ELBASAN — NDOTJA E AJRIT KALON LIMITET E BE-SË
KLSH ngre alarmin për Elbasanin: Po mbytet nga ndotja
KLSH: PM10 në Elbasan 71.42 µg/m³ në 2025, mbi 31 njësi mbi normën e BE-së
Të dhënat e monitorimit të ajrit në Elbasan nxjerrin një tjetër problem serioz.
Sipas raportit, treguesi vjetor i PM10 në vitin 2025 arriti në 71.42 µg/m³, ndërkohë që norma e referuar e BE-së është 40 µg/m³. Pra, tejkalimi rezulton 31.42 µg/m³ mbi normën.
Edhe në vitin 2023 kishte tejkalim: niveli i matur ishte 47.85 µg/m³, ose 7.85 µg/m³ mbi normën. raporti elb kruje.pdf
Raporti evidenton gjithashtu problematika me NO₂. Për vitin 2025, KLSH e konsideron treguesin shqetësues dhe raporton tejkalim ndaj normës së referuar.
Një tjetër element shqetësues është PM2.5. Raporti thotë se matjet në Elbasan janë kryer vetëm për vitin 2024 dhe se ka pasur një tejkalim prej 5.15 µg/m³ ndaj normës së lejuar të BE-së.
KLSH konstaton se disa nga ndotësit kanë trend rritës dhe se monitorimi nuk ka qenë i vazhdueshëm. Në këtë kuadër, raporti kërkon ndërhyrje të institucioneve përgjegjëse dhe forcim të monitorimit të aktiviteteve industriale.

