Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Doli me shkop të mbronte partinë që e punësoi, ja kush është i arrestuari Miklovan Arapi

    20.11.2026

    Al Global Oil e Friden Kuqit, fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar Fierin

    20.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    Aktualitet Nga InfoNews20.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit.

    SPAK hap çështje pas kallëzimit për bizneset e familjes së Spiropalit, përplasje mes deputetes dhe kreut të Tatimeve

    Reklamë

    Një kallëzim penal, i shoqëruar edhe me dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, është depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundër familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila së fundmi është përjashtuar nga forumet e Partisë Socialiste.

    Burime pranë SPAK bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit, si dhe familjarë të tij, ndërsa çështja lidhet me aktivitetin e bizneseve që ata zotërojnë apo janë të lidhur me ta.

    Sipas të njëjtave burime, kallëzimi ka kaluar filtrin paraprak të Prokurorisë së Posaçme dhe është regjistruar një çështje penale për vepra penale që lidhen me faktet e referuara. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për përmbajtjen e dosjes dhe as nëse është duke verifikuar ndonjë rol të drejtpërdrejtë të Elisa Spiropalit.

    Çështja merr një tjetër dimension pas përplasjes publike mes deputetes socialiste dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

    Spiropali ka deklaruar publikisht se ndaj saj dhe familjarëve të saj është ushtruar presion përmes kontrolleve tatimore. Ajo ka akuzuar drejtues të Administratës Tatimore dhe ka pretenduar se pas kontrolleve në bizneset e familjes së saj qëndrojnë motive politike.

    Në deklaratat e saj publike, Spiropali ka përmendur edhe drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, duke e akuzuar atë se është pjesë e një skeme presioni ndaj saj dhe familjes së saj. Ajo ka pretenduar gjithashtu se pas këtyre veprimeve qëndron ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

    Binaj i përgjigjet Spiropalit: “Nuk e kam takuar personalisht Ballukun”

    Pas akuzave të Spiropalit, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, reagoi publikisht duke mohuar se ka pasur kontakte personale me Belinda Ballukun, përveç takimeve zyrtare të lidhura me detyrën.

    Binaj deklaroi se që prej marrjes së detyrës, në shtator 2024, nuk e ka takuar personalisht Ballukun dhe se akuzat e Spiropalit përbëjnë, sipas tij, një sulm mediatik.

    Ai e ktheu akuzën ndaj deputetes dhe bashkëshortit të saj, duke pretenduar se Administrata Tatimore është vendosur nën presion të paligjshëm për shkak të kontrolleve të ushtruara në biznese të lidhura me familjen e Spiropalit.

    Sipas Binajt, kontrollet janë kryer në kuadër të planeve të Administratës Tatimore dhe analizave të riskut, ndërsa mes subjekteve të kontrolluara kanë qenë edhe biznese që lidhen me familjen e deputetes.

    Kreu i Tatimeve pretendon se nga kontrollet janë evidentuar dyshime të arsyeshme për evazion tatimor në përmasa të mëdha dhe se materialet përkatëse po referohen pranë organeve ligjzbatuese.

    Binaj deklaroi gjithashtu se pas kontrolleve, inspektorë tatimorë dhe familjarët e tyre janë kërcënuar, duke thënë se për këto pretendime ekzistojnë fakte dhe denoncime të depozituara pranë organeve ligjzbatuese.

    Ai i kërkoi Spiropalit të mos e përmendë më emrin e tij dhe e paralajmëroi se presioni dhe intimidimi i administratës publike përbëjnë shkelje të rënda etike dhe ligjore.

    Përplasja mes dy palëve vjen në një moment kur një kallëzim penal ndaj familjarëve të Spiropalit tashmë raportohet se ka kaluar filtrin paraprak të SPAK dhe është regjistruar si çështje penale.

    Nëse këto pretendime do të provohen apo jo, mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi dhe organet kompetente. Për momentin, fakt i konfirmuar është se në SPAK ndodhet një dosje që lidhet me bizneset e familjarëve të Salarjon Totajt, ndërsa pretendimet për evazion, presion apo ndërhyrje të paligjshme mbeten objekt verifikimi.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Doli me shkop të mbronte partinë që e punësoi, ja kush është i arrestuari Miklovan Arapi

    20.11.2026
    Aktualitet

    Al Global Oil e Friden Kuqit, fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar Fierin

    20.11.2026
    Aktualitet

    Skandali i parave të pensionistëve në Durrës, Mataj kërkon lirinë

    20.11.2026
    Aktualitet

    Belgjikë: Tre shqiptarë të arrestuar, zbulohen plantacione me mbi 1,500 bimë kanabisi

    20.11.2026
    Aktualitet

    Ushqimet bëhen luks në Shqipëri, çmimet rriten 5 herë më shumë se në BE

    20.11.2026
    Aktualitet

    SPAK e kërkon se vodhi milionat e shqiptarëve! Ermal Beqiri nga burgu i Francës kërkon heqjen e fotove nga InfoNews, ankesë në Google

    19.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Doli me shkop të mbronte partinë që e punësoi, ja kush është i arrestuari Miklovan Arapi

    20.11.2026

    Al Global Oil e Friden Kuqit, fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar Fierin

    20.11.2026

    Skandali i parave të pensionistëve në Durrës, Mataj kërkon lirinë

    20.11.2026

    Belgjikë: Tre shqiptarë të arrestuar, zbulohen plantacione me mbi 1,500 bimë kanabisi

    20.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    19.11.2026

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.