Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Pa kategorizuar»“Vangjel Tavo më mori në qafë”/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës

    “Vangjel Tavo më mori në qafë”/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës

    Pa kategorizuar Nga InfoNews19.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    "Vangjel Tavo më mori në qafë"/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës
    "Vangjel Tavo më mori në qafë"/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Vangjel Tavo më mori në qafë”/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës

    Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, u shfaq sa i nervozuar, aq edhe i dorëzuar, pasi në 9 gusht 2026, u zbulua një ndërtesë 5-katëshe pa leje në zonën e Qeparoit, shumë pranë Porto-Palermos.

    Ai deklaroi se kishte vendosur të shkrinte Inspektoratin Ndërtimor të Bashkisë, pasi zona nuk kishte individë me kapacitetet e duhura profesionale e integritet personal që të merrnin përsipër këtë detyrë dhe do të kërkonte ndihmën e Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar që të zhvillonte funksionet e kontrollit të territorit.

    Reklamë

    “Vangjel Tavo më mori në qafë”/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës

    Në dalje publike nga zyra e tij, Tavo u shfaq si një drejtues lokal që ndiente keqardhjen për abuzimin me tokën në qytetin bregdetar të Himarës.

    Por, përtej kësaj fasade, dëshmia e një prej punonjësve të policisë, të arrestuar paraprakisht për “shpërdorim detyre” pas zbulimit të ndërtimit pa leje, tregon një panoramë disi më ndryshe. Një panoramë të zymtë, në të cilën nuk mbetet jashtë edhe kryebashkiaku Vangjel Tavo.

    Klodian Petani, i cili ka mbajtur për disa muaj pozicionin e Specialistit të Krimeve në Komisariatin e Policisë së Himarës, tha para hetuesve se ka qëndruar për pak muaj në detyrë në Himarë dhe nuk ka pasur mundësi reale për të kontrolluar të gjithë territorin në atë njësi kohore.

    Sipas tij, “ka dalë disa herë në kontroll territori me iniciativën e tij dhe për periudhën Maj-Qershor (2026) kujton se ka kryer rreth 15 referime për ndërtime pa leje”.

    Konkretisht, ai thotë se “ka proceduar dy objekte banimi në Qeparo, si dhe një numër të caktuar ndërtimesh në Himarë, Vuno e Livadh”.

    Zyrtari policore Petani beson se “si pasojë e procedimeve që kam bërë në zonën që mbuloja, kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka dashur të më largojë nga kjo zonë”.

    Në foto: Pjesë nga dosja gjyqësore

    Në dosjen gjyqësore të siguruar nga “Boldnews.al” nuk citohen detaje të tjera mbi “ndërhyrjet e mundshme” apo “bezdisjet” e kryetarit të Bashkisë, Tavo, për zbulimin e ndërtimeve pa leje dhe as se kush ishin ndërtuesit e tyre.

    Një pretendim i tillë i oficerit Petani, në mungesë të fakteve të tjera publike, mund të jetë edhe një “justifikim” i tij për të shmangur përgjegjësinë ligjore për mos-evidentimin e ndërtimit të 5-katëshit pa leje.

    Si e ndërtoi hotelin 5 kat pa leje në Himarë bosi i BUJARI OIL, Lulzim Bujari

    Megjithatë, përmendja e Vangjel Tavos nga një person nën hetim zyrtar, mund të mos jetë thjesht një rastësi.

    “Zbulimi” i 5-katëshit pa leje

    Paraditen e 9 gushtit, punonjës të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) njoftuan Komisariatin e Policisë së Himarës se kishin konstatuar një ndërtim pa leje 4-kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me sipërfaqe të përgjithshme 1500 metra katrorë, në zonën e Qeparoit.

    Në kantier u gjetën disa punëtorë, të cilët identifikuan si pronar të objektit shtetasin Lulëzim Bujari, me banim në Tiranë. Forcat e policisë arrestuan në flagrancë këtë të fundit, ndërsa më pas forcat e Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar shkatërruan godinën me eksploziv.

