Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Qarqet që rrezikohen, alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

    25.11.2026

    U kujtuan rrugës për masat mbrojtëse, Elbasan Qafë-Thanë gllabëron edhe 40 milion euro shtesë

    25.11.2026

    Kush janë dy grabitësit Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci që ngritën në këmbë Anglinë

    25.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»U kujtuan rrugës për masat mbrojtëse, Elbasan Qafë-Thanë gllabëron edhe 40 milion euro shtesë

    U kujtuan rrugës për masat mbrojtëse, Elbasan Qafë-Thanë gllabëron edhe 40 milion euro shtesë

    Aktualitet Nga InfoNews25.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Elbasan Qafë-Thanë gllabëron edhe 40 milion euro shtesë

    Mungesa e masave mbrojtëse në projektin fillestar të zgjerimit të aksit Elbasan–Qafë Thanë po sjell një tjetër faturë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. ARRSH ka hapur një tender me fond limit 3.5 miliardë lekë, rreth 39 milionë euro pa TVSH, për stabilizimin dhe mbrojtjen e skarpatave në segmentin Elbasan–Ura e Bushtricës.

    Reklamë

    Sipas dokumenteve zyrtare të prokurimit, ndërhyrja synon të adresojë problemet e krijuara nga gërmimet masive gjatë zgjerimit të rrugës, ku në projektin fillestar nuk ishin parashikuar masat e nevojshme inxhinierike për mbrojtjen e shpateve malore.

    Në Termat e Referencës, ARRSH pranon se “punimet për mbrojtjen e skarpatave, marrja e masave inxhinierike nga Faza I deri në Fazën VIII kanë qenë të paparashikuara në Projekt Preventivin fillestar të objektit ‘Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë’”.

    Sipas burimeve të cituara nga Kapitali, kjo është një tjetër faturë që lidhet me dëmet dhe problematikat e krijuara gjatë punimeve të mëparshme në këtë aks.

    “Këto janë punime të specializuara të masave inxhinierike dhe janë të kushtueshme. Praktikisht, ky është rregullim dëmesh nga punët e mëparshme të të gjithë kontraktorëve. Dhe kjo gjë sapo ka filluar”, i tha një burim brenda ARRSH-së Kapitalit.

    Skarpatat e pambrojtura, rrezik për qarkullimin
    Problematika lidhet veçanërisht me 27.6 kilometrat e para të aksit, ku hapja e trasesë së re me katër korsi ka kërkuar gërmime të konsiderueshme në shpatet malore. Në disa segmente, skarpatat e krijuara arrijnë deri në 60 metra lartësi.

    Sipas dokumentacionit të ARRSH-së, mungesa e masave mbrojtëse ka sjellë shkëputje gurësh dhe blloqesh shkëmbore, të cilat përfundojnë në trupin e rrugës, dëmtojnë sinjalistikën dhe bankinat, si dhe krijojnë rrezik për përdoruesit e saj.

    Problemet bëhen më të theksuara gjatë reshjeve të shiut, kur depërtimi i ujit në çarjet e shkëmbinjve rrit mundësinë e rrëshqitjeve. Autoritetet evidentojnë gjithashtu erozionin dhe degradimin e shpateve të zhveshura nga bimësia.

    Për të ndërhyrë në këto problematika, ARRSH ka vendosur të zhvillojë një procedurë prokurimi me kontratë të tipit “me çelësa në dorë” (turnkey). Kompania fituese do të ketë përgjegjësinë për studimet gjeologjike dhe gjeoteknike, projektimin e zbatimit dhe realizimin e plotë të punimeve.

    Afati i parashikuar është tre muaj për studimet dhe projektimin, ndërsa ndërtimi i veprave mbrojtëse duhet të përfundojë brenda tetë muajve.

    Ndërhyrjet parashikojnë mbrojtjen e rreth 200 mijë metrave katrorë skarpata përmes rrjetave të çelikut, bulonave të shkëmbit, barrierave dinamike kundër rënies së gurëve, mureve mbajtëse, kanaleve të drenazhimit dhe hidrombjelljes.

    Procedura është hapur më 24 nëntor 2026, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është 28 dhjetor 2026.

    Një tjetër faturë emergjence prej 27 milionë eurosh
    Tenderi i ri vjen vetëm pak muaj pas një tjetër procedure emergjence të hapur nga ARRSH për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Librazhd–Qafë Thanë, në zonën e Dragostunjës.

    Pas rrëshqitjes masive të dheut dhe dëmtimit pranë urës së Dragostunjës, që sollën bllokimin e qarkullimit drejt juglindjes, autoritetet hapën një procedurë me vlerë rreth 27 milionë euro për stabilizimin e zonës.

    Kështu, vetëm dy ndërhyrjet e fundit për trajtimin e problematikave gjeologjike në këtë korridor arrijnë në rreth 66 milionë euro, pa përfshirë kostot e tjera të mundshme që mund të dalin gjatë vijimit të punimeve.

    Sipas të dhënave të dokumenteve buxhetore të referuara nga Kapitali, zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë ka arritur deri më tani një kosto prej 35.2 miliardë lekësh, ose mbi 387.8 milionë euro.

    Por fatura përfundimtare mbetet e hapur. Me kontratat e reja, ndërhyrjet shtesë dhe problematikat e evidentuara gjatë zbatimit, kostoja totale e projektit mund të kalojë ndjeshëm 700 milionë euro.

    Zgjerimi i aksit Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII, po shoqërohet kështu me një sërë shpenzimesh shtesë, ndërsa mungesa e masave për mbrojtjen e skarpatave në projektin fillestar është kthyer në një tjetër zë të rëndësishëm të faturës që do të përballohet nga buxheti i shtetit./ Infonews.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Qarqet që rrezikohen, alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

    25.11.2026
    Aktualitet

    Kush janë dy grabitësit Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci që ngritën në këmbë Anglinë

    25.11.2026
    Aktualitet

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026
    Aktualitet

    Media amerikane: Kush e zotëron vërtet tokën shqiptare ku Jared Kushner dëshiron të ndërtojë një resort me pesë yje?

    25.11.2026
    Aktualitet

    Dy shqiptarë tentuan të grabisin rezidencën e Princit William në Britani, arrestohen pas një operacioni të madh policor

    25.11.2026
    Aktualitet

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    24.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Qarqet që rrezikohen, alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

    25.11.2026

    U kujtuan rrugës për masat mbrojtëse, Elbasan Qafë-Thanë gllabëron edhe 40 milion euro shtesë

    25.11.2026

    Kush janë dy grabitësit Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci që ngritën në këmbë Anglinë

    25.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026

    Media amerikane: Kush e zotëron vërtet tokën shqiptare ku Jared Kushner dëshiron të ndërtojë një resort me pesë yje?

    25.11.2026
    Më të lexuarat

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    Aktualitet Nga InfoNews19.11.20260

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet…

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Farka e pushtuar nga përbindëshat e betonit, Alarmi i KLSH: Diga e liqenit u dëmtua nga kamionët dhe betonjeret

    19.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.