Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Posta e Durrësit te SPAK, hetuesit kërkojnë të gjejnë 700 mijë eurot e zhdukura, ja lidhja e deputetes Etleva Budini

    19.11.2026

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Keni shënimin ”PP” në Pasaportë? Mos u shqetësoni…ja kuptimi i saj

    Keni shënimin ”PP” në Pasaportë? Mos u shqetësoni…ja kuptimi i saj

    Aktualitet Nga InfoNews18.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Keni shënimin ''PP'' në Pasaportë? Mos u shqetësoni...ja kuptimi i saj
    Keni shënimin ''PP'' në Pasaportë? Mos u shqetësoni...ja kuptimi i saj
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Keni shënimin ”PP” në Pasaportë? Mos u shqetësoni…ja kuptimi i saj

    Pse pasaportat e reja shqiptare mbajnë kodin “PP”? IdentiTek sqaron ndryshimin

    Reklamë

    Qytetarët shqiptarë që kanë marrë së fundmi pasaportën e re mund të kenë vënë re një ndryshim në dokumentin e tyre: shkronja “P” është zëvendësuar me kodin “PP”. Por ndryshe nga sa mund të jetë menduar, ky ndryshim nuk lidhet me ndonjë gabim në prodhim apo printim.

    IdentiTek ka reaguar publikisht për të shpjeguar arsyen e këtij ndryshimi, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për përshtatjen e pasaportave shqiptare me standardet e përditësuara ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

    Në mars të vitit 2024, ICAO miratoi ndryshime në standardet teknike për dokumentet e udhëtimit që lexohen nga sistemet automatike. Sipas këtyre rregullave, pasaportat e zakonshme duhet të identifikohen me kodin “PP”, në vend të shkronjës së vetme “P”. Ndryshim ka edhe për pasaportat e shërbimit, ku kodi i mëparshëm “PS” zëvendësohet me “PO”.

    Shqipëria ka nisur zbatimin e formatit të ri që në dhjetor të vitit 2025, pra përpara afatit të vendosur nga organizata ndërkombëtare, më 1 janar 2026. Sipas kompanisë, deri tani janë prodhuar mbi 300 mijë pasaporta me kodet e reja.

    Një tjetër hap në drejtim të sigurisë së dokumenteve të udhëtimit është edhe anëtarësimi i Shqipërisë, në mars të vitit 2025, në Drejtorinë Publike të Çelësave të ICAO-s (PKD).

    Përmes këtij sistemi mundësohet verifikimi elektronik i autenticitetit të pasaportave biometrike dhe i informacionit të ruajtur në çipin e tyre. Kjo ndihmon në identifikimin e dokumenteve të falsifikuara dhe rrit besueshmërinë e tyre gjatë kontrolleve kufitare.

    Pra, qytetarët nuk kanë arsye të shqetësohen nëse në pasaportën e tyre të re shohin shënimin “PP”. Ai është thjesht një kod i ri identifikimi, i vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe jo një shenjë e ndonjë problemi me dokumentin.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga Posta e Durrësit te SPAK, hetuesit kërkojnë të gjejnë 700 mijë eurot e zhdukura, ja lidhja e deputetes Etleva Budini

    19.11.2026
    Aktualitet

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026
    Aktualitet

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026
    Aktualitet

    Makina, apartamente, TV, e lokale, agjenci e biznese! SPAK kërkon konfiskimin e 10 milionë eurove pasuri të grupit të Visit të Pojës

    18.11.2026
    Aktualitet

    Tirana lë pas Tel Avivin, Krakovin dhe Venecian, kryeson Evropën për rritjen e pasagjerëve

    18.11.2026
    Aktualitet

    A do kalojë në gjykim? Pritet vendimi për Ballukun, ja kush janë 27 bashkëpunëtorët, manorva me 400 milion euro

    18.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga Posta e Durrësit te SPAK, hetuesit kërkojnë të gjejnë 700 mijë eurot e zhdukura, ja lidhja e deputetes Etleva Budini

    19.11.2026

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026

    Demenca: Sa më shumë dhëmbë humbasim, aq më i madh rreziku për problemet me kujtesën

    18.11.2026

    Nga ora 06:00 deri në 09:00, periudha kur rreziku për goditje në tru rritet ndjeshëm

    18.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.