    Në vijim, Salla Operative e Komisariatit të Himarës njoftoi kryeinspektorin ndërtimor të Himarës, Dorian Hoxha, që të paraqitej në polici, së bashku me vartësit e tij.

    Por, si kryeinspektori, ashtu edhe zyrtarët e tij, Mateo Koshi dhe Andi Hoxha, nuk u paraqitën dhenë vijim u shpallën në kërkim policor.

    Kryeinspektori Hoxha ishte arrestuar edhe rreth 3 muaj më parë, pas identifikimit të një ndërtimi pa leje në zonën e Himarës. Megjithatë, ai u lirua menjëherë nga gjykata, e cila konstatoi se arrestimi ishte i paligjshëm.

    Në foto: Godina pa leje në Qeparo

    Ndërkohë, në veprim kishte hyrë edhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore, e cila kreu verifikimet mbi veprimtarinë e punonjësve të Policisë, të cilët kishin pasur për detyrë monitorimin e territorit.

    Të dhënat e AMP-së konfirmuan se ndërtimi pa leje kishte nisur në dhjetor 2025. Mbi këtë bazë, agjentët identifikuan zyrtarët policorë përgjegjës për atë periudhë.

    Ndër ta ishte shefi i Komisariatit, Ferit Merkaj, ish-shefi i Krimeve në Volum në Himarë, Emiljano Prenga, aktualisht në të njëjtin funksion në komisariatin e Divjakës, punonjësi Specialist i Zonës, Redin Çaushaj dhe specialisti i Krimeve, Klodian Petani, aktualisht me të njëjtën detyrë në Vlorë.

    Fillimisht, Ferit Merkaj dhe Klodian Petani nuk arritën të shoqëroheshin në momentin e parë, pasi kishin fikur telefonat. Ata u shpallën në kërkim policor. Pak ditë më pas, ish-shefi i komisariatit, Ferit Merkaj, u vetëdorëzua tek kolegët e tij.

    Nga verifikimet e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore rezultoi se të katër punonjësit dyshohet se me veprime ose mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

    Në aktet e AMP-së thuhet se “katër punonjësit e mësipërm të policisë kanë qenë në detyrë në kohën kur është kryer ky ndërtim dhe se nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e tij”.

    Në dokumentat zyrtarë theksohet se “ata nuk e kanë konstatuar atë, pavarësisht se ndërtimi ka filluar në muajin dhjetor 2025 dhe ka vijuar deri në konstatimin e tij, më datë 9.8.2026, si dhe se nuk kanë pasur asnjë informacion për ndërtimin që po bëhej fakt, çka tregon se nuk kanë kryer asnjë kontroll territori në zonën përkatëse, ndonëse sipërfaqja që ndërtohej ishte shumë e madhe, rreth 1500 metra katrorë, vendi ndodhej në një zonë që konstatohejedhe me sy nga rruga nacionale Himarë-Qeparo dhe deri tek objekti kishte edherrugë të shtruar me beton të ri”.

    Në vijim, gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi ndaj tyre masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

    Sa herë e ka takuar kryebashkiaku Vangjel Tavo, Lulzim Bujarin ?

    Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në, pasi lejuan një ndërtim 5-katësh pa leje në Himarë

    MESAZHET/ Kryebashkiaku i Himarës në dosjen “Aruba”, si u përgjua telefonata e Vangjel Tavos! Trafikantët plan për Gjirin e Gramës!

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Pa kategorizuar

    Kapet i plagosur këngëtari Leumasi, një në pranga, një në kërkim

    26.09.2026
    Pa kategorizuar

    Ndihmuan trafikantin Dritan Rexhepi, Ekuadori kap 8 persona

    23.09.2026
    Pa kategorizuar

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026
    Pa kategorizuar

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026
    Aktualitet

    TAVO 1 milion eurove TALLAVA, Himara digjet pa zjarrfikëse

    06.09.2026
    Pa kategorizuar

    Kush fshihet pas sulmit ndaj Euronews Albania?

    05.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.