Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    25.11.2026

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    25.11.2026

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kompania ZICO sh.a e Trifon Muratajt ndalet në kufi, AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili

    Kompania ZICO sh.a e Trifon Muratajt ndalet në kufi, AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili

    Aktualitet Nga InfoNews25.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka refuzuar tre ngarkesa me produkte ushqimore në pikat kufitare gjatë muajit nëntor 2026, duke bllokuar në total 54 ton mish pule të importuar nga Brazili dhe duke kthyer drejt Kosovës një tjetër ngarkesë me 25 ton produkte gruri.

    Kompania ZICO sh.a e Trifon Muratajt ndalet në kufi, AKU bllokon 54 ton mish pule nga Brazili

    Reklamë

    Në fokus të kontrolleve të AKU-së kanë qenë dy ngarkesa me mish pule, të importuara nga kompania ZICO sh.a., të cilat janë ndaluar në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, shkak për bllokimin është bërë mospërputhja e të dhënave në certifikatat shoqëruese me informacionin e regjistruar në sistem.

    Bëhet fjalë për 54 ton mish pule me origjinë nga Republika Federative e Brazilit, të cilat nuk do të lejohen të hyjnë në tregun shqiptar, por do të rikthehen në vendin e origjinës.

    ZICO sh.a. është një kompani e njohur në tregtinë me shumicë të bananeve, që tregtohen nën markën “Bana King”, si dhe në sektorin e produkteve ushqimore. Kompania është në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, emri i të cilit është përmendur në raportimet mediatike për zbulimin e sasive të kokainës në kontejnerë me banane të porositura nga kompania e tij në Portin e Durrësit gjatë viteve 2021–2024.

    Ndërkohë, një tjetër ngarkesë është refuzuar në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë. Kësaj here bëhet fjalë për subjektin “Mirela Bërdufi”, të cilit i janë kthyer drejt Kosovës 7 ton miell gruri të tipit 400 dhe 500, si dhe 18 ton produkt “Hime gruri”.

    Sipas AKU-së, në këtë rast janë konstatuar probleme të shumta me dokumentacionin dhe etiketimin e produkteve. Në pjesën më të madhe të ngarkesës me miell nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, ndërsa niveli i proteinave i deklaruar në ambalazh nuk përputhej me atë të dokumenteve shoqëruese.

    Gjithashtu, produktet nuk kishin numër LOT dhe mungonte fleta e analizës për aflatoksinën, një element i rëndësishëm për kontrollin e sigurisë ushqimore. Edhe për produktin “Hime gruri” u konstatua mungesa e numrit LOT në etiketa, duke pamundësuar lidhjen e produktit me dokumentacionin shoqërues.

    Në bilancin e publikuar për muajin nëntor, AKU bën me dije se në pikat kufitare janë kontrolluar gjithsej 5,277 ngarkesa, nga të cilat 1,276 me origjinë shtazore, 2,834 me origjinë joshtazore dhe 1,167 me produkte të mbrojtjes së bimëve dhe inpute bujqësore.

    Gjatë kësaj periudhe janë marrë gjithashtu 167 mostra, analizat e të cilave, sipas autoritetit, nuk kanë evidentuar raste jokonforme deri në momentin e publikimit të njoftimit.

    Megjithatë, tre ngarkesat e refuzuara ngrenë sërish pikëpyetje mbi kontrollin e dokumentacionit dhe sigurinë e produkteve ushqimore që synojnë të hyjnë në tregun shqiptar.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    25.11.2026
    Aktualitet

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026
    Aktualitet

    Ky është Arilen Ndoci, bashkë me Mirgen Dokun grabitën rezidencën e Princit William dhe Kate

    25.11.2026
    Aktualitet

    Polakë, çekë e spanjollë…si po rekruton mafia shqiptare europianë në trafikun e kokainës

    25.11.2026
    Aktualitet

    Mafia Shqiptare në radarët e ushtrisë ekuadoriane, arrestohen dy shtetas çekë

    25.11.2026
    Aktualitet

    Pjesë e mafias shqiptare, kapet në Ekuador një 48-vjeçar polak

    25.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Njëri dyshohet se ishte Eduart Qendrothanasi, publikohen pamjet kur autorët e vrasjes së ”Papagallit” largohen me motorr

    25.11.2026

    Policë, ushtarakë dhe zyrtarë! Greqia tronditet nga skandali, 21 të arrestuar

    25.11.2026

    AKZM: Do mbjellim pyjet me dron! 700 mijë kapsula në Dajt, Lurë dhe Hotovë

    25.11.2026

    Ky është Arilen Ndoci, bashkë me Mirgen Dokun grabitën rezidencën e Princit William dhe Kate

    25.11.2026

    Polakë, çekë e spanjollë…si po rekruton mafia shqiptare europianë në trafikun e kokainës

    25.11.2026
    Më të lexuarat

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.20260

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj…

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.