Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Jemi transparent…! Si gënjeu Bankers për gjobën 120 mln euro! Përfshirja e Doganës dhe hetimi nga SPAK

    Nga InfoNews21.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në fillim të daljes së lajmit, Bankers Petroleum Albania u përpoq të mohonte publikisht gjobën rekord prej 120 milionë euro, duke deklaruar në disa media se kompania “nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi ndonjë penalitet nga Dega e Doganës Fier apo Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”.

    Në deklaratat e saj, kompania theksonte se ishte “vazhdimisht subjekt i kontrolleve doganore dhe tatimore” dhe se “ka qenë dhe mbetet plotësisht bashkëpunuese me autoritetet”.

    Megjithatë, paralelisht me këto mohime publike, SPAK ka hapur zyrtarisht një hetim të gjerë për mënyrën e pezullimit të gjobës rekord që autoritetet doganore i kishin vendosur Bankers Petroleum në vitin 2019.

    Kush e fshehu gjobën 120 mln Euro ndaj Bankers?! SPAK shkund edhe Ministrinë e Financave

    SPAK hetim për pezullimin e gjobës 120 milionë euro

    Hetimi i SPAK u konkretizua me sekuestrimin e dokumentacionit në Ministrinë e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duke ngritur dyshime serioze për shkelje proceduriale dhe neglizhencë institucionale.

    Gjobë rekord për shmangie akcize

    Gjobat ndaj Bankers Petroleum u vendosën në vitin 2019, pas një hetimi dyvjeçar të Doganave që pretendonte se kompania kishte shmangur rreth 30 milionë euro akcizë, duke përdorur solarin e prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit.

    Me aplikimin e gjobës trefish, shuma totale arriti në 120 milionë euro.

    Si u pezullua gjoba?

    Pas vendosjes së gjobës, Bankers Petroleum u ankua pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke argumentuar se nuk kishte detyrim ligjor për të paguar akcizën e holluesit.

    Ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj, urdhëroi pezullimin e përkohshëm derisa çështja të kalonte për analizë nga Avokatura e Shtetit, për të shmangur rrezikun e një arbitrazhi ndërkombëtar.

    Pezullim i paligjshëm për gati 7 vite

    Ligji kërkon vendim përfundimtar brenda 6 muajsh për çdo gjobë administrative, por në këtë rast gjoba u mbajt pezull për pothuajse 7 vite.

    Vetëm një muaj më parë, Dogana e Fierit e riaktivizoi çështjen – pak ditë para se SPAK të merrte dosjen në dorë.

    Roli i drejtuesve të doganave në zvarritjen e gjobës

    Raportimet mediatike tregojnë se ish-drejtues të Doganës së Fierit i kanë dërguar disa herë njoftime kreut të Doganave, Genti Gazheli, që nga viti 2021, duke e paralajmëruar për afatet ligjore dhe nevojën për procesimin e gjobës.

    Sipas dokumenteve, Gazheli nuk mori asnjë masë, duke e mbajtur çështjen të pezulluar pa arsye ligjore.

    Vetëm pasi skandali u publikua dhe Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen SPAK-ut, Doganat tentuan ta rikthenin çështjen për shqyrtim.

    Bankers Bankers Gent Gazheli Bankers Gjoba Genti Gazheli
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.