Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Corriere della Sera: 17 milionë euro pasuri në Dubai, ish-Miss Shqipëria dhe bosët shqiptarë të kokainës

    14.11.2026

    Greqi/ Kodi i ri i trafikut: Gjobë prej 30 eurosh për këmbësorin

    14.11.2026

    Rusia: Legalizimi i qarkullimit të makinave të vjedhura?

    14.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon! Rekord bulmeti

    Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon! Rekord bulmeti

    Aktualitet Nga InfoNews13.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti
    Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46% më shumë në Prishtinë, 34% më shumë në Shkup, 25% më shumë në Podgoricë, 22% më shumë në Sarajevë dhe 17% më shumë në Beograd.

    Diferencat në çmimet e ushqimeve mes kryeqytetit shqiptar dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme, sidomos për produktet e konsumit të përditshëm, nga qumështi e vezët te djathi, mishi dhe frutat.

    Reklamë

    Sipas një krahasimi të bërë nga “Monitor”, bazuar në të dhënat e platformës ndërkombëtare Numbeo për çmimet në markete, një shportë me 15 produkte bazë kushton 54.6 euro në Tiranë, nga 46.9 euro në Beograd, 44.6 euro në Sarajevë, 43.8 euro në Podgoricë, 40.7 euro në Shkup dhe 37.3 euro në Prishtinë.

    Diferencat janë edhe më të mëdha për produkte të veçanta. Vezët kushtojnë në Tiranë pothuajse dyfishin e çmimit të Prishtinës.

    Një paketim me 12 kokrra shitet mesatarisht 3.24 euro në kryeqytetin shqiptar, nga vetëm 1.61 euro në Prishtinë dhe 2.2 euro në Shkup.

    Qumështi është një tjetër produkt ku diferencat janë të forta. Një litër kushton mesatarisht 1.97 euro në Tiranë, kundrejt 1.05 eurove në Sarajevë, 1.12 eurove në Shkup, 1.13 eurove në Prishtinë, 1.16 eurove në Podgoricë dhe 1.27 eurove në Beograd.

    Në krahasim me Sarajevën, qumështi është gati 88% më i shtrenjtë në Tiranë.

    Edhe djathi vendas ka çmime dukshëm më të larta. Një kilogram kushton mesatarisht 11.4 euro në Tiranë, nga rreth 7 euro në Prishtinë dhe Shkup, 7.7 euro në Podgoricë, 9.2 euro në Sarajevë dhe 10.2 euro në Beograd.

    Diferenca të konsiderueshme shfaqen edhe te mishi. Një kilogram fileto pule kushton 8.2 euro në Tiranë, nga rreth 6 euro në Beograd dhe Prishtinë. Mishi i viçit shitet mesatarisht me 15.2 euro për kilogram, ndërsa në Podgoricë dhe Prishtinë kushton rreth 11 euro.

    Ndër produktet me diferencat më të larta janë edhe disa fruta e perime. Bananet kushtojnë 2.2 euro për kilogram në Tiranë, rreth 75% më shumë se në Shkup. Për sallatën jeshile, diferenca me Shkupin është edhe më e madhe, ndërsa te qepët Tirana është 75% më e shtrenjtë se Beogradi.

    Megjithatë, jo të gjitha produktet janë më të shtrenjta në Shqipëri. Domatet kushtojnë më shumë në Beograd dhe Podgoricë, ndërsa orizi është pak më i shtrenjtë në Beograd.

    Të dhënat e Numbeo bazohen në çmime të raportuara nga përdoruesit dhe krahasojnë kryeqytetet, jo mesataret kombëtare. Shporta ilustruese përmban nga një njësi të secilit prej 15 produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike, pa përfshirë pijet alkoolike dhe duhanin.

    Edhe Eurostat konfirmon çmimet e larta të ushqimeve në Shqipëri

    Diferencat e evidentuara nga Numbeo përputhen me panoramën e përgjithshme që japin statistikat europiane.

    Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për ushqimet, duke kaluar për herë të parë edhe mesataren e Bashkimit Europian.

    Indeksi i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 102.9% të mesatares së BE-së në vitin 2025, nga 99.6% në vitin 2024 dhe rreth 85% në vitin 2022. Në Serbi, niveli ishte 96.6% i mesatares europiane, në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë 84.6%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vetëm 74.3%.

    Me fjalë të tjera, një shportë ushqimore që në Bashkimin Europian kushton mesatarisht 100 euro, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vetëm 74 euro.

    Diferenca bëhet edhe më e dukshme te produktet e bulmetit. Sipas Eurostat, në vitin 2025 çmimet e qumështit, produkteve të tjera të bulmetit dhe vezëve në Shqipëri ishin 35.6% mbi mesataren e Bashkimit Europian, duke qenë ndër kategoritë me çmimet më të larta në raport me tregun europian.

    Ndërkohë, Shqipëria ka të ardhura për frymë sa 43% e mesatares së BE-së dhe konsum individual për frymë sa 48% e saj. Pra, konsumatorët shqiptarë përballen me çmime ushqimore të krahasueshme, madje më të larta se mesatarja europiane, ndërsa fuqia e tyre blerëse mbetet shumë më e ulët.

    Ushqimet zënë rreth 40% të shpenzimeve të familjeve shqiptare, ndaj çmimet e larta të produkteve bazë rëndojnë drejtpërdrejt në buxhetet familjare.

    Forcimi i vazhdueshëm i Lekut ndaj Euros gjatë viteve të fundit ka ulur koston në monedhën vendase të mallrave të importuara, por ky përfitim nuk është reflektuar në të njëjtën masë në çmimet e shitjes për konsumatorët.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Corriere della Sera: 17 milionë euro pasuri në Dubai, ish-Miss Shqipëria dhe bosët shqiptarë të kokainës

    14.11.2026
    Aktualitet

    Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja

    14.11.2026
    Aktualitet

    Nxirren me lopata milionat që ish-ministri i Orbanit i kishte fshehur në pyjet e Hungarisë

    14.11.2026
    Aktualitet

    Dy aksidente, tre viktima dhe pesë të plagosur

    14.11.2026
    Aktualitet

    Tritol në derën e banesës në Xhamllik, shpërthimi rreth orës 03:00, dëme materiale

    14.11.2026
    Aktualitet

    “Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

    13.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Corriere della Sera: 17 milionë euro pasuri në Dubai, ish-Miss Shqipëria dhe bosët shqiptarë të kokainës

    14.11.2026

    Greqi/ Kodi i ri i trafikut: Gjobë prej 30 eurosh për këmbësorin

    14.11.2026

    Rusia: Legalizimi i qarkullimit të makinave të vjedhura?

    14.11.2026

    Turqia: Ja si i mbush arkën me 8 miliardë në vit

    14.11.2026

    E dini si ndryshon sistemi AWD nga sistemi 4WD?

    14.11.2026
    Më të lexuarat

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.20260

    Një raport auditimi mbi veprimtarinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për periudhën…

    Nxirren me lopata milionat që ish-ministri i Orbanit i kishte fshehur në pyjet e Hungarisë

    14.11.2026

    Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon! Rekord bulmeti

    13.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.