Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

    TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta.

    Përplasjet e forta të pesë ditëve të fundit kanë nxjerrë në rrugët e Tiranës arsenalin e Policisë për menaxhimin e turmave. Gaz lotsjellës, ujëhedhëse dhe, sipas raportimeve nga terreni, ujë i përzier me kimikate lakrimogjene janë përdorur për shpërndarjen e protestuesve.

    Reklamë

    Përballja ka vijuar këtë të shtunë edhe përpara Kryeministrisë, pas zhvendosjes së protestuesve nga zona e Ministrisë së Arsimit. Grupe protestuesish po hedhin gurë dhe copa pllakash drejt forcave të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, por shpesh edhe me gurë.

    Përgatitja për përballjen

    Përgatitjet për furnizimin e automjeteve speciale me lëndë irrituese kishin nisur muaj më parë. Skyweb.al raportoi më 11 maj se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kishte hapur me urgjencë një tender me fond limit rreth 61 milionë leke të vjetra me TVSH për “OC Gas Solution”, preparat që përdoret nga ujëhedhëset për shpërndarjen e turmave.

    Policia e argumentonte shkurtimin e afateve me “kushtet e emergjencës”, ç’ka lidhej me protestat që sapo kishin nisur. Sipas dokumentacionit të publikuar në maj, automjetet e menaxhimit të turmave nuk ishin të furnizuara me këtë lëndë, gjë që ndikonte në gatishmërinë e tyre. Në të njëjtin arsyetim përmendej edhe marrja e pritshme e dy automjeteve të reja, për të cilat nevojitej furnizimi fillestar për testimin, trajnimin e operatorëve dhe vënien në shërbim.

    RO.GAT Security e Begator Manes u shpall fitues. Kompania e përzgjedhur ishte “RO. GAT SECURITY” sh.p.k, me ofertë 48.8 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 58.6 milionë lekë me TVSH, afro 586 milionë lekë të vjetra. Njoftimi i fituesit mbante datën 2 korrik.

    Kjo shumë i përkiste vetëm furnizimit me lëndën irrituese për automjetet.

    Kompania ROGAT Security është në pronësi të Begator Mane dhe Marsel Mane, me aktivitet në shërbimet e sigurisë, tregtimin e armëve e municioneve dhe administrimin e një poligoni qitjeje në Tiranë. Afati i furnizimit ishte 60 ditë nga lidhja e kontratës, ndërsa gjashtë nga tetë automjetet speciale përmendeshin si të gatshme për t’u furnizuar me OC.

    Çfarë është lënda që u tenderua?

    Oleoresin Capsicum është ekstrakt i specit djegës, i përdorur edhe në “spray-t me piper”. Përbërësit e tij shkaktojnë ndjesi të fortë djegieje në kontakt me sytë, lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes.

    Preparati për automjetet speciale shpërndahet i përzier me ujë, në raportin 5–10% të përshkruar në dokumentacionin e raportuar nga Skyweb. Në këtë mënyrë, ujëhedhëset mund të shpërndajnë mbi turmën edhe lëndën irrituese. Kjo përqindje i referohet përzierjes së preparatit me ujë.

    Ekspozimi mund të shkaktojë lotim, vështirësi për të mbajtur sytë hapur, djegie të lëkurës, kollë dhe probleme në frymëmarrje. Personat me astmë mund të pësojnë pasoja më të rënda, ndërsa rreziku shtohet nga ekspozimi i lartë ose i zgjatur.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.