Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    25.11.2026

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    25.11.2026

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    Aktualitet Nga InfoNews25.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    Vrasja e 52-vjeçarit në Glyfada, publikohen pamjet e arratisjes së autorëve

    Reklamë

    Policia greke ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e 52-vjeçarit Nikos Gavanozis, i njohur me pseudonimin “Papagalli”, i cili u ekzekutua më 11 tetor jashtë banesës së tij në zonën e Glyfadës, në Greqi.

    Jannë publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë momentet kur dy autorët largohen nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë me fuqi të lartë.

    Sipas hetimeve, atentati ndodhi në orën 00:47, kur autorët qëlluan dhjetë herë ndaj 52-vjeçarit. Përmes analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, policia arriti të rindërtojë itinerarin e tyre pas vrasjes.

    Vetëm 30 minuta pas atentatit, në orën 01:17, dy personat mbërritën në banesën e një bashkëpunëtori të dyshuar në Keratea, ku dyshohet se kishin planifikuar të fshihnin motoçikletën e përdorur në krim.

    Lëvizjet e tyre u filmuan në disa akse rrugore, përfshirë bulevardin Markopoulo-Sounio dhe rrugën që lidh Keratean me zonën e Kakia Thalassa-s.

    I dyshuari kryesor është një shqiptar nga Saranda

    Sipas autoriteteve greke, drejtuesi i motoçikletës është identifikuar si 48-vjeçari nga Saranda, Eduart Qendrothanasi, i njohur edhe me emrin Stamatis Qendrothanasi. Ai dyshohet se ka qenë personi që drejtonte motoçikletën gjatë atentatit dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

    Identiteti i personit të dytë që ndodhej në motoçikletë nuk është bërë ende zyrtarisht i ditur, ndërsa dyshohet se edhe ai është shtetas shqiptar.

    Në lidhje me ngjarjen, policia greke ka arrestuar në zonën e Agrinios një 48-vjeçar grek, pronar i banesës në Keratea. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët pas vrasjes, duke u ofruar mundësinë të fshihnin motoçikletën dhe të largoheshin pa lënë gjurmë.

    Megjithatë, përmes avokatit të tij, i arrestuari ka mohuar çdo përfshirje në krim. Ai pretendon se në momentin e vrasjes nuk ndodhej as në Glyfada dhe as në banesën e tij në Keratea, por në shtëpinë e një miku në zonën e Kolonos.

    Hetimet e policisë greke vijojnë për të dokumentuar plotësisht përfshirjen e personave të dyshuar dhe për të zbuluar identitetin e personit të dytë që mori pjesë në atentat.

    Sipas mediave, Qendrothanasi rezulton një emër i njohur për autoritetet greke për precedentë të shumtë kriminalë. Ai ishte shpallur më herët në kërkim për një grabitje me armë në vitin 2013 në Mesenia, ku nga një pikë e shërbimit postar ELTA u vodhën 130 mijë euro.

    Në vitin 2025, ai rezulton të jetë dënuar me 9 vite e 3 muaj burg për tre grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Dosja e tij përfshin edhe akuza të tjera për pjesëmarrje në grup kriminal, gjobëvënie, vjedhje, plagosje të rëndë, kërcënime dhe falsifikim.

    Mediat greke shkruajnë gjithashtu për lidhjet e tij të mëparshme me persona të njohur të botës së krimit në Greqi, mes tyre Vasilis Grivas, i njohur si “Bill”, dhe Manoli Karagiani, me nofkën “Karafla”, të dy të ekzekutuar në vitet e fundit.

    Sipas hetimeve të Njësisë së Vrasjeve, dy autorët lëviznin me një motoçikletë kur iu afruan 52-vjeçarit, i cili po udhëtonte drejt klubit të natës ku punonte si roje sigurie. Ata hapën zjarr ndaj tij, duke bërë që të humbiste kontrollin e motoçikletës dhe të rrëzohej në rrugë. Pasi viktima ra përtokë, autorët e qëlluan për vdekje.

    Një rol vendimtar në identifikimin e tyre ka luajtur analiza e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, jo vetëm në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë itinerarit të ndjekur para dhe pas atentatit. Pas vrasjes, dy autorët u drejtuan drejt zonës së Kerateas, ku braktisën motoçikletën në oborrin e një banese të izoluar. Aty i priste 48-vjeçari grek, i cili dyshohet se i transportoi me një automjet ngjyrë argjendi drejt banesave të punëtorëve në Karea, për të shmangur përdorimin e mëtejshëm të motorit të atentatit.

    Gjatë marrjes në pyetje, greku pranoi se kishte ndihmuar dy personat, por pretendoi se nuk e dinte se ata ishin përfshirë në një vrasje. Ai deklaroi se kishte menduar se motoçikleta ishte e vjedhur dhe se autorët i kishin kërkuar ta çmontonte. Hetimet zbuluan se ai kishte hequr pjesë të motorit, ndërsa një prej helmetave ia kishte dorëzuar një personi të tretë, identitetin e të cilit pretendon se nuk e di. Një nga pistat kryesore që po shqyrtojnë hetuesit lidhet me konfliktet që viktima dyshohet se kishte krijuar për shkak të aktivitetit të tij në tregtinë e drogës në periferitë jugore të Athinës.

    Kush ishte Nikos Gavanozi, “Papagalli”?

    Viktima ishte një person me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe i njohur për autoritetet greke. Ai ishte arrestuar në vitin 2015 si pjesë e një prej grupeve kriminale që shantazhonin pronarët e bizneseve dhe u kërkonin para në këmbim të të ashtuquajturës “mbrojtje”.

    Emri i tij ishte përmendur edhe në disa episode të dhunshme mes tifozëve të organizuar të Panathinaikos. Në shtator 2021, ai u arrestua pas të shtënave me armë jashtë një shoqate tifozësh në zonën e Aleksandrasit, ku mbeti i plagosur një person.

    Në korrik 2024, Gavanozi u arrestua sërish për përfshirjen e dyshuar në përplasjet e dhunshme jashtë stadiumit “Alexandras”, ku dy persona u plagosën me armë zjarri. Ndërkohë, hetuesit po vijojnë punën për identifikimin e personit të dytë që dyshohet se mori pjesë në atentat dhe për zbardhjen e plotë të motivit të ekzekutimit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026
    Aktualitet

    Ky është Arilen Ndoci, bashkë me Mirgen Dokun grabitën rezidencën e Princit William dhe Kate

    25.11.2026
    Aktualitet

    Polakë, çekë e spanjollë…si po rekruton mafia shqiptare europianë në trafikun e kokainës

    25.11.2026
    Aktualitet

    Mafia Shqiptare në radarët e ushtrisë ekuadoriane, arrestohen dy shtetas çekë

    25.11.2026
    Aktualitet

    Pjesë e mafias shqiptare, kapet në Ekuador një 48-vjeçar polak

    25.11.2026
    Aktualitet

    Kompania ZICO sh.a e Trifon Muratajt ndalet në kufi, AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili

    25.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    25.11.2026

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    25.11.2026

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026

    Ky është Arilen Ndoci, bashkë me Mirgen Dokun grabitën rezidencën e Princit William dhe Kate

    25.11.2026

    Polakë, çekë e spanjollë…si po rekruton mafia shqiptare europianë në trafikun e kokainës

    25.11.2026
    Më të lexuarat

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.20260

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.