Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Thellohet skandali në SHISH, sherri i oficerëve në Elbasan u fsheh, si u nxorr makina e bllokuar nga komisariati

    Thellohet skandali në SHISH, sherri i oficerëve në Elbasan u fsheh, si u nxorr makina e bllokuar nga komisariati

    Aktualitet Nga InfoNews01.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    ELBASAN- Një sherr i pazakontë u raportua disa ditë më parë nga Vox News, ku u zbulua sesi oficerët e Shërbimit Informativ Shtetëror, një nga institucionet bërthamë të sigurisë kombëtare, ishin rrahur me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për dy agjentët e narkotivëve në SHISH Elbasan E.L dhe Y.LL. por çfarë ka ndodhur më konkretisht? Burime të mirë-informuara i thanë Vox News se sherri në fjalë i është mbajtur tërësisht i fshehur ndaj Drejtorisë së Disiplinës në SHISH.

    Më konkretisht, disa javë më parë, 4 oficerë të SHISH ishin në një automjet duke udhëtuar nga Përrenjasi drejt Elbasanit. Brenda në automjet ndodheshin 4 agjentët, E.L, Y.Ll, N.H dhe N.B. Mjeti, pronë e SHISH po drejtohej nga J.L.

    Reklamë

    Një patrullë policie i pikasi agjentët të dehur dhe duke u konfliktuar brenda automjetit. Në këtë moment, i ka dhënë shenjë ndalimi dhe për mbështetje kanë shkuar furgonat e drejtorisë së Elbasanit, që kanë bërë arrestimin e tyre dhe bllokimin e mjetit.

    Ish-drejtori i SHISH në Elbasan shkon me urgjencë në Drejtorinë Vendore të Policsë dhe bashkë me nëndrejtorin e Policisë vendosën lirimin e automjetit të SHISH dhe 4 agjentëve, kundër çdo procedure që përcakton ligji për shoferët që i japin makinës në gjendje të dehur.

    Duke përfshirë edhe Policinë e Shtetit në këtë histori, agjentët e SHISH së bashku me drejtorin e izoluan incidentin duke mos e raportuar atë në asnjë nga kanalet e brendshme informuese të SHISH dhe ndaj Komisionit të Disiplinës, duke e shkelur dy herë ligjin.

    Por kush janë agjentët? Vox News i disponon identitetet e tyre, por për ruajtjen e emrave të tyre si agjentë që janë në shërbimin sekret shqiptar do të mjaftohet me inicialet.

    Ky incident tregon një problem të thellë të kalbjes së SHISH në qarkun e Elbasanit dhe ndarjes së agjentëve në bazë të zonave që shihen si “strategjike”.

    Pavarësisht se Vox News e ka raportuar lajmin disa ditë më parë, ende Shërbimi nuk është distancuar apo të ketë marrë masa për këtë ngjarje.

    Elbasani shihet si një qark strategjik për trafikun e drogës dhe rrjetet kriminale që e përdorin këtë zonë si nyje kalimi.

    A rrezikohet misioni i Shërbimit Informativ Shqiptar nga këta agjentë?/VoxNews

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.