Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Skandali me trafik armësh, KAYO, TIMAK…kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes

    Skandali me trafik armësh, KAYO, TIMAK…kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes

    Aktualitet Nga InfoNews02.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Skandali me trafik armësh, KAYO, TIMAK…kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes
    Skandali me trafik armësh, KAYO, TIMAK…kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Me urdhër të SPAK janë ushtruar disa kontrolle në kuadër të një hetimi të nisur pas audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrihen dyshime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve përmes Shqipërisë.

    Skandali me trafik armësh

    Reklamë

    Burime bëjnë me dije se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontroll në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet, ndërsa kontrollet vijojnë ende.

    Në kuadër të hetimit, GJKKO ka miratuar edhe kërkesën e SPAK për kontrollin personal të biznesmenit Yeffet. Kontrollet janë shtrirë edhe në ambiente të tjera, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, ku, sipas burimeve, janë sekuestruar dokumente që lidhen me procedurat e tenderëve.

    SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit

    Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit që po zhvillon SPAK.

    Hetimi dyshohet se është nisur kryesisht pas publikimit nga Arben Ahmetaj të disa audiopërgjimeve, në të cilat ai pretendon se në qendër të bisedave janë biznesmeni Ron Yeffet dhe dy persona të identifikuar vetëm me emrat Igor dhe Sergei.

    Sipas pretendimeve të bëra nga Ahmetaj, komunikimet lidhen me një skemë të dyshuar për trafikimin e armëve dhe municioneve përmes Shqipërisë. Në biseda përmenden KAYO dhe TIMAK, ndërsa referencat shkojnë edhe te projekte të tjera biznesi.

    Në një pjesë të komunikimeve të publikuara përmendet krijimi i një kompanie të përbashkët, ku shteti do të zotëronte 20% të aksioneve, për një projekt energjetik në Delvinë. Një tjetër bisedë lidhet me një projekt për gazin në Vlorë, ku, sipas materialeve të publikuara, partnerët ukrainas do të krijonin një kompani në Shtetet e Bashkuara.

    Pjesë e komunikimeve janë edhe referenca që, sipas interpretimit të Ahmetajt, ngrenë dyshime për trafikim të mundshëm armësh dhe municionesh të prodhuara në Afrikë, me pretendimin se paketimi i tyre do të kryhej në Shqipëri.

    Gjatë bisedave përmenden në disa raste KAYO dhe TIMAK. TIMAK është përfshirë në një partneritet me ndërmarrjen shtetërore ushtarake KAYO, ndërsa TIMAK Defence është pjesë e këtij bashkëpunimi.

    Yeffet dhe Arjeta Puca janë të lidhur në bashkëpronësi edhe me kompani të tjera në Shqipëri, ndër të cilat TIMAK AVIATION dhe UNO18, e cila operon në fushën e prodhimit dhe tregtimit të armëve, si dhe shoqëri të tjera.

    Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për një hetim në zhvillim dhe pretendimet e ngritura në audiopërgjimet e publikuara nuk përbëjnë në vetvete prova të një vepre penale. SPAK pritet të sqarojë në vijim objektin e plotë të hetimit dhe gjetjet e kontrolleve të kryera.

    Skandali me trafik armësh, KAYO, TIMAK…kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes
    Skandali me trafik armësh, KAYO, TIMAK…kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.