Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Turqia këmba këmbës pas Veysel Sahin, peshkaqenit të kriptove i bllokohen 500 mijë USDT, në Shqipëri Call Center dhe Loto

    Turqia këmba këmbës pas Veysel Sahin, peshkaqenit të kriptove i bllokohen 500 mijë USDT, në Shqipëri Call Center dhe Loto

    Aktualitet Nga InfoNews21.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Turqia këmba këmbës pas Veysel Sahin, peshkaqenit të kriptove i bllokohen 500 mijë USDT, në Shqipëri Call Center dhe Loto

    Shqipëria është kthyer në një shtet të mirëfilltë ku çdo individ nga mbarë bota mund të gjejë parajsën fiskale, atë që ka ëndërruar, duke mos paguar taksa, ku ryshfeti të mbarojë punë, të kesh lehtësira, të mos paguash taksa dhe të gjitha shërbimet t’i kryejë vetë administrata shtetërore, për vetëm një “grusht parash”.

    Reklamë

    Para pak muajsh, Vox News denoncoi se një nga individët që operon prej shumë vitesh në Shqipëri, është turku Veysel Sahin, i cili ka ngritur një rrjet firmash që operon në botën e errët të call centerave, nga ata mashtruesit.

    Por, në mbarë botën, sidomos në vendlindjen e tij Turqinë, ai është një individ i rrezikshëm, ndaj të cilit janë ngritur disa akuza të rënda penale, teksa kohët e fundit i janë bllokuar apo ngrirë gjysëm miliardi euro, pasi ka dyshime se ai është i lidhur me një rrjet të madh të lojërave të fatit. Vox News ka shfletuar disa media ndërkombëtare apo turke, të cilat kanë raportuar se një nga kompanitë më të mëdha që operon në kripto valutë, Tether, i ka bllokuar Sahinit plot 500 milionë USD amerikanë, në asete dixhitale.

    Sipas këtyre mediave, këto para janë të lidhur me një rrjet të madh të lojërave të fatit të paligjshme dhe pastrimit të parave në Turqi. “Prokurorët turq e akuzojnë Sahin për drejtimin e një rrjeti të madh për baste të paligjshme. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha individuale të aseteve deri më tani në industrinë e kriptovalutave”, thuhet në këto media.

    Madje, shefi i kësaj kompanie, Ardoino, shtoi se tashmë Tether po bashkëpunon me autoritetet ndërkombëtare për bllokimin e të gjitha aseteve. “Autoritetet na kontaktuan, na dhanë informacion, ne i pamë informacionet dhe vepruam sipas ligjeve të vendit. Dhe kështu veprojmë, kur bashkëpunojmë me FBI-në dhe të gjithë të tjerët”, tha ai.

    Dyshimet janë se Veysel Sahin ka krijuar në disa vende një rrjet kompanish që merren me Call Centera, ndër to edhe Shqipëria, duke i futur këto para në kriptovaluta. Por, me këtë bllokim, duket se Sahinit po ngushtohet laku, të paktën në vendlindje dhe në shtetet europiane, ndërkohë që në Shqipëri vijon të veprojë dhe të xhurojë dhjetëra miliona euro, sërish me të njëjtën aktivitet.

    Disa muaj më parë, redaksia e Vox News denoncoi se vendi ynë është kthyer në parajsën “offshore” për shumë individë me të kaluar kriminale nga shumë vende të botës. Indianë, koreanë, kinezë, turq, italianë, grekë, izraelitë, etj, etj., kanë gjetur parajsën fiskalë në vendin tonë. Afërsia me Europën, klima apo lidhja e vetë shtetit me grupet kriminale, ka sjellë këtë klimë, ku çdo individ, pavarësisht lidhjeve apo të kaluarës së tij, arrin të pastrojë në mënyrën më të mirë paratë e aktiviteteve të paligjshme.

    “Ndërtimi, bastet, call centerat, agjencinë, transporti, automjetet e shumë biznese të tjera, çdo ditë po kalojnë në duart e këtyre njerëzve, duke e bërë të papërballueshme koston e jetesës për shumë shqiptarë, aq sa fshatra, qyteza apo edhe qytetet të mesme të boshatisen, duke sjellë një emigrim të madh”, do të denonconte Vox News. Sipas investigimit, fillimisht në Shqipëri investuan bosët e mafies italiane, më pas disa indianë, grekë apo edhe nga vendet e Amerikës Latine.

    Gjithkush prej tyre ka parë sesi biznesi dhe politika iu krijonin kushtet e nevojshme për të pastruar paratë. Nëse dikur, paratë e drogës pastroheshin në vendet afrikane apo edhe në ishujt që njihen si parajsa fiskale, tashmë mund t’a bësh fare lehtë në Shqipëri. Ministra, deputetë apo edhe drejtorë apo sekretarë në ministrira, janë bërë “sekserët” që këta individë t’a kenë parajsën në Shqipëri.

    Vox News ka mësuar se këto kompani kanë mbrojtje të rreptë policore, ku efektivë të forcave speciale apo gardistë të trajnuar për të mbrojtur personalitetet, vihen në shërbim të tyre. Ata strehohen në vila apo apartamente luksoze, teksa më pas krijojnë me shpejtësi kompani apo edhe marrin pjesë në transaksione për të sjellë paratë në Shqipëri.

