Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tirana mbushet me kulla, por zyrat mbeten bosh! Nis alarmi për rënien e çmimeve

    25.11.2026

    Lajm për shoferët, ndryshojnë rregullat e sigurimit të makinave

    25.11.2026

    Qarqet që rrezikohen, alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

    25.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Tirana mbushet me kulla, por zyrat mbeten bosh! Nis alarmi për rënien e çmimeve

    Tirana mbushet me kulla, por zyrat mbeten bosh! Nis alarmi për rënien e çmimeve

    Aktualitet Nga InfoNews25.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tirana mbushet me kulla, por zyrat mbeten bosh! Nis alarmi për rënien e çmimeve

    Mbi 40 mijë m² zyra bosh në Tiranë, kullat shtojnë ofertën dhe tregu përballet me mbiofertë
    Tregu i ambienteve të zyrave me qira në Tiranë po përballet me një situatë të re, atë të mbiofertës. Përfundimi i kullave të reja dhe zhvillimi i projekteve në zonën e Bulevardit të Ri kanë shtuar ndjeshëm hapësirat e disponueshme, ndërsa kërkesa nga bizneset nuk ka arritur të përthithë ofertën e re.

    Reklamë

    Sipas raportit vjetor të agjencisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme “Colliers Albania”, “Tregu Shqiptar i Pasurive të Paluajtshme – Panorama e Përgjithshme 2026”, norma e vakancës në tregun e zyrave është rritur në 20.2% gjatë vitit 2026, nga 12.4% që ishte një vit më parë.

    Në terma konkretë, sipërfaqet e papërdorura janë zgjeruar nga rreth 23,800 m² në 40,700 m², duke shënuar një rritje prej afro 17 mijë m². Ndërkohë, sipërfaqja e zënë nga qiramarrësit është tkurrur me rreth 5,500 m².

    Sipas Colliers Albania, kalimi nga një treg në ekuilibër drejt mbiofertës së përkohshme lidhet me ritmin e lartë të ndërtimeve të reja, i cili ka tejkaluar aftësinë e bizneseve për të përthithur hapësirat shtesë.

    Kullat e reja shtojnë zyrat bosh, vakanca në nivelet më të larta që prej pandemisë

    Rritja e sipërfaqeve të lira është ndikuar nga përfundimi i projekteve Downtown One dhe MET Building gjatë vitit 2025, si dhe nga hyrja në treg e Park Avenue në vitin 2026, në zonën e Bulevardit të Ri.

    Sipas raportit, një pjesë e kompanive kanë liruar ambiente në ndërtesat më të vjetra, kanë konsoliduar aktivitetin në sipërfaqe më të vogla ose janë zhvendosur në seli të reja në pronësi të tyre, kryesisht në zonat periferike të qytetit.

    Kjo ka sjellë një përthithje neto negative të hapësirave të zyrave, duke e çuar normën e vakancës pranë niveleve të regjistruara gjatë pandemisë COVID-19.

    Të dhënat historike tregojnë se niveli më i lartë i vakancës në periudhën 2011-2026 u regjistrua në vitin 2020, kur arriti në 24.3%. Më pas, tregu nisi të rikuperohej, me normën që zbriti në 16.5% në vitin 2021 dhe në 13.5% në vitin 2022.

    Sipas Colliers, në ciklet e mëparshme tregut iu deshën rreth një deri në dy vite për të përthithur ofertën e tepërt dhe për t’u rikthyer në nivele më të balancuara.

    Qiratë mbeten të pandryshuara, 30 euro për metër katror në kullat premium

    Pavarësisht shtimit të ndjeshëm të ambienteve bosh, çmimet e kërkuara të qirave nuk kanë pësuar ndryshime.

    Për të tretin vit radhazi, që prej vitit 2024, qiratë mesatare në kullat e kategorisë Prime vijojnë të qëndrojnë në nivelin e 30 eurove për metër katror në muaj. Ndërsa në zonat jashtë qendrës dhe në segmentet e tjera të tregut, mesatarja mbetet rreth 19 euro për metër katror në muaj.

    Ky nivel është më i lartë krahasuar me vitin 2022, kur qiraja mesatare ishte 16 euro për metër katror, por ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2024.

    Megjithatë, rritja e konkurrencës mes pronarëve pritet të ushtrojë presion mbi çmimet, veçanërisht në ndërtesat e kategorisë B dhe në tregun dytësor.

