Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Raport i KLSH/ IKMT
    Raport i KLSH/ IKMT
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një raport auditimi mbi veprimtarinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për periudhën 2020–2024 nxjerr në pah një sërë problematikash serioze në administrimin e fondeve publike, prokurimet, punësimet dhe mbi të gjitha në luftën kundër ndërtimeve të paligjshme.

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Reklamë

    Shifrat janë tronditëse: mbi 10 miliardë lekë të regjistruara në llogarinë e debitorëve të ndryshëm, dhjetëra procedura prokurimi me shkelje, qindra largime dhe emërime punonjësish, si dhe vendime prishjeje që kanë mbetur pa dokumentim të ekzekutimit.

    10 miliardë lekë detyrime, gjoba të mbartura prej vitesh

    Një nga gjetjet më të rëndësishme lidhet me llogarinë e debitorëve të ndryshëm, e cila rezulton në vlerën 10 miliardë e 64 milionë lekë.

    Nga kjo shumë, rreth 8.53 miliardë lekë janë detyrime që burojnë nga gjoba të vendosura ndaj subjekteve dhe bashkive, që datojnë që prej vitit 2008. Një tjetër shumë prej 1.51 miliardë lekësh lidhet me gjoba të vendosura nga Policia e Ndërtimit.

    Problematika nuk ndalet këtu. Në një tjetër llogari, detyrimet e personelit, paradhëniet dhe gjobat arrijnë në rreth 5.8 milionë lekë, pa pasur arkëtime. Nga 71 debitorë të krijuar ndër vite, vetëm dy kanë shlyer plotësisht detyrimet, në një vlerë totale prej vetëm 20,698 lekësh.

    Auditimi konstaton gjithashtu se për katër raste të punëve të pakryera në kontrata të vitit 2006, në vlerën 18.3 milionë lekë, nuk janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për arkëtimin e shumave, duke bërë që të kalojnë afatet ligjore për kërkimin e tyre.

    Tenderët: 13 procedura me kritere të ekzagjeruara

    Probleme serioze janë konstatuar edhe në prokurimet publike.

    Gjatë periudhës 2020–2024, IKMT zhvilloi 46 procedura prokurimi me vlerë të vogël. Nga 22 procedurat e audituara, në 13 prej tyre u konstatuan kritere dhe specifikime teknike të ekzagjeruara, të paargumentuara teknikisht ose jo në përpjesëtim me natyrën e kontratës.

    Në po 13 procedura, komisioni ka kualifikuar dhe shpallur fitues operatorë ekonomikë që nuk plotësonin të gjitha kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

    Një tjetër problem i konstatuar në të 22 procedurat e audituara ishte mungesa e deklaratave për konfliktin e interesave nga anëtarët e komisionit të prokurimit.

    901 emërime dhe 494 largime nga puna

    Auditimi ka evidentuar një qarkullim të jashtëzakonshëm të punonjësve në institucion.

    Në periudhën 2020–2024 janë regjistruar 901 emërime të reja dhe 494 largime nga puna. Nga këto të fundit, 241 kanë qenë dorëheqje vullnetare, ndërsa 253 largime për arsye disiplinore apo administrative.

    Por gjetja më shqetësuese lidhet me kriteret e punësimit. Sipas auditimit, nga 21% deri në 34% e stafit me profil inspektor rezulton të jetë rekrutuar pa përmbushur kriterin e arsimit të kërkuar për pozicionin.

    Edhe transferimet e punonjësve, që variojnë nga 18% deri në 30%, janë kryer pa marrë parasysh në mënyrë të përshtatshme kriterin e arsimimit.

    Për më tepër, në institucion janë konstatuar 249 masa disiplinore, ndërsa auditimi evidenton mungesë transparence në procedurat disiplinore dhe mungesë të një komisioni apelimi.

    Vendimet për prishje mbeten në letër, ndërsa ndërtimet informale shtohen

    Një tjetër gjetje me rëndësi të veçantë lidhet drejtpërdrejt me misionin kryesor të IKMT-së: mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

    Auditimi konstaton se për një sërë objektesh të shpallura si ndërtime të kundërligjshme, vendimet për prishje nuk janë ekzekutuar nga strukturat përgjegjëse të IKMT-së, pavarësisht se aktet administrative ishin në fuqi.

    Raporti evidenton se kjo situatë ka ndikuar në rritjen e ndërtimeve informale, të cilat më pas kalojnë në procese legalizimi dhe mund të përfshihen në skema përfitimi të parcelave ndërtimore në pronësi publike, veçanërisht në zona me potencial të lartë turistik.

    Në 7 raste të audituara, vendimet e prishjes nuk shoqëroheshin me procesverbale të ekzekutimit dhe prova fotografike që të vërtetonin se prishjet ishin kryer realisht.

    Në 6 raste të tjera, pas përfundimit të afateve të pezullimit të punimeve, nuk ishin kryer kontrolle të mëvonshme për të verifikuar gjendjen në terren.

    Auditimi evidenton gjithashtu se IKMT nuk është angazhuar në mënyrë të nevojshme për verifikimin e sinjalizimeve të institucioneve të tjera lidhur me ndërtime të paligjshme në zona bregdetare, zona të mbrojtura dhe zona të trashëgimisë kulturore.

    39 raste të humbjes së blloqeve të procesverbaleve

    Një tjetër problematikë lidhet me administrimin e dokumentacionit të inspektimeve.

    Në fund të vitit 2024, inspektorët kishin në ngarkim 78 blloqe procesverbalesh për konstatimin e kundërvajtjeve. Ndërkohë, përgjatë periudhës së audituar janë evidentuar 39 raste të deklarimit të humbjes së këtyre blloqeve.

    Bëhet fjalë për dokumente që pasqyrojnë veprimtarinë e inspektorëve dhe që kanë rëndësi si prova administrative dhe ligjore. Humbja e tyre, sipas auditimit, shkakton edhe humbjen e gjurmës së auditimit.

    IKMT pa sistem elektronik për inspektimet e territorit

    Raporti evidenton se Drejtoria e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit nuk kishte nisur ende përdorimin e portalit unik të inspektimit “e-inspektimi”, ndonëse strukturat e tjera të IKMT-së, për mjedisin, ujërat dhe pyjet, e përdornin këtë sistem.

    Po ashtu, auditimi ka konstatuar mangësi në dokumentimin e inspektimeve, mungesë koordinatash gjeografike, dokumentacion fotografik të paplotë dhe raste kur vendimet administrative janë marrë pa verifikim të dokumentacionit teknik të ndërtimit.

    Një institucion me probleme në disa hallka

    Gjetjet e auditimit ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është administruar IKMT gjatë periudhës së shqyrtuar. Problemet prekin financat, prokurimet, rekrutimet, administrimin e dokumentacionit dhe zbatimin e vendimeve për ndërtimet e paligjshme.

    Auditimi i kërkon institucionit të marrë masa për arkëtimin e detyrimeve, rregullimin e procedurave të prokurimit, standardizimin e rekrutimeve dhe forcimin e kontrolleve në terren.

    Por pyetja kryesore mbetet: si mund të garantohet mbrojtja e territorit kur vetë institucioni përgjegjës për këtë mision rezulton me kaq shumë mangësi në funksionimin e tij?

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026
    Aktualitet

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026
    Aktualitet

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026
    Aktualitet

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Më të lexuarat

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.20260

    Një raport auditimi mbi veprimtarinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për periudhën…

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026

    Ku i çoi Sotiraq Filo paratë e investimeve për Korçën? KLSH: Mungojnë 61%…Bashkia e mbytur në borxhe

    11.11.2026

    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.