702 milionë lekë për përmirësimin e banesave në 2027, cilat zona do të përfitojnë nga investimet?
Projektbuxheti 2027 parashikon investime për komunitetet në nevojë dhe rigjenerimin urban në 12 qarqet e vendit. Pjesa më e madhe e financimit do të shkojë për rehabilitimin e godinave ekzistuese.Lexo gjithashtu: Fund pritjes për transfertat bankare, Kosova nis pagesat në sekonda, me tarifa nga 0 deri në 30 centPërmirësimi i kushteve të jetesës dhe rehabilitimi i banesave do të jenë pjesë e investimeve publike të parashikuara për vitin 2027, me një fond të përgjithshëm prej rreth 702 milionë lekësh.
Sipas listës së investimeve që shoqëron projektbuxhetin, financimi do të shpërndahet në tri projekte kryesore, me fokus komunitetet e pafavorizuara dhe rigjenerimin urban të godinave të banimit.
102 milionë lekë për komunitetet në nevojëNjë nga projektet e reja, nën përgjegjësinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, synon përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara.Për vitin 2027 janë planifikuar rreth 102 milionë lekë, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit arrin në 702 milionë lekë.
Financimi do të shtrihet përgjatë tri viteve, me nga 300 milionë lekë të parashikuara për vitet 2028 dhe 2029.
Kjo do të thotë se vetëm 14.5% e fondit total pritet të financohet gjatë vitit të parë, ndërsa pjesa dërrmuese e investimit është planifikuar për dy vitet pasuese.600 milionë lekë për rigjenerimin urban në 12 qarqePjesa më e madhe e buxhetit të vitit 2027, rreth 600 milionë lekë, do të shkojë për fazën e katërt të programit të rigjenerimit urban të banesave, që zbatohet përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Financimi ndahet në dy projekte, secili me nga 300 milionë lekë për vitin 2027.Projekti i parë përfshin qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Dibër, ndërsa projekti i dytë mbulon Elbasanin, Korçën, Beratin, Vlorën, Fierin dhe Gjirokastrën.Vlera e përbashkët e të dy projekteve, për të gjithë periudhën e financimit, arrin në 2 miliardë lekë.50% më shumë fonde krahasuar me planin e vitit 2026Financimi vjetor për dy projektet e rigjenerimit urban rritet me 200 milionë lekë, ose 50%, krahasuar me planin e vitit 2026.
Sipas parashikimeve buxhetore, investimet do të vijojnë edhe në vitet pasuese, me 600 milionë lekë në vitin 2028 dhe 400 milionë lekë në vitin 2029.
Programet synojnë përmirësimin e kushteve të banimit, rehabilitimin e ndërtesave dhe rritjen e cilësisë së jetesës në zonat urbane.Megjithatë, ndikimi konkret i investimeve do të varet nga përzgjedhja e godinave, numri i familjeve përfituese dhe realizimi i projekteve sipas afateve të planifikuara.

