Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Dosja e SPAK për Sara Milen
    Dosja e SPAK për Sara Milen
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

    Reklamë

    Arsyeja e paraqitjes së saj në SPAK lidhet me një hetim të Prokurorisë Elbasan për abuzimin me pagesat e ndihmës ekonomike në Peqin, hetim i cili ka hedhur dritë qartësisht se si u blenë votat e familjeve në vështirësi gjatë zgjedhjeve, në favor të Partisë Socialiste në pushtet.

    Prokuroria e Posaçme po verifikon pretendimet për një ndërhyrje të mundshme të Sara Miles në zgjerimin e listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votave në favor të PS-së.

    Konkretisht, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet që përfitonin ndihmë ekonomike. Sipas Prokurorisë së Elbasanit “nga 110 familje, gjatë kësaj periudhe, numri i përfituesve arriti në 320”.

    SPAK po heton dyshimet se janë bërë favorizime dhe dhënie e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, me qëllim që ata të votonin për Partinë Socialiste.

    Deri më tani nuk ka të dhëna nëse ndaj deputetes Sara Mila ekziston ndonjë akuzë konkrete.

    Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka akuzuar vazhdimisht deputeten socialiste të qarkut të Elbasanit se e ka siguruar mandatin përmes mbështetjes nga krimi i organizuar.

    Boldnews.al zbardhi dosjen e plotë më 5 korrik të këtij viti ku ka hedhur dritë edhe mbi bisedat:
    “Jemi në fushatë, rrit numrin e përfituesve”

    Alken Çerma është Administrator i Njësisë Administrative Gjocaj, në Peqin, prej vitit 2023. Ai e prezanton veten si një person jo shumë të aftë me teknologjinë dhe deklaron se ka ngarkuar përgjegjësin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë Peqin, Gerald Sinani, që ta ndihmojë për të plotësuar formularët on-line të aplikimeve për ndihmë ekonomike.

    Në Prill të vitit 2025, një banor i njësisë Gjocaj kallëzon në Prokurorinë e Elbasanit se ka mësuar që është regjistruar si përfitues i ndihmës ekonomike, megjithëse jeton prej vitesh në Greqi dhe nuk ka bërë asnjëherë aplikim për diçka të tillë.

    Nga veprimet paraprake hetimore, grupi hetimor konstatoi devijanca të theksuara në listën e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, sipas dosjes së lexuar nga “Boldnews.al”.

    U konstatua se, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet që përfitonin ndihmë ekonomike.

    Prokuroria e Elbasanit thotë se “nga 110 familje, gjatë kësaj periudhe, numri i përfituesve arriti në 320”.

    Administrator Alken Çerma, personi përgjegjës për këto veprime, pranoi paraprakisht se ka pasur disa parregullsi dhe kjo vinte edhe nga fakti që ai, si individ, nuk ishte shumë familjar me përdorimin e sistemit informatik të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore. Paraprakisht, ai la të kuptohej se mund të kishte ndërhyrje të paautorizuara edhe nga drejtuesi i sektorit IT në Bashkinë Peqin.

    Për këto anomali, Çerma pranoi se kishte pasur tërheqje vëmendje nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, pas një kontrolli të kryer diku nga fundi i vitit 2024.

    “Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, Etleva Mezini, më kërkoi që të ulja numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike, pasi ishte rritur shumë”, tha Alken Çerma para grupit hetimor.

    Por, ajo që tregoi më tej, zbulon të gjithë historinë që qëndronte pas asaj “anomalie”, me rritjen e numrit të përfituesve.

    “Megjithatë, në mars 2025, drejtoresha Mezini më ka kërkuar verbalisht që të rris numrin e pëfituesve, pasi kishte filluar fushata elektorale”, thotë administrator Çerma në prokurori.

    Ja ku vijmë tek momenti kryesor i hetimit. Duket se gjithçka është kryer për fushatë elektorale.

    “Votën ta dhamë”

    “Boldnews.al” meson se, në kuadër të hetimit, Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar telefonin e administratorit të njësisë Gjoçaj, Alken Çerma, si edhe disa zyrtarëve të tjerë lokalë në Peqin. Të dhënat e përftuara nga komunikimet forcojnë dyshimet se rritja e numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike është kryer vetëm në funksion të fushatës elektorale.

    Në qershor të vitit 2025, kur zgjedhjet kishin përfunduar, një banor i zonës i ankohet administratorit se nuk e kishte marrë pagesën në rregull.

    “Nuk më ka kaluar ndihma ekonomike për qershorin, as asistenca. Unë ju respektova, votën jua dhashë”, i shkruan B.Gj, administratorit Çerma.

    Më herët, një banore tjetër e zonës, B. K. i ankohet administratorit se institucionet po kryhen diferencime mes qytetarëve që përfitojnë ndihmën ekonomike.

    Sipas saj, po përfitojnë asistencë nga Shteti persona që jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe nuk janë në vështirësi financiare, ndërkohë që të tjerë që e meritojnë janë të përjashtuar nga kjo e drejtë.

    Në përfundim të një komunikimi në janar 2025, shtetasja B.K, i thotë Administratorit të Njësisë Gjoçaj: “Saimiri ishte mbrëmë nga unë. Zoti e bekoftë me fitore. Të zura edhe ty në gojë dhe të lavdërova”.

    Në foto: Pjesë nga hetimi i Prokurorisë së Elbasanit
    Në dosjen e Prokurorisë nuk jepen më shumë detaje për shtetasin “Saimir”, por nga të dhënat indirekte besohet se bëhet fjalë për Saimir Hasalla, kandidat për deputet në atë kohë dhe aktualisht ligjvënës i Partisë Socialiste, i dalë në zonën e Peqinit.

    Në dosje përmendet gjithashtu ndërhyrja e drejtoreshës së Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit, Etleva Mezini, për përfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike të një vajze nga Peqini, studente në Tiranë.

    Kërkesat e familjes së saj për të qenë pjesë e listës përfituese ishin refuzuar më parë, me argumentin se nuk plotësonte kriteret.

    Por, në mars 2025, drejtoresha angazhon vartësin e saj, Ardit Çanaku, për të komunikuar me administratorin e njësisë Gjoçaj, Alken Çerma, që ta shtonte vajzën e re në listën e përfituesve.Administratori nuk ishte në punë ato ditë dhe prokuroria dyshon se Çanaku ka urdhëruar përgjegjësin e Teknologjisë së Informacionit, Gerald Sinani, që të përdorte kredencialet e Administratorit në sistemin elektronik për të kryer regjistrimin.

    Në vijim, hetimet e Prokurorisë së Elbasanit zbuluan se pjesë e skemës së dyshuar janë edhe disa punonjës të tjerë të Sigurimeve Shoqërore në qytet.

    Përsa është konstatuar deri në këtë fazë të hetimit, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” për Alken Çerma, Ardit Çanaku, Nazmi Beqiri, Gerald Sinani, Ligjërie Kotorri dhe Matilda Kalleshi.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026
    Aktualitet

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026
    Aktualitet

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026
    Aktualitet

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT, Afrim Qendro

    12.11.2026

    Armë dhe drogë! Zbardhet skeda kriminale e Luka Beqiraj që u vra në Spanjë

    12.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Më të lexuarat

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.20260

    Një raport auditimi mbi veprimtarinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për periudhën…

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026

    Ku i çoi Sotiraq Filo paratë e investimeve për Korçën? KLSH: Mungojnë 61%…Bashkia e mbytur në borxhe

    11.11.2026

    KLSH e kapi me shkelje por Andrea Shllaku do të menaxhojë 30 milionë Euro në vit

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.