Tritol në derën e banesës në Xhamllik, shpërthimi rreth orës 03:00, dëme materiale.
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.
Lënda plasëse e dyshuar ishte vendosur në derën e jashtme të banesës së 47-vjeçares Anjeza Matja, në rrugën “Sadik Petrela”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 dhe, fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Pronarja e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i ngjarjes. Ajo jetonte në banesë së bashku me dy fëmijët e saj.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.

