Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    Aktualitet Nga InfoNews23.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave.
    Borxhet e administrimit të pallatit mund të bllokojnë shitjen e apartamentit në Kadastër

    Mospagimi i tarifës së administrimit të pallatit mund të sjellë regjistrimin e një kufizimi në Kadastër, duke penguar shitjen, dhurimin apo vendosjen e hipotekës mbi apartamentin deri në shlyerjen e detyrimeve. Masa parashikohet në rregulloren tip të qeverisë për administrimin e banesave dhe ndërtesave.

    Reklamë

    Sipas rregullores, administratori ose shoqëria administruese mund të kërkojë vendosjen e kufizimit në dy raste: kur pronari nuk ka paguar detyrimet për të paktën 12 muaj, ose kur vlera e borxhit të papaguar arrin të paktën 0,5% të vlerës së njësisë.

    Këto dy kushte janë alternative. Për shembull, për një apartament me vlerë 10 milionë lekë, kufiri prej 0,5% përfaqëson një detyrim të papaguar prej 50 mijë lekësh.

    Kufizimi regjistrohet në kartelën e pronës dhe pengon kryerjen e veprimeve të caktuara juridike. Sipas rregullores, apartamenti nuk mund të shitet, të dhurohet, të kalohet në përdorim apo të ngarkohet me barrë dhe të drejta të tjera reale pa u vërtetuar më parë shlyerja e detyrimeve.

    Megjithatë, kjo masë nuk ia heq pronarit pronësinë mbi apartamentin dhe nuk parashikon largimin e tij nga banesa.

    Procedura për vendosjen e kufizimit

    Për vendosjen e kufizimit duhet të ndiqet një procedurë e dokumentuar. Pronari duhet të njoftohet me shkrim të paktën 10 ditë përpara vendimmarrjes, ndërsa duhet të provohet se ai ka marrë dijeni për njoftimin.

    Më pas, kryesia e bashkëpronarëve merr vendim me shumicë të cilësuar dhe autorizon administratorin të paraqesë kërkesën pranë Kadastrës. Kërkesës i bashkëngjiten dokumentet që vërtetojnë detyrimin e papaguar dhe njoftimin e pronarit.

    Pas shlyerjes së borxhit, pronari mund të kërkojë heqjen e kufizimit duke paraqitur vërtetimin bankar për pagesën. Kadastra duhet të kryejë heqjen e tij brenda pesë ditëve nga depozitimi i dokumentit, pa qenë i nevojshëm një vendim i ri nga kryesia.

    Kamatëvonesa dhe detyrimi për administrimin

    Rregullorja parashikon gjithashtu kamatëvonesë në masën 30% të tarifës mujore për çdo muaj vonesë. Nëse tarifa e administrimit është 1.000 lekë, kamatëvonesa për një muaj vonesë të asaj pagese është 300 lekë.

    Nga kjo kamatëvonesë përjashtohen pronarët që gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Detyrimi për pagesën e administrimit mbetet në fuqi edhe kur apartamenti nuk përdoret. Fakti që banesa mbahet bosh nuk e përjashton pronarin nga pagesa, ndërsa çdo ulje e tarifës për raste të veçanta kërkon vendim të asamblesë së bashkëpronarëve.

    Çfarë ndodh pas tre muajsh mospagim?

    Kur tarifat dhe kamatëvonesat mbeten të papaguara për tre muaj radhazi, administratori duhet të informojë me shkrim kryesinë dhe asamblenë e bashkëpronarëve.

    Ndërkohë, vendimi i kryesisë që përcakton detyrimet monetare përbën titull ekzekutiv, duke krijuar mundësinë që borxhi të ndiqet përmes procedurave të përmbarimit.

    Rregullat synojnë të garantojnë mbledhjen e detyrimeve për administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave, duke parashikuar masa konkrete ndaj pronarëve që nuk përmbushin detyrimet financiare.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.