm, nga aktet është e qartë se fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që bie mbi të pandehurin Zarka, në të gjitha akuzat ndaj tij, është ajo e kryerjes së veprave penale nga së paku tre persona, që kërkon kualifikimin si grup i strukturuar kriminal.

    Kolegji i Apelit të Posaçëm thekson se bashkëpunimi konstatohet në ndikimin e paligjshëm në rastin e zëvendësimit të masave të sigurimit ndaj të pandehurve për çështjen “Toyota Auris”; në rastin e mosfillimit të procedimit dhe të hetimit pasuror të kryer atëherë. Po ashtu, evidentohet se bashkëpunimi i posaçëm në këto vepra penale është kryer jo vetëm nga të bashkëpandehurit Aurel Zarka, Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

    “…Në të pestë faktet historike të vlerësuar si penale, mbi të cilat është gjendur fajtor i pandehuri z. A.Z., kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një apo më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji”, argumenton Apeli.

    Kolegji vlerëson se në të pestë rastet e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri Zarka kanë bashkëpunuar respektivisht jo më pak se 3 dhe 4 persona, duke përmbushur parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal, lidhur me grupin e strukturuar kriminal.

    Në këtë përcaktim të Kodit Penal parashikohet se “grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.

    Po ashtu, përcaktohet se “grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht dhe nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar”.

    Apeli vëren se provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se Zarka është marrë vesh me bashkëpunëtorët e tij për kryerjen e veprës penale pesë herë, se i ka kryer veprat penale për të realizuar përfitim material të shumave në euro dhe se bashkëpunimi është i paramenduar dhe i parallogaritur.

    Në vijim të analizës së legjislacionit dhe praktikave gjyqësore, Apeli arsyeton se gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori. Për të shmangur mundësinë e dënimit për një fakt tjetër nga ai që është objekt i gjykimit, për të cilin është përshtatur mbrojtja e Zarkës, si dhe për shkak se ankimi është kryer nga i pandehuri, është çmuar që të prishet vendimmarrja e Shkallës së Parë.

    Apeli Spak Aurel Zarka SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

    15.12.2025
    Aktualitet

    Kreu i Sindikatës: Ja si detyrohen policët rrugor të vendosin gjoba…

    15.12.2025
    Aktualitet

    U shkelën rregullat, punëtori humb jetën në kantier! Arrestohet Avni Mekshi administratori i Al Great Shpk

    14.12.2025
    Aktualitet

    Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

    14.12.2025
    Aktualitet

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

    14.12.2025
    Aktualitet

    Hija e D’Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian nën hetim nga prokuroria

    14.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

    15.12.2025

    Kreu i Sindikatës: Ja si detyrohen policët rrugor të vendosin gjoba…

    15.12.2025

    U shkelën rregullat, punëtori humb jetën në kantier! Arrestohet Avni Mekshi administratori i Al Great Shpk

    14.12.2025

    Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

    14.12.2025

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

    14.12.2025
    Më të lexuarat

    Ndryshuan ligje dhe Samir Mane i peshoi në para, ja kur pritet të kalojë për gjykim dosja Meta-Kryemdhi

    Nga InfoNews03.12.20250

    Apeli i Posaçëm ka shtyrë seancën e parashikuar për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës…

    EMRAT/ E pësojnë drejtorët e Bashkisë së Tiranës, përfituan fonde për punë fiktive

    09.12.2025

    Punime pa plan: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës izoloi komunitetet përreth

    09.12.2025

    SPAK trondit AKSHI-n, por tendert nuk ndalojnë! Merret OK për 7.7 milionë euro nga KPP!

    08.12.2025

    INVESTIGIMI/ “Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

    03.09.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.