Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    24.11.2026

    Çfarë pritet të ndodhë me euron përballë lekut shqiptar?

    24.11.2026

    Shqipëria armatos ushtrinë! 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027

    24.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    Infonews siguron foton e makinës që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit mafioz në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani.

    Reklamë

    Infonews ka siguruar foton e automjetit që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të rëndë në Fier, ku fillimisht mbeti i vrarë Selami Hasani, i njohur me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Malit”, ndërsa mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili ishte plagosur rëndë gjatë sulmit.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 23 nëntorit, në lagjen “1 Maji” të Fierit. Selami Hasani u qëllua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, teksa po punonte në murin rrethues të shtëpisë. Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur rëndë edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili pavarësisht ndihmës mjekësore nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

    Automjeti i siguruar nga Infonews përbën një element të rëndësishëm në hetimet për zbardhjen e atentatit. Policia po vijon punën për identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    E kaluara kriminale e Selami Hasanit

    Selami Hasani ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 25 mars 2002, në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës” në Fier.

    Gjatë një përplasjeje me armë zjarri në atë kohë, mbetën të vrarë Julian Isufaj, nipi i Ben Qimes, dhe kambisti Esat Tare. Ndërsa Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj mbetën të plagosur.

    Sipas dosjes hetimore, në ngjarje ishin përfshirë Selami Hasani dhe Pëllumb Yzeiraj. Përplasja dyshohej se kishte si motiv një hasmëri të vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

    Arratisja dhe arrestimi

    Pas ngjarjes së vitit 2002, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Më 12 gusht 2009, ai u arrestua në Fier nga forcat RENEA, gjatë një operacioni të koduar “Parukieri”. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi dy pistoleta.

    Hasani ishte liruar nga burgu vetëm një javë para atentatit, pasi kishte vuajtur 17 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt.

    Ndërkohë, hetimet për atentatin me dy viktima vijojnë, ndërsa mbetet për t’u zbardhur identiteti i autorëve dhe motivi i këtij ekzekutimi të dyfishtë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Çfarë pritet të ndodhë me euron përballë lekut shqiptar?

    24.11.2026
    Aktualitet

    Shqipëria armatos ushtrinë! 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027

    24.11.2026
    Aktualitet

    Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi! Paga mesatare 1800 €, minimumi mbi 1000 €

    24.11.2026
    Aktualitet

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    24.11.2026
    Aktualitet

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026
    Aktualitet

    Ndryshojnë rregullat e lojës! Shqiptarët sfidojnë mafian italiane për tregun e kokainës

    23.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U përdor në vrasjen e Selami dhe Jakup Hasanit, Infonews siguron foton e makinës së autorëve

    24.11.2026

    Çfarë pritet të ndodhë me euron përballë lekut shqiptar?

    24.11.2026

    Shqipëria armatos ushtrinë! 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027

    24.11.2026

    Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi! Paga mesatare 1800 €, minimumi mbi 1000 €

    24.11.2026

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    24.11.2026
    Më të lexuarat

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    Aktualitet Nga InfoNews19.11.20260

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet…

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Farka e pushtuar nga përbindëshat e betonit, Alarmi i KLSH: Diga e liqenit u dëmtua nga kamionët dhe betonjeret

    19.11.2026

    Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

    19.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.