Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga guroret te ndotja! KLSH zbulon skandalet për Fabrikën e Çimentos Fushë Krujë, institucionet inekzistente!

    15.11.2026

    19 MIJË TONË MBETJE TË RREZIKSHME! KLSH zbulon shifrat alarmante në Elbasan dhe Krujë

    15.11.2026

    E cilit ministër është kjo rezidencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?

    15.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Milionat e Call Centerave sjellin përplasje! David Prendi kundër tropojanve Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj

    Milionat e Call Centerave sjellin përplasje! David Prendi kundër tropojanve Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj

    Aktualitet Nga InfoNews15.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Milionat e Call Centerave sjellin përplasje! David Prendi kundër tropojanve Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj

    Në prill të këtij viti, SPAK urdhëroi arrestimin e 28-vjeçarit David Prendi, pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të “Call Center-ave”. David Prendi është i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

    Reklamë

    Arrestimi i tij lidhej me hetimet për call centerin e zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower”, ku dyshohet se kryheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online. David Prendi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.

    (Peronazhet kyç të skemës së mashtrimit me pasoja të rënda dyshohet se janë dy; Agim Preka dhe zonja Naze Prekaj, të cilët pas goditjes nga SPAK ku operacioni u dekospirua, kanë nisur të hapin celula të tjera call centerash nëpër Tiranë, në emrin e ushtarëve të besuar dhe në vende të kamufluara si biznese formale në dukje të rregullt). Ndërkaq, sipas burimeve, mes David Prendit dhe Agim Prekajt ka pasur mosmarrëveshje dhe përplasje, çka mund të sjellë thyerjen e Prendit përballë SPAK, duke u kthyer në i penduar i mundshëm.

    Prendi pretendon se nuk ka fituar në raport me pritshmëritë nga aktiviteti kriminal, se po bën burg për Agim Prekajn, se ky i fundit është përfituesi më i madh, se vetë është viktimë e skemës së mashtrimit, se Prekaj e ka braktisur pas arrestimit etj. Nisur nga ky zhgënjim dhe për të shkurtuar vitet e burgut, David Prendi mund të kyhehet në i penduar i SPAK, duke rrëfyer skemën kriminale, funksionimin, emrat e përfshirë, rolin e tyre, sidomos rolin e policisë së Ilir Prodës si mburojë e aktivitetit kriminal dhe të dy prokurorëve në Prokurorinë e Tiranës, pagesat që kanë marrë etj.

    Armanildo Saliasi i shpëtoi arrestimit

    Emra kyç të rrjetit të madh kriminal të call centerave, i cili vepron nga skurat deri tek kullat në Tiranë, duke zhvatur qytetarët evropianë përmes investimeve të rreme dhe platformave mashtruese, i kanë shpëtuar arrestimit nga SPAK-u. Armanildo Saliasi dyshohet se është një nga derivatet e tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të shpallur në kërkim nga SPAK-u muaj më parë si bosët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë.

    Armanildo Saliasi nga Skrapari rezulton se ka qenë administrator i një prej call centerave të vëllezërve Prekaj në Tiranë, kamufluar me kompaninë Balkanspro shpk. Në mars të vitit 2022, një nga vëllezërit nga Tropoja, Alfred Prekaj i ka shitur Amarildo Saliasit kompaninë e call centerave Balkanspro, me zyra në Rrugën Jordan Misja, Kompleksi

    Ka dyshime për shitje fiktive të kompanisë në kuadër të lëvizjeve të tre vëllezërve për të humbur gjurmët e aktivitetit kriminal të zhvatjes përmes mashtrimit me pasoja të rënda. Saliasi dyshohet si derivat i grupit të Agim Prekajt, ku bëjnë pjesë edhe të arrestuarit nga SPAK Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi. Teksa Saliasi i shpëtoi goditjes nga SPAK, ndryshe ishte fati David Prendit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga guroret te ndotja! KLSH zbulon skandalet për Fabrikën e Çimentos Fushë Krujë, institucionet inekzistente!

    15.11.2026
    Aktualitet

    19 MIJË TONË MBETJE TË RREZIKSHME! KLSH zbulon shifrat alarmante në Elbasan dhe Krujë

    15.11.2026
    Aktualitet

    E cilit ministër është kjo rezidencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?

    15.11.2026
    Aktualitet

    Gllabëron miliona, KLSH zbulon skandalin: Inceneratori i Elbasanit jashtë funksionit

    15.11.2026
    Aktualitet

    KLSH ngre alarmin për Elbasanin: Po mbytet nga ndotja

    15.11.2026
    Aktualitet

    Kruja jashtë kontrollit për tre vite, institucionet nuk inspektuan përdorimin e ujërave

    15.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga guroret te ndotja! KLSH zbulon skandalet për Fabrikën e Çimentos Fushë Krujë, institucionet inekzistente!

    15.11.2026

    19 MIJË TONË MBETJE TË RREZIKSHME! KLSH zbulon shifrat alarmante në Elbasan dhe Krujë

    15.11.2026

    E cilit ministër është kjo rezidencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?

    15.11.2026

    Milionat e Call Centerave sjellin përplasje! David Prendi kundër tropojanve Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj

    15.11.2026

    Gllabëron miliona, KLSH zbulon skandalin: Inceneratori i Elbasanit jashtë funksionit

    15.11.2026
    Më të lexuarat

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    Aktualitet Nga InfoNews15.11.20260

    1.5 MILION TONË MBETJE INDUSTRIALE NË ELBASAN KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të…

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Gllabëron miliona, KLSH zbulon skandalin: Inceneratori i Elbasanit jashtë funksionit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026

    Nxirren me lopata milionat që ish-ministri i Orbanit i kishte fshehur në pyjet e Hungarisë

    14.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.