Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si e ndërtoi hotelin 5 kat pa leje në Himarë bosi i BUJARI OIL, Lulzim Bujari

    Nga InfoNews11.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Si e ndërtoi hotelin 5 kat pa leje në Himarë bosi i BUJARI OIL, Lulzim Bujari
    Si e ndërtoi hotelin 5 kat pa leje në Himarë bosi i BUJARI OIL, Lulzim Bujari
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si e ndërtoi hotelin 5 kat pa leje në Himarë bosi i BUJARI OIL, Lulzim Bujari

    Një objekt 5-katësh pa leje, në ndërtim e sipër vetëm disa qindra metra larg bregdetit në Qeparo, ka vënë në lëvizje strukturat e drejtësisë dhe ka sjellë pasoja për zyrtarët që kishin për detyrë të kontrollonin territorin.

    Ndërtesa, e cila po ngrihej pa leje dhe po merrte formë me shtimin e njëpasnjëshëm të kateve, sot është shembur pas ndërhyrjes së IKMT-së. Por ndërsa objekti është zhdukur nga terreni, pasojat ligjore kanë nisur të bien mbi personat që dyshohet se nuk kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar ndërtimin.

    Sipas deklarimeve të pronarit, punimet kanë nisur në dhjetor të vitit 2025. Fillimisht bëhej fjalë për një objekt dykatësh, ku njëri prej kateve ishte nëntokë. Për këtë ndërtim, 39-vjeçari Lulzim Bujari, nga Tirana, kishte aplikuar për leje legalizimi.

    Por, sipas IKMT-së, situata ka ndryshuar shumë shpejt. Brenda pak ditësh, pronari ka vijuar punimet dhe objekti është zgjeruar me tre kate të tjera, duke u shndërruar në një ndërtesë 5-katëshe.

    Ajo që ngre pikëpyetje është se si një objekt i tillë, i ngritur vetëm disa qindra metra nga bregdeti, mundi të shtonte kat pas kati pa u konstatuar në kohë nga strukturat përgjegjëse për kontrollin e territorit.

    Ndërtesa u zbulua vetëm së fundmi nga shërbimet e Policisë së Himarës, të cilat ndërhynë dhe arrestuan pronarin.

    Por hetimi nuk u ndal vetëm te personi që po ndërtonte objektin.

    Sa herë e ka takuar kryebashkiaku Vangjel Tavo, Lulzim Bujarin ?

    Të parët që u vunë nën dyshim për shpërdorim të detyrës ishin drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë. Kryeinspektori Dorjan Hoxha dhe dy vartësit e tij, Mateo Koshi dhe Andi Hoxha, të cilët kishin përgjegjësinë për kontrollin dhe mbrojtjen e territorit në zonën e Qeparosë, janë shpallur në kërkim.

    Në këtë mënyrë, një ndërtim që nisi me një objekt dykatësh dhe përfundoi në një godinë 5-katëshe, solli hetimin e strukturës që kishte për detyrë të parandalonte pikërisht ndërtime të tilla.

    Paralelisht, në çështje u përfshi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

    AMP hapi një hetim për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të Policisë së Himarës dhe, sipas hetimeve, përgjegjësia preku edhe zinxhirin komandues të strukturave policore të Komisariatit të Himarës.

    Në total, katër punonjës policie po hetohen për shpërdorim të detyrës. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Në krye të këtij zinxhiri qëndron Ferit Merkaj. Në kohën kur nisi ndërtimi i objektit pa leje, ai mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë së Himarës.

    AMP e shpalli në kërkim, ndërsa aktualisht Merkaj është shef i seksionit të trafiqeve në Policinë e Vlorës. Ish-drejtuesi nuk është gjetur në banesën e tij dhe, pavarësisht njoftimeve, ende nuk është paraqitur pranë strukturave përkatëse.

    Në pranga ka rënë edhe Emiljano Prenga. Ai më herët ka mbajtur detyrën e shefit të krimeve në Himarë, ndërsa aktualisht është Shef i Krimeve në Divjakë.

    I arrestuar është edhe Klodian Petani, i cili në kohën e ndërtimit të objektit ishte specialist i hetimit të krimeve në Komisariatin e Policisë së Himarës. Aktualisht ai ushtron të njëjtën detyrë në Vlorë.

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    Në kërkim vijon të jetë edhe specialisti i zonës në Policinë e Himarës, Redin Çaushaj.

    Pra, një objekt 5-katësh që u ngrit në Qeparo, pranë bregdetit, nuk solli vetëm shembjen e godinës, por edhe një zinxhir hetimesh ndaj punonjësve të institucioneve që kishin përgjegjësi për kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjit.

    I gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Himarës, në detyrë në periudhën kur nisi dhe vijoi ndërtimi pa leje, u pezullua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

    Rasti i Qeparosë rikthen edhe një herë në vëmendje problemin e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, veçanërisht në jug të vendit, ku presioni i ndërtimeve turistike është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

    Ndërtimet pa leje pranë bregdetit, siç ishin edhe disa raste të zbuluara gjatë verës së vitit të kaluar në Dhërmi dhe Jalë, kanë shoqëruar prej kohësh debatin mbi kontrollin e territorit dhe përgjegjësinë e institucioneve lokale.

    Pas rasteve të tilla, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, mori vendimin për shkrirjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë.

    Bëhet fjalë për herën e dytë që IMT-ja në Himarë shkrihet brenda një viti, në një kohë kur rastet e ndërtimeve pa leje vijojnë të nxjerrin në pah pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si kontrollohet territori dhe se si ndërhyjnë institucionet përpara se një objekt i paligjshëm të përfundojë.

    Në rastin e Qeparosë, objekti u shemb, pronari u arrestua, ndërsa hetimi u zgjerua edhe te zyrtarët dhe punonjësit që kishin për detyrë të konstatonin dhe ndalonin ndërtimin.

    Pyetja që mbetet është e thjeshtë: si mundi të mbije një hotel 5-katësh pa leje, vetëm disa qindra metra larg bregdetit, pa u ndaluar në kohë?

    EMRAT/ Ndërtimi pa leje, Drejtori i Policisë, Hita pezullon zinxhirin komandues të Komisariatit Himarë

    Arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë

     

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestime në Himarë Bashkia Himarë bregdeti shqiptar Ferit Merkaj hetim policor Himarë hotel 5 katësh hotel pa leje IKMT IMT Himarë kronikë lajme Himarë Lulzim Bujari Ndertim pa leje ndërtime ilegale në bregdet ndërtime pa leje në bregdet ndërtime pa leje në Himarë Policia e Himarës Qeparo Qeparo hotel shpërdorim detyre Si e ndërtoi hotelin 5 kat pa leje në Himarë bosi i BUJARI OIL skandal në Himarë Skënder Hita Vangjel Tavo
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Aktualitet

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026
    Aktualitet

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026
    Aktualitet

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    11.08.2026
    Aktualitet

    Skandali me 9 MILIONË € të RTSH, Renis Tërshana me dokumenta kineze blen gjyqtarin

    11.08.2026
    Aktualitet

    Radha për SPAK, Ami Kozeli i ARRSH i jep 2 MILIONË € qyl Nikolla Çaçit

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    11.08.2026

    Skandali me 9 MILIONË € të RTSH, Renis Tërshana me dokumenta kineze blen gjyqtarin

    11.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.