Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Corriere della Sera: 17 milionë euro pasuri në Dubai, ish-Miss Shqipëria dhe bosët shqiptarë të kokainës

    14.11.2026

    Greqi/ Kodi i ri i trafikut: Gjobë prej 30 eurosh për këmbësorin

    14.11.2026

    Rusia: Legalizimi i qarkullimit të makinave të vjedhura?

    14.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dy aksidente, tre viktima dhe pesë të plagosur

    Dy aksidente, tre viktima dhe pesë të plagosur

    Aktualitet Nga InfoNews14.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dy aksidente të rënda rrugore janë regjistruar gjatë ditës së sotme në akset rrugore Thumanë–Fushë-Krujë dhe në Rrugën e Arbrit, duke shkaktuar tre viktima dhe pesë persona të plagosur.

    Ngjarja e parë është shënuar në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, në afërsi të Luzit, ku një 65-vjeçar nga Mirdita, i identifikuar si Paulin Filopati, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet tip “Mercedes”.

    Reklamë

    Sipas informacioneve paraprake, Filopati ishte duke kaluar rrugën në momentin kur është goditur nga automjeti, i cili drejtohej nga Floxhen Bardhi. Përplasja ka qenë fatale për 65-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është përfshirë në përplasjen fatale.

    Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Shkallës së Tujanit, në Rrugën e Arbrit, në Dibër. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dy viktima dhe pesë persona të plagosur.

    Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën Bledian Osmani, 42 vjeç, drejtuesi i njërit prej automjeteve, si dhe Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tjetër.

    Pesë personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Të dyja ngjarjet kanë tronditur zonat ku kanë ndodhur, ndërsa aksidentet rikthejnë vëmendjen te siguria rrugore dhe pasojat tragjike të përplasjeve në akset e vendit.

    Rrethanat dhe shkaqet e plota të të dy aksidenteve pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve përkatëse.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Corriere della Sera: 17 milionë euro pasuri në Dubai, ish-Miss Shqipëria dhe bosët shqiptarë të kokainës

    14.11.2026
    Aktualitet

    Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja

    14.11.2026
    Aktualitet

    Nxirren me lopata milionat që ish-ministri i Orbanit i kishte fshehur në pyjet e Hungarisë

    14.11.2026
    Aktualitet

    Tritol në derën e banesës në Xhamllik, shpërthimi rreth orës 03:00, dëme materiale

    14.11.2026
    Aktualitet

    “Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

    13.11.2026
    Aktualitet

    Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon! Rekord bulmeti

    13.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Corriere della Sera: 17 milionë euro pasuri në Dubai, ish-Miss Shqipëria dhe bosët shqiptarë të kokainës

    14.11.2026

    Greqi/ Kodi i ri i trafikut: Gjobë prej 30 eurosh për këmbësorin

    14.11.2026

    Rusia: Legalizimi i qarkullimit të makinave të vjedhura?

    14.11.2026

    Turqia: Ja si i mbush arkën me 8 miliardë në vit

    14.11.2026

    E dini si ndryshon sistemi AWD nga sistemi 4WD?

    14.11.2026
    Më të lexuarat

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    Aktualitet Nga InfoNews11.11.20260

    Një raport auditimi mbi veprimtarinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për periudhën…

    Nxirren me lopata milionat që ish-ministri i Orbanit i kishte fshehur në pyjet e Hungarisë

    14.11.2026

    Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon! Rekord bulmeti

    13.11.2026

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.