Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në, pasi lejuan një ndërtim 5-katësh pa leje në Himarë

    Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në, pasi lejuan një ndërtim 5-katësh pa leje në Himarë

    Aktualitet Nga InfoNews10.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në, pasi lejuan një ndërtim 5-katësh pa leje në Himarë.

    Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, raportohet se ka “shkrirë” Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit.

    Reklamë

    Shkak është bërë konstatimi i një ndërtimi pa leje në Himarë, më konkretisht në Qeeparo.

    Ndaj ai vendosi shkarkimin e 6 punonjësve të IMT, ndërsa rastin e referoi në Prokurori.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshimet lidhen me faktin se ndërtimi është lejuar të vijojë pavarësisht mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

    Kjo është hera e dytë që Tavo merr masa ndëshkuese ndaj IMT-së.

    Edhe një vit më parë, më 9 qershor 2025, Tavo pezulloi drejtuesin dhe punonjësit e IMT-së së Himarës, pasi në Dhërmi, Drimadhë dhe Jalë ishin evidentuar një sërë ndërtimesh pa leje.

    Në të njëjtën periudhë, IKMT ndërhyri në terren duke shembur katër objekte në Jalë dhe duke vijuar aksionin me objekte të tjera në Dhërmi.

    Në qershor 2025, ndërhyrja e Tavos u shoqërua edhe me raportime për procedime lidhur me dyshimet për shpërdorim detyre nga punonjësit e strukturës.

    Reagon Policia

    Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë, pasi ishte duke ndërtuar pa leje një ndërtesë pesë katëshe, njëri prej të cilëve nën tokë.

    Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Himarë, të dyshuar për shpërdorim detyre.

    Gjatë kontrolleve në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Sugë” ishte duke u ndërtuar një objekt 5-katësh, në pronësi të shtetasit me iniciale L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

    Ndërkohë, janë shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” tre punonjës të IMT-së në Bashkinë Himarë.

    Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryeinspektor, si dhe M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektorë pranë IMT-së.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.