    Një nga emrat që i ka të gjitha privilegjet e lartpërmendura është padyshim Veysel Sahin, një shtetas turk i akuzuar, arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar në vendlindje për mashtrime me shuma të mëdha. Tashmë “Veseli” është bërë shqiptar, punon dhe jeton në Shqipëri. Paratë që ka fituar në aktivitetet e paligjshme në Turqi, apo edhe në disa vende të tjera, po i pastron lehtësisht në Shqipëri.

    Madje, ai shihet shumë shpesh në kazinotë luksoze në Shqipëri, ku xhiron miliona euro. “Dora” e tij është tepër e lartë, teksa edhe menaxherët e këtyre kazinove, e kanë cilësuar si më “VIP”-in në Shqipëri. Në një natë, ai mund të harxhojë qindra mijëra euro, për të mos thënë miliona euro. Paratë i ka “kesh”, nga të ardhurat nga një mori kompanish guackë që ka krijuar në Shqipëri.

    Mashtrimet e nisura në vendlindje, Turqi, “Veseli” i ka transferuar në Shqipëri, teksa ka arritur që të ketë edhe një “urë” lidhëse mes politikanëve turq dhe atyre shqiptarë. Nëpërmjet lidhjeve që ka krijuar, normalisht me pagesa miliona euro nëndorë, turku jeton dhe punon i lirë, duke kënaqur këdo që e mbron dhe i jep mundësinë që të shtojë pasurinë.

    VoxNews ka mësuar se turku ka gjetur në Shqipëri një parajsë të madhe, duke u marrë me të njëjta aktivitete. Ai ka nga pas një grup të fuqishëm politik dhe ekonomik, që i mbrojnë shpatullat nga hetimet apo kontrollet shtetërore. “Me këto lidhje, politikë dhe biznes, ai ka arritur të hapë në afërsi të ish-zonës së Zogut të Zi në Tiranë një call center. Merret me mashtrime në mbarë botën, bursa e aktivitete të tjera të paligjshme. Nuk i ka në emrin e vetë” tha një burim për VoxNews, në kushte anonimati.

    Në pritje të licencës për bastet online, turku i është futur me “kokë” mashtrimeve me call centera apo edhe me mashtrime online. “Nga këto call centera, ai merr të dhënat e shtetasve nga Europa, apo edhe nga Shqipëria, dhe më pas nis mashtrimet me bursat. Është një aktivitet i paligjshëm dhe askush nuk vepron. Ka krijuar edhe gjoja karta bankare online, por pa pasur një licencë nga Banka e Shqipërisë. Të gjitha mashtrime dhe askush nuk vepron” pohojnë të njëjta burime.

    Vox News ka mësuar se turku po synon edhe një llokmë të madhe; licencën për baste online. Një ligj i miratuar në fund të vitit 2023, i cili ka hyrë në fuqi në muajin prill 2024 por ende s’është implementuar. Arsyeja është se, lobimet e fuqishme nga të gjitha anët, sidomos nga bota e krimit, kanë sjellë bllokimin e emërimit të anëtarëve të komisionit ndërministror.

    Politikanët e fuqishëm që qëndrojnë pas këtyre biçim biznesmenëve, ndër të cilët edhe “Veseli”, po lobojnë shumë fort që të fusin në ato komisione njerëzit e tyre. Në atë tavolinë janë plot 10 licenca, ku gjysma duket se është e paracaktuar për aktorët që janë aktualisht në treg dhe kanë kazino fizike, ndërkohë që gjysma po lobon fort, ose më saktë është hapur një ankand. Deri më tani, turku është në krye me ofertën në këtë ankand, i cili ka futur për lobim grupe të mëdha interesa.

    Vox News ka mësuar se Veysel Sahin ka futur në “lojë” kompani guacka që veprojnë në Qipron Turke. Objekti i kompanive është i njëjtë me atë që ai vetë u hetua dhe u dënua në vendin e origjinës. Por, ka ndryshuar “pronarët” dhe “administratorët” me letra të këtyre kompanive, duke futur edhe emra anglezë apo europianë, për t’a bërë sa më të besueshëm për qeverinë shqiptare.

    Sipas mediave turke, në vitin 2017 u ndërmor një aksion në Turqi dhe Qipron Veriore, duke vënë në pranga 17 persona. Në pranga ra edhe “Veseli”, i cili akuzohej për baste të paligjshme në Stamboll, Izmir dhe Bodrum. Sahini u akuzua si kreu i kësaj organizate, që bastet e paligjshme i realizonte online. Ka dyshime se grupi ka pastruar paratë në ndërtim dhe resorte, duke investuar dhjetëra miliona euro të ardhura nga bastet, teksa ka pasur dyshime se “Veseli” ka pastruar edhe para nga trafiku i drogës.

    Ai u dënua dhe qëndroi disa kohë pas hekurave në Turqi, teksa pas lirimit “parajsën” e ka gjetur në Shqipëri. Veysel Sahin ka hyrë në vendin tonë përmes kompanive guackë, në bashkëpunim me biznesmenë dhe persona të tretë, shtetas shqiptarë.

    ©Copyright Vox News

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.