Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Posta e Durrësit te SPAK, hetuesit kërkojnë të gjejnë 700 mijë eurot e zhdukura, ja lidhja e deputetes Etleva Budini

    19.11.2026

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Tirana lë pas Tel Avivin, Krakovin dhe Venecian, kryeson Evropën për rritjen e pasagjerëve

    Tirana lë pas Tel Avivin, Krakovin dhe Venecian, kryeson Evropën për rritjen e pasagjerëve

    Aktualitet Nga InfoNews18.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tirana lë pas Tel Avivin, Krakovin dhe Venecian, kryeson Evropën për rritjen e pasagjerëve.
    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve
    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias, duke konfirmuar pozicionin e tij ndër aeroportet me ritmet më të larta të rritjes.
    Rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë këtë ecuri pozitive, me rreth 10.8 milionë pasagjerë të mirëpritur deri në fund të shtatorit. Kjo performancë e vendos Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në rrugën drejt një tjetër viti rekord.

    Reklamë

    Zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave të fluturimeve, forcimi i partneriteteve me kompanitë ajrore dhe promovimi i Shqipërisë si destinacion kanë qenë ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje.
    Investimet e vazhdueshme të Grupit Kastrati në infrastrukturën aeroportuale, zgjerimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve dëshmojnë angazhimin për rritjen e mëtejshme të trafikut dhe përmirësimin e standardeve të udhëtimit për pasagjerët.
    Si një portë kryesore hyrëse në Shqipëri, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të forcojë pozicionin e tij në tregun evropian të aviacionit, duke kontribuar në rritjen e lidhjeve ajrore të vendit, zhvillimin e turizmit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga Posta e Durrësit te SPAK, hetuesit kërkojnë të gjejnë 700 mijë eurot e zhdukura, ja lidhja e deputetes Etleva Budini

    19.11.2026
    Aktualitet

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026
    Aktualitet

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026
    Aktualitet

    Keni shënimin ”PP” në Pasaportë? Mos u shqetësoni…ja kuptimi i saj

    18.11.2026
    Aktualitet

    Makina, apartamente, TV, e lokale, agjenci e biznese! SPAK kërkon konfiskimin e 10 milionë eurove pasuri të grupit të Visit të Pojës

    18.11.2026
    Aktualitet

    A do kalojë në gjykim? Pritet vendimi për Ballukun, ja kush janë 27 bashkëpunëtorët, manorva me 400 milion euro

    18.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga Posta e Durrësit te SPAK, hetuesit kërkojnë të gjejnë 700 mijë eurot e zhdukura, ja lidhja e deputetes Etleva Budini

    19.11.2026

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026

    Demenca: Sa më shumë dhëmbë humbasim, aq më i madh rreziku për problemet me kujtesën

    18.11.2026

    Nga ora 06:00 deri në 09:00, periudha kur rreziku për goditje në tru rritet ndjeshëm

    18.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.