Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    25.11.2026

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    25.11.2026

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Bota»Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    Bota Nga InfoNews25.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    Një skemë e gjerë mashtrimi me kompensimet për akomodimin e punonjësve të shtetit është zbuluar në Greqi, ku dy grupe kriminale dyshohet se kanë përfituar miliona euro duke falsifikuar qëndrimet e personelit ushtarak dhe zyrtarëve publikë.

    Reklamë

    Sipas hetimeve të Shërbimit të Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë, anëtarët e dy grupeve, të cilat vepronin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kishin marrë me qira më shumë se 173 prona në zona të ndryshme të vendit përmes kompanive të krijuara posaçërisht për këtë skemë.

    Pronat përdoroheshin si akomodime fiktive për të lëshuar fatura që u shërbenin punonjësve të shtetit për të përfituar kompensime për netët që pretendohej se kishin kaluar jashtë vendbanimit për arsye pune.

    Shkalla e mashtrimit ishte e tillë sa disa prej pronave nuk kishin as energji elektrike dhe as ujë. Në një rast konkret, faturat tregonin se 23 persona kishin qëndruar njëkohësisht në një apartament prej vetëm 44 metrash katrorë.

    Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar 1,309 punonjës policie, ushtarakë dhe nëpunës të tjerë publikë që dyshohet se kanë përdorur këto fatura për të përfituar para nga shteti grek. Dëmi i përgjithshëm financiar vlerësohet në të paktën 12,674,600 euro.

    21 të arrestuar, mes tyre policë dhe ushtarakë
    Operacioni policor u zhvillua të martën, më 24 nëntor, në Atikë, Janinë dhe Mitilini. Në pranga përfunduan 17 anëtarë të dy grupeve kriminale, përfshirë dy drejtuesit e tyre, një oficer policie, një ushtar dhe një oficer të autoriteteve portuale.

    Gjithashtu, u arrestuan edhe tre oficerë policie dhe një punonjës i Marinës, duke e çuar në 21 numrin e përgjithshëm të të arrestuarve.

    Në dosjen hetimore përfshihen edhe 16 persona të tjerë, të dyshuar si pjesëtarë të grupeve.

    Anëtarët e organizatave kriminale akuzohen për pjesëmarrje në grup kriminal dhe mashtrim në bashkëpunim ndaj shtetit, ndërsa 1,309 punonjësit publikë të identifikuar përballen me akuza për mashtrim.

    Si funksiononte skema?
    Hetimet nisën pas denoncimeve se disa efektivë policie, të transferuar nga shërbimet rajonale drejt Athinës dhe Selanikut, dorëzonin fatura hotelesh për qëndrime që në të vërtetë nuk i kishin kryer.

    Përmes kompanive të krijuara prej tyre, anëtarët e grupeve merrnin me qira ose nënqira prona në rajone të ndryshme të Greqisë dhe i paraqisnin ato si struktura akomodimi.

    Punonjësit publikë paguanin një shumë të paracaktuar për të siguruar fatura, të cilat pasqyronin shuma të përshtatura me kufirin maksimal të kompensimit që shteti ofronte për çdo natë qëndrimi, në varësi të zonës dhe periudhës së udhëtimit.

    Në disa raste, edhe kur punonjësit kishin qëndruar realisht në një akomodim, faturat e lëshuara pasqyronin vlera shumë më të larta se pagesat që kishin kryer.

    Sipas autoriteteve greke (ELAS), vetëm kompanitë e grupit të parë kishin marrë me qira ose nënqira mbi 173 banesa. Dëmi financiar që ky grup dyshohet se i ka shkaktuar shtetit arrin në 2.84 milionë euro, ndërsa grupi i dytë dyshohet se ka shkaktuar një dëm prej 9.52 milionë eurosh.

    Hetimi zbuloi gjithashtu se një pjesë e faturave ishin lëshuar nga nëntë kompani në pronësi të shtetasve të huaj, të cilët dyshohet se përdoreshin si persona të ndërmjetëm për të fshehur aktivitetin e paligjshëm. Në këtë skemë përfshiheshin edhe dy kompani të tjera me seli të përbashkët në zonën e Selanikut.

    Humbjet e shkaktuara nga këto subjekte vlerësohen përkatësisht në të paktën 225 mijë euro dhe 89,600 euro.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mafia Shqiptare në radarët e ushtrisë ekuadoriane, arrestohen dy shtetas çekë

    25.11.2026
    Bota

    GJERMANI/ Ngrijnë Mercedes dhe BMW, mbi 23 mijë punonjës ndalojnë punën

    23.11.2026
    Bota

    Danimarka ndalon telefonat inteligjent në shkolla

    23.11.2026
    Bota

    Elon Musk: Tesla Model Y i ri nuk do të ketë timon

    23.11.2026
    Bota

    Ujqërit rishfaqen pas një shekulli në Peloponez

    23.11.2026
    Bota

    Financial Times: Vuçic drejt akuzës penale, udhtroi presione për projektet me Kushner

    23.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    25.11.2026

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    25.11.2026

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026

    Ky është Arilen Ndoci, bashkë me Mirgen Dokun grabitën rezidencën e Princit William dhe Kate

    25.11.2026

    Polakë, çekë e spanjollë…si po rekruton mafia shqiptare europianë në trafikun e kokainës

    25.11.2026
    Më të lexuarat

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.20260

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj…

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.