Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    24.11.2026

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    23.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    Shkon në dy numri i viktimave nga atentati i ndodhur mëngjesin e 23 nëntorit në Fier, ku u ekzekutua me armë zjarri Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami”. Ka ndërruar jetë edhe 47-vjeçari Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit.

    Reklamë

    Jakup Hasani u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe kujdesit intensiv në repartin e reanimacionit, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Më herët ishte raportuar se 47-vjeçari kishte marrë disa plumba në trup dhe gjendja e tij ishte kritike.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, në lagjen “1 Maji” të Fierit. Sipas të dhënave paraprake të policisë, autorët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Selami Hasanit dhe Jakup Hasanit, duke lënë të vdekur në vend Selami Hasanin dhe të plagosur rëndë nipin e tij.

    Pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Në kuadër të operacionit për identifikimin dhe kapjen e tyre, policia ka gjetur automjete të dyshuara se janë përdorur në krim. Një automjet tip “Volvo”, me ngjyrë të bardhë, është gjetur i djegur pranë rrethrrotullimit të Pojanit, në aksin Fier–Vlorë. Në të janë gjetur edhe dy armë, të cilat tashmë janë marrë në cilësinë e provës materiale.

    Policia dyshon se automjeti është përdorur nga autorët për t’u larguar pas atentatit dhe më pas është djegur me qëllim të humbjes së gjurmëve. Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave që morën pjesë në sulm, ndërsa po verifikohen edhe automjete dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e itinerarit të autorëve.

    Në fokus të hetimit është edhe e kaluara e Selami Hasanit. Sipas raportimeve mediatike, ai ishte dënuar me 25 vite burg për një ngjarje të rëndë kriminale të vitit 2002 në Fier, ku humbën jetën Julian Isufi dhe Esat Taze. Hasani ishte liruar nga burgu në vitin 2022, pasi kishte vuajtur dënimin.

    Pikërisht kjo e kaluar kriminale është një nga elementet që po verifikohen nga grupi hetimor, ndërsa në media është raportuar për mundësinë e një konflikti të vjetër apo hakmarrjeje. Megjithatë, deri në këto momente, motivi i atentatit nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet dhe hetimet vijojnë për të përcaktuar se kush e organizoi dhe ekzekutoi sulmin.

    Me vdekjen e Jakup Hasanit, atentati i Fierit regjistron tashmë dy viktima. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa po punohet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe motivin e saj.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    24.11.2026
    Aktualitet

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    23.11.2026
    Aktualitet

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    23.11.2026
    Aktualitet

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026
    Aktualitet

    Del nga burgu hakeri shqiptar Arion Kurtaj që gjunjëzoi GTA VI, gjykata: Mos e bëj më…

    23.11.2026
    Aktualitet

    Si u rrëzua rrjeti shqiptar i kokainës në Manchester! 5 muaj hetime, policët blenë drogë

    23.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    24.11.2026

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    23.11.2026

    Ndryshojnë rregullat, SIGURIMI i makinave pritet të shtrenjtohet deri në dyfish…

    23.11.2026

    KLSH: U konstatuan shkelje! Të merren masa për Zhaneta Beqirin

    23.11.2026
    Më të lexuarat

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    Aktualitet Nga InfoNews19.11.20260

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet…

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Farka e pushtuar nga përbindëshat e betonit, Alarmi i KLSH: Diga e liqenit u dëmtua nga kamionët dhe betonjeret

    19.11.2026

    Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

    19.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.