Viza e punës në Shqipëri kthehet në skemë mashtrimi, plasin arrestimet në Pakistan
Arrestohet një person për mashtrim me vizë pune shqiptare
Islamabad, 23 nëntor 2026 – Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, pasi pretendohet se i kishte marrë një qytetari 1.15 milionë rupi me premtimin për t’i siguruar djalit të tij një punë dhe vizë pune për Shqipërinë.
Sipas medias pakistaneze The News, i arrestuari është identifikuar si Anwar Hussain. Autoritetet e Agjencisë Federale të Hetimit (FIA) dyshojnë se ai ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të mashtruar viktimën.
Pas marrjes së parave, të dyshuarit nuk siguruan dokumentet e premtuara të udhëtimit dhe as nuk i kthyen shumën qytetarit. Pas denoncimit të viktimës, FIA nisi hetimet dhe regjistroi një çështje penale ndaj Hussain dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Autoritetet pakistaneze po vazhdojnë hetimet për të zbuluar rolin e personave të tjerë të përfshirë në skemë dhe për të bërë arrestimet e tyre.
Burimi: The News, Pakistan

