Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Skandal mjedisor! Ndotje alarmante e lumit Fan nga shkarkimet e fabrikës së bakrit

    Skandal mjedisor! Ndotje alarmante e lumit Fan nga shkarkimet e fabrikës së bakrit

    Aktualitet Nga InfoNews05.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kompania koncensionare e nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit “Ber Alb” në Fushë-Arrëz duket se po shkarkon mbetjet sterile të bakrit në lumin Fan, pa i filtruar, duke shkaktuar një ndotje alarmante.

    Uji i lumit dhe gurët kanë marrë ngjyrën e kromit. Shihet qartë se ndotja fillon nga vendepozitimi i sterileve të bakrit, aty ku gjendet diga.

    Reklamë

    Në pamje dallohet pika ku rrjedha që del nga diga e fabrikës, bashkohet me rrjedhën normale të lumit, uji i te cilit siç shihet, vjen i pastër nga burimi. Prej këtu, uji i ndotur përshkon disa fshatra të njesise administrative Gjegjan, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në ekonominë lokale dhe ekosistemin e zones.

    Lekë Curri, banor i Fushë-Arrëzit tha se dëmi më i madh është shkaktuar në parcelat bujqësore që vaditen me ujin e lumit. Ai kërkon nga institucionet shtetërore të pezullojnë aktivitetin e fabrikes, derisa ajo të vendosë fitra në vend-depozitim.

    “Dëmi më i madh është parcelat që ujen me ujin e lumit. Duhet të dëmshpërblehen ata që janë dëmtu. Duhet të pezullohen punlime në fabrikë. Të merren masat për filtrimin e ujit. Shfrytëzuesi i fabrikës dhe shteti duhet të marrin masa. Duhet të ishte bë me paramentra që të mos ndodhë kjo ndotje, tani që ka ndodh shteti nuk duhet të heshtë”, tha Curri.

    Shëndeti jonë është i rrezikuar, thekson Marte Nikolli, banore e zonës, duke kerkuar nga institucionet ta ndalin këtë masakër.

    “Jo vetëm prodhimet bujqësore por dhe shëndeti ynë është i rrezikuar. Duhet të merren masa që kjo të mos ndodhë më se ka disa vite që përsëritet”, u shpreh ajo.

    Ndërsa Jetmir Qafa, e krahason ujin e lumit me acidin duke theksuar se ka shkatërruar bujqësinë dhe turizmin. Ai paralajmëron se së shpejti do të depozitojnë padi ndaj kompanisë minerare “Ber Alb”.

    “Uji është bërë i papërdorshëm për bujqësine. Për turizëm as bëhet fjalë se uji ka kaluar çdo paramenter, se është kthyer në acid. Ne do bëjmë padi për kompaninë, sepse duam të jetojmë në këto vende që kemi trashëguar nga të parët tanë. Pra duam të eliminohet ndotja”, tha Qafa.

    Ekspertët paralajmërojnë se bakri që derdhet në lumë përmban dhe përqindje të vogla ari, pasi konsiderohet polimetal. