Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    Aktualitet Nga InfoNews24.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave
    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ervin Demo mesazh protestuesëve
    Pak orë përpara protestës kombëtare kundër qeverisë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zgjedhur t’u kujtojë qytetarëve se teknologjia e Policisë së Shtetit arrin t’i identifikojë edhe kur mbajnë maska. Një deklaratë që, përtej paralajmërimit për personat e përfshirë në akte dhune, mund të lexohet edhe si një përpjekje për të frikësuar protestuesit në prag të tubimit.

    Në një dalje për mediat me kryeministrin, Demo bëri të ditur se policia po analizon qindra orë pamje filmike, të siguruara nga kamerat e institucioneve publike dhe private, televizionet dhe rrjetet sociale, për të identifikuar personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave të fundit.

    Reklamë

    “Ne kemi, në fakt, dita-ditës raste të cilat janë të identifikueshme, edhe kur protestuesit kanë fshehur pamjen e tyre nëpërmjet maskave. Ne përsëri kemi arritur që të identifikojmë këta protestues, të cilët kanë kryer akte dhune”, deklaroi Demo.

    Ministri paralajmëroi gjithashtu se Policia e Shtetit do të vijojë punën për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të nxjerrë përpara drejtësisë personat që kanë dëmtuar pronën publike dhe bizneset private.

    Me sa duket, në prag të protestës, ministri ka menduar se qytetarëve u duhej edhe një prezantim i teknologjisë së policisë, me mesazhin se askush nuk mund të fshihet pas maskës.

    Mbetet vetëm që e njëjta teknologji dhe vendosmëri të tregojë rezultate edhe në luftën kundër kriminelëve që vrasin dhe zhduken, jo vetëm në identifikimin e protestuesve.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.