Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Skandali te Trita Hospital! Mjekët e përjashtuar në Itali, punonin në Tiranë

    Skandali te Trita Hospital! Mjekët e përjashtuar në Itali, punonin në Tiranë

    Aktualitet Nga InfoNews05.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Skandali te Trita Hospital! Mjekët e përjashtuar në Itali, punonin në Tiranë
    Skandali te Trita Hospital! Mjekët e përjashtuar në Itali, punonin në Tiranë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandali te Trita Hospital! Mjekët e përjashtuar në Itali, punonin në Tiranë

    Kirurgu plastik italian Marco Procopio është licencuar për të ushtruar profesionin në Shqipëri nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë më 11 gusht 2025. Ai filloi punë në spitalin privat “Trita Hospital” në Tiranë.

    Reklamë

    Por 9 muaj më parë, në nëntor 2024, një paciente 22-vjeçare humbi jetën në klinikën e tij në Romë pas një operacioni estetik në hundë. Sipas mediave italiane, ndërhyrja u krye në një apartament që nuk kishte autorizim për operacione.

    Pas ngjarjes, Prokuroria italiane nisi hetim penal ndaj Marco Procopio për vrasje nga pakujdesia. Gjykata vendosi pezullimin e licencës së tij për ushtrimin e profesionit në Itali për një periudhë 1-vjeçare, derisa drejtësia të japë vendimin përfundimtar.

    Ndërkohë në Shqipëri, ai ka marrë licencë si mjek jo rezident për 5 vite, që i lejon të punojë deri në vitin 2030.

    Së fundmi edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për aktivitetin e tij në Trita Hospital.

    Urdhri i Mjekëve në Shqipëri thotë se ndaj mjekut nuk ka asnjë ankesë apo sinjalizim për shkelje profesionale në vend. Sipas drejtuesit Dritan Trepça, ligji nuk lejon masa disiplinore pa një vendim të formës së prerë nga drejtësia.

    Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë se kontrollet në spitale publike dhe private kryhen dy herë në vit dhe zakonisht janë të njoftuara paraprakisht.

    Inspektime të menjëhershme kryhen vetëm kur ka denoncime ose dyshime për shkelje. Kontrollet fokusohen kryesisht te dokumentacioni i spitalit dhe i stafit mjekësor.

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala deklaroi se spitalet private kanë të njëjtat detyrime si institucionet shtetërore dhe duhet të punësojnë vetëm mjekë të licencuar.

    Situata krijon një boshllëk ligjor. Një mjek që hetohet në vendin e tij për çështje penale që lidhen me profesionin, mund të vazhdojë të punojë në Shqipëri nëse nuk ka ankesa ndaj tij.

    Një rast tjetër në të njëjtin spital është ai i mjekut italian Andrea Formiga, i licencuar në Shqipëri më 9 prill 2025.

    Një pacient italian 54-vjeçar që ai solli nga Milano për operacion në Tiranë, ndërroi jetë në QSUT katër ditë pas ndërhyrjes për ngushtimin e stomakut në dhjetor 2025. Operacioni ishte kryer në Trita Hospital dhe kushtonte rreth 4.400 euro, shumë më pak se 15 mijë euro në Itali.

    Pas këtij rasti, Ministria e Shëndetësisë dërgoi një grup inspektimi në spital në fillim të shkurtit. Por kontrolli nuk vijoi, sepse dokumentacioni mjekësor ishte sekuestruar nga prokuroria.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.