E cilit ministër është kjo rezidencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?
uzë Liqeni të Banjës, një nga atraksionet më të njohura turistike në Gramsh, ndodhet kjo rezidencë, një investim qindra mijëra euro. E nisur fillimisht për vilë, rezidenca ka një sipërfaqe rreth 500 m2. Disa sinjalizime dhe evidenca sugjerojnë se pronari real i pasurisë në fjalë është një ministër aktual i qeverisë së Edi Ramës, i lakuar për afera me tenderat publikë, pronat shtetërore, skema korrupsioni dhe pastrim parash.
Pasuria figuron në emrin e një biznesmeni nga Elbasani, i cili operon si prestanome i ministrit, për mbulimin e pasurive produkt të aferave korruptive, pastrimit të parave dhe interesave të paligjshme. Biznesmeni pranë ish partisë së Ilir Metës, me dosje për skema mashtrimi, evazion fiskal, ndërtime pa leje etj., dyshohet se kamuflon në emrin e dy kompanive të tij një pasuri me vlerë mbi 5 milionë euro të ministrit.
Skema është e zakonshme. Ministri ka diktuar, manipuluar dhe paracaktuar miliona euro tendera për klientin e tij biznesmen, duke përfituar 20-30 % të fondit limit. Një pjesë të parave të skemës së korrupsionit janë pastruar duke u investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e kompanive të biznesmenit, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë. Një nga pasuritë, produkt i kësaj skeme, dyshohet se është edhe kjo pasuri buzë Liqenit të Banjës.
Për këtë njësi ndërtimore ka pasur një leje për një sipërfërfaqe 70 m2. Nga 70 m2 që parashikonte leja, biznesmeni dhe ministri, kanë ndërtuar pa leje një rezidencë me sipërfaqe 500 m2 me para të dyshimta. Për veprën penale të ndërtimit pa leje, ka dy dosje penale në Prokurorinë e Elbasanit, të cilat janë bllokuar dhe pluhurosur përmes ndikimit të paligjshëm dhe korruptimit. Vijon…/Shkrimi i marre nga Prapaskena

