Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas në burgun e Reçit! Dy të paraburgosur dhunojnë gardianin

    19.04.2026

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    19.04.2026

    16 milionë euro në një muaj: Emri i Marin Gjonaj dhe kompani EMT, nga hiçi në bos të energjisë në Kosovë

    19.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    DETAJET/ Atentati në Rinas/ Policia kërkesë Spanjës për lëvizjet e Danit dhe mikut të tij! 80 gëzhoja

    Nga InfoNews13.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pas atentatit mafioz në aeroportin e Rinasit, Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht informacion autoriteteve spanjolle informacion për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit, që mbeti i vrarë, dhe mikut të tij Muçi Shaljani allias Sheqeri. Autoritetet e vendit tonë kërkojnë të dhëna mbi qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë, por deri më tani, siç sqarojnë burimetv autoritetet e huaja ende nuk kanë kthyer përgjigje.

    Blutë kanë vijuar kontrollet në zonë të ndryshme pas atentatit, si në Tiranë, Kamëz, Nikël e Fushë-Krujë. Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët, por deri më tani nuk është gjetur asgjë me vlerë për hetimin. Madje, 15 persona janë shoqëruar në Polici, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit.

    Katër autorët që morën pjesë në atentat, 3 qitës dhe njëri shofer, kanë derdhur breshëri nga 3 kallashë dhe një pistoletë. Të paktën 80 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, duke vdekur në vend. Ndërkohë miku i tij, me të cilin kishte udhëtuar në Barcelonë, ka marrë 10 plumba, njërin prej të cilëve në kokë. Ai ndodhet prej tre ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, i intubuar në Spitalin e Traumës.

    Grupi hetimor nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët, të cilët mjetin e djegën në fshatin Halil në Fushë-Krujë dhe nga aty janë zhdukur. Burime bëjnë me dije se edhe makina “Toyota” e përdorur nga autorët në krim është vjedhur po ashtu në Greqi dy vite më parë, më datë 22 tetor 2023. Edhe targat po ashtu ishin vjedhur në shtetin helen në vitin 2024.

    Autorët i pritën për të paktën 10 minuta në rrethin e Rinasit Danin dhe mikun e tij. Sapo u afruan 3 qitësit zbritën në tokë dhe qëlluan me breshëri kallashi, ndërsa njëri prej tyre ju afrua makinës duke qëlluar me pistoletë që të sigurohej që Dani të vdiste. I gjithë sulmi agresiv, nga momenti i pikasjes së Benzit e deri në largimin e Toyotas, ndodh për 80 sekonda.
    Grupi i vrasësve gjakftohtë ishte nisur nga Nikla me makinën “Toyota Yaris” përmes rrugës së re te Ura e Tubit, e cila lidh fshatrat e Fushë Krujës me Rinasin. E njëjta u përdor edhe në kthim. Por një detaj ngre dyshime për hetuesit e Policisë së Tiranës. Në kohën që makina ka kaluar drejt aeroportit, por dhe në arratisje, zona pranë itinerarit të rrugës ka qenë pa energji elektrike. Hetuesit dyshojnë që autorët të kenë gisht, pasi kamerat e sigurisë, kishin dalë jashtë loje, pa mundur të filmojnë lëvizjen e makinës që më vonë u gjet e djegur, në një rrugicë të ngushtë në fshatin Halil.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plas në burgun e Reçit! Dy të paraburgosur dhunojnë gardianin

    19.04.2026
    Aktualitet

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    19.04.2026
    Aktualitet

    16 milionë euro në një muaj: Emri i Marin Gjonaj dhe kompani EMT, nga hiçi në bos të energjisë në Kosovë

    19.04.2026
    Aktualitet

    “Plumbi i artë”, si po kthehet gjyqi në ‘estradë’

    19.04.2026
    Aktualitet

    Mashtrime me Call Center! Arrestohet David Prendi

    19.04.2026
    Aktualitet

    “Do më vrasin…”/ Drejtoria e Burgjeve i plotëson kërkesën Dur Bamit

    18.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plas në burgun e Reçit! Dy të paraburgosur dhunojnë gardianin

    19.04.2026

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    19.04.2026

    16 milionë euro në një muaj: Emri i Marin Gjonaj dhe kompani EMT, nga hiçi në bos të energjisë në Kosovë

    19.04.2026

    “Plumbi i artë”, si po kthehet gjyqi në ‘estradë’

    19.04.2026

    Mashtrime me Call Center! Arrestohet David Prendi

    19.04.2026
    Më të lexuarat

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy e Marin Gjonaj dhe zyra në Beograd 

    Nga InfoNews16.04.20260

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy…

    Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj

    14.04.2026

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026

    Zëvendësdrejtori Krenar Guçe dëshmon në GJKKO: Ja çfarë di për bandat e Elbasanit

    16.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.