Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si u zbulua Plarent Dervishaj dhe Julian Mece ne Sky Ecc, i morën në qafë fotot

    06.03.2026

    Vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha nën hetim në dosjen e AKSHI

    06.03.2026

    Skema Vangjel Tavo! Si po zhvaten pronat në shërbim të oligarkëve

    06.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ja si CFO Pharma krijoi skemë fiktive me Fondin e Sigurimeve

    Nga InfoNews05.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ish-drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH, Spartak Zekja u arrestua të martën me vendim të Gjykatës së Tiranës, pasi akuzohet për “falsifikim dokumentash” lidhur me një skemë fiktive të rimbursimit të ilaçeve në vlera të konsiderueshme.

    Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Tiranës, skema ka në qendër kompaninë farmaceutike CFO Pharma, e cila përmes dy kompanive të tjera të kontrolluara prej saj, akuzohet se ka bërë shit-blerje fiktive të barnave “Foster” dhe “Trimbow” me qëllim përfitimin e fondeve të rimbursimit nga FDSKSH.

    Kompania CFO Pharma është në pronësinë e Nadir Çaushollit, i akuzuar edhe më parë për skema mashtruese me FSDKSH, por Prokuroria e Tiranës deklaroi se kishte shpallur në kërkim administratorin e tij, Frigul Milla për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe fshehjes së të ardhurave, e kryer në bashkëpunim.

    Gjashtë masa të tjera më të lehta sigurie janë lëshuar ndaj punonjësve të FDSKSH, të cilët akuzohet se kanë bashkëpunuar në këtë skemë.

    Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit në Prokurorinë e Tiranës nga administratori i kompanisë “Medicamenta”, importues ekskluziv i disa barnave, i licensuar dhe kontraktuar nga FSDKSH. Sipas kallëzimit, kompania CFO Pharma në bashkëpunim me “Pharma Plus dhe Medix Albania” dhe zyrtarë të Fondit kryenin veprimtari të kundraligjshme të shit-blerjeve fiktive të dy medikamenteve dhe falsifikimit të inventarëve me qëllim marrjen e parave të rimbursimit në mënyrë të padrejtë.

    “Nga të dhënat e publikuara nga Fondi… u konstatua një skemë e organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtarë të FSDKSH,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

    Sipas Prokurorisë, kompanitë “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë themeluar “de fakto” nga pronari i CFO Pharma dhe kanë deklaruar gjendje fiktive të inventarit fillestar pranë Fondit, me qëllim vënien në jetë të skemës fiktive.

    Më pas, kompania “Pharma Plus” akuzohet se ka deklaruar medikamente me vlerë 10 milionë lekë dhe kompania “Medix Albania” në vlerën 60 milionë lekë, pa kryer realisht asnjë blerje.

    “Fakti i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma”, e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Spartak Zekja e ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deri në shtator të këtij viti, kur dha dorëheqjen, por skemat mashtruese me fondet e rimbursimit të medikamenteve kanë ndodhur edhe shumë përpara drejtimit të tij.

    Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se farmacitë e lidhura me drejtuesit e Fondit përfituan miliona euro nga ilaçet. Një hetim i vitit 2015 i Prokurorisë së Tiranës zbuloi një skemë tjetër mashtrimi që kishte në qendër kompaninë “Omega Pharma”, e cila drejtohej në atë kohë nga Nadir Çausholli.

    Çausholli u dënua me 2.6 vjet shërbim prove për mashtrim dhe falsifikim, por e apeloi çështjen duke marrë pafajësi në apel. Ndërsa kompania “Omega Pharma” u përthith nga kompania CFO Pharma, e zotëruar fillimisht nga babai i Çaushollit dhe më pas nga ai vetë.

    CFO Pharma Nadir Çausholli
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si u zbulua Plarent Dervishaj dhe Julian Mece ne Sky Ecc, i morën në qafë fotot

    06.03.2026
    Aktualitet

    Vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha nën hetim në dosjen e AKSHI

    06.03.2026
    Aktualitet

    Skema Vangjel Tavo! Si po zhvaten pronat në shërbim të oligarkëve

    06.03.2026
    Aktualitet

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026
    Aktualitet

    Ethet e garës! Vuri rend dhe siguri në Vlorë, a do të kandidojë Elidon Çela për Drejtor të Përgjithshëm?

    05.03.2026
    Aktualitet

    Bllokohen 1.5 tonë çokollata MILKA në Kapshticë

    05.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si u zbulua Plarent Dervishaj dhe Julian Mece ne Sky Ecc, i morën në qafë fotot

    06.03.2026

    Vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha nën hetim në dosjen e AKSHI

    06.03.2026

    Skema Vangjel Tavo! Si po zhvaten pronat në shërbim të oligarkëve

    06.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    Ethet e garës! Vuri rend dhe siguri në Vlorë, a do të kandidojë Elidon Çela për Drejtor të Përgjithshëm?

    05.03.2026
    Më të lexuarat

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    Nga InfoNews04.03.20260

    Një aksident i rëndë me pasojë plagosje tejet të rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme…

    Ndryshojnë pagat për policët

    02.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026

    Shkarkohet Elton Alushi! Jep dorëheqjen Ilir Proda!

    01.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.