19 MIJË TONË MBETJE TË RREZIKSHME! KLSH zbulon shifrat alarmante në Elbasan dhe Krujë
9. 64 MIJË TONË MBETJE, 19 MIJË TONË TË RREZIKSHME
KLSH: 19 mijë tonë mbetje të rrezikshme u transferuan në Elbasan dhe Krujë në tre vite
Të dhënat e raportit tregojnë një tjetër dimension të problemit mjedisor.
Gjatë viteve 2023–2025, në Elbasan dhe Krujë janë miratuar transferime të 64,005 tonë mbetje, prej të cilave 19,031 tonë ishin mbetje të rrezikshme dhe 44,974 tonë mbetje të parrezikshme. raporti elb kruje.pdf
Pjesa më e madhe i përket Elbasanit.
Në totalin trevjeçar, Elbasani ka 62,508 tonë mbetje të transferuara, prej të cilave 17,590 tonë të rrezikshme. Kruja ka 1,497 tonë në total, prej të cilave 1,441 tonë të rrezikshme.
Vetëm në vitin 2023, për subjektet në Elbasan dhe Krujë u transferuan 12,009 tonë mbetje, prej të cilave 10,046 tonë të rrezikshme. Në 2024 totali ishte 33,298 tonë, ndërsa në 2025 ishte 17,688 tonë.
KLSH ngre ndërkohë shqetësime për dokumentimin dhe menaxhimin e mbetjeve që gjenerohen nga proceset teknologjike në zonat industriale. Sipas auditimit, dokumentimi i gjenerimit të mbetjeve që kanë nevojë për transferim, riciklim ose asgjësim ka pasur mangësi dhe ka krijuar situata të rrezikshme mjedisore.
Raporti konstaton gjithashtu se 16 subjekte që gjenerojnë mbetje të rrezikshme nuk ishin planifikuar dhe nuk ishin inspektuar, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e sistemit të kontrollit.

