Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia
Dy vëllezër humbën jetën pas një konflikti për motive të dobëta.
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Kamzën, ku dy vëllezër, Nazmi Islamaj dhe Selam Islamaj, kanë humbur jetën si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën gjatë transportimit drejt spitalit.
Autori i dyshuar i ngjarjes, i identifikuar si Ngushëllim Manzi, është kapur nga policia.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në konfliktin fatal pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve.
Ngjarja është në zhvillim, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga policia.

