Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Zero tolerancë ndaj alkoolit në timon! Policia kërkon 280 mijë pajisje për të kapur abuzuesit

    Nga InfoNews22.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    S’ka tolerancë ndaj alkoolit në timon, Policia kërkon 279 mijë gojëza për alkooltestuesit
    Policia Rrugore po përgatitet për kontrolle më të shpeshta ndaj drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit.

    Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur procedurën e tenderit për blerjen e aksesorëve për aparatet alkooltestues të Policisë Rrugore, për vitet 2026, 2027 dhe 2028.

    Fondi limit i procedurës është 26.9 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 280 mijë euro, sipas kursit të këmbimit të përdorur në dokumentet e tenderit.
    Blerja do të bëhet për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa procedura është parashikuar si marrëveshje kuadër me afat 36 muaj.

    Në total, Policia kërkon 279,039 gojëza plastike njëpërdorimshe për aparatet alkooltestues Drager 7510.

    Sipas grafikut të lëvrimit, për vitin 2026 parashikohen 69,039 copë, për vitin 2027 100,000 copë, ndërsa për vitin 2028 110,000 copë.
    Këto aksesorë përdoren në testet që kryhen nga Policia Rrugore për të verifikuar nivelin e alkoolit te drejtuesit e automjeteve.

    Dokumentet e tenderit përcaktojnë se gojëzat duhet të jenë njëpërdorimshe, të ambalazhuara hermetikisht, higjienike dhe të prodhuara me plastikë 100% të riciklueshme.

    Produkti duhet të jetë brenda standardeve të CE-së dhe të mos klasifikohet si i rrezikshëm.
    Afati i lëvrimit të mallit, pas nënshkrimit të kontratës, do të jetë 60 ditë, ndërsa furnizimi do të bëhet sipas kërkesave të Policisë përgjatë periudhës 36-mujore.

    Kjo procedurë tregon se kontrollet për alkoolin në timon pritet të mbeten një nga prioritetet e Policisë Rrugore në vitet e ardhshme.

    Me afro 280 mijë gojëza të reja për alkooltestuesit, mesazhi është i qartë: toleranca ndaj alkoolit në drejtimin e mjetit do të jetë gjithnjë e më e ulët.

    alkool Policia
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026
    Aktualitet

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026
    Aktualitet

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026
    Aktualitet

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Aktualitet

    Tritol në Tufinë, zbardhet ngjarja! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit

    08.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Më të lexuarat

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    Nga InfoNews04.08.20260

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.