    Për të mos ulur çmimet nominale, pronarët mund të ofrojnë periudha pa pagesë qiraje ose kontribute financiare për përshtatjen e ambienteve sipas nevojave të qiramarrësve. Këto praktika mund të sjellin ulje të qirasë efektive, edhe nëse çmimi zyrtar për metër katror mbetet i pandryshuar.

    Investimet e huaja mbështesin kërkesën për zyra

    Pavarësisht mbiofertës aktuale, tregu i zyrave në Tiranë vijon të mbështetet nga zhvillimi i sektorëve të shërbimeve dhe rritja e investimeve të huaja direkte.

    Sipas raportit të Colliers Albania, investimet e huaja direkte arritën një rekord prej 1.64 miliardë eurosh në vitin 2025, ndërsa flukset e reja të investimeve u rritën me 13.5%, duke arritur në 798 milionë euro.

    Tirana mbetet qendra kryesore e sektorëve ICT (teknologjia e informacionit dhe komunikimit) dhe BPO (nënkontraktimi i proceseve të biznesit). Në nivel kombëtar operojnë mbi 5,400 kompani aktive në këta sektorë, të cilat ofrojnë shërbime kryesisht për tregjet e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.

    Edhe sektori financiar vijon të jetë një nga përfituesit kryesorë të investimeve të huaja direkte, pas pasurive të paluajtshme.

    Edhe 192 mijë m² zyra të reja në horizont

    Pavarësisht rritjes së sipërfaqeve të papërdorura, oferta për zyra në Tiranë pritet të zgjerohet më tej.

    Sipas Colliers Albania, rreth 192,338 m² hapësira të reja zyrash janë ende në fazën e zhvillimit. Në këtë portofol përfshihen projektet Book Building, T’ Rock, Tirana Boulevard, Lake Park Central, Eyes of Tirana, si dhe një projekt tjetër në zonën e Bulevardit të Ri.

    Përfundimi i këtyre ndërtimeve gjatë periudhës së ardhshme do të jetë një faktor përcaktues për ecurinë e tregut.

    Sipas analizës, dhënia paraprake me qira e ambienteve, përfundimi gradual i projekteve dhe administrimi profesional i ndërtesave me një pronar të vetëm do të jenë elementë të rëndësishëm për të kufizuar rritjen e mëtejshme të vakancës.

    Në këtë situatë, sfida kryesore për tregun e zyrave në Tiranë nuk është më vetëm ndërtimi i hapësirave të reja, por aftësia për t’i tërhequr bizneset dhe për t’i kthyer kullat e reja në ambiente realisht të shfrytëzuara.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Lajm për shoferët, ndryshojnë rregullat e sigurimit të makinave

    25.11.2026
    Aktualitet

    Qarqet që rrezikohen, alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

    25.11.2026
    Aktualitet

    U kujtuan rrugës për masat mbrojtëse, Elbasan Qafë-Thanë gllabëron edhe 40 milion euro shtesë

    25.11.2026
    Aktualitet

    Kush janë dy grabitësit Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci që ngritën në këmbë Anglinë

    25.11.2026
    Aktualitet

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026
    Aktualitet

    Media amerikane: Kush e zotëron vërtet tokën shqiptare ku Jared Kushner dëshiron të ndërtojë një resort me pesë yje?

    25.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tirana mbushet me kulla, por zyrat mbeten bosh! Nis alarmi për rënien e çmimeve

    25.11.2026

    Lajm për shoferët, ndryshojnë rregullat e sigurimit të makinave

    25.11.2026

    Qarqet që rrezikohen, alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

    25.11.2026

    U kujtuan rrugës për masat mbrojtëse, Elbasan Qafë-Thanë gllabëron edhe 40 milion euro shtesë

    25.11.2026

    Kush janë dy grabitësit Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci që ngritën në këmbë Anglinë

    25.11.2026
    Më të lexuarat

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet në pyll – arrestohet Mariglen Vata

    Aktualitet Nga InfoNews19.11.20260

    12 kg cannabis xhelatinoze! Flavio Ismailaj i ikën policisë, braktis makinën në Sauk dhe futet…

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026

    Atentati në Fier, shkon në dy numri i viktimave/ Humb jetën edhe Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit

    24.11.2026

    Lufta brenda PS! Tatimet çojnë në SPAK emrin e Salarjon Totaj, burrit të Elisa Spiropalit

    20.11.2026

    Farka e pushtuar nga përbindëshat e betonit, Alarmi i KLSH: Diga e liqenit u dëmtua nga kamionët dhe betonjeret

    19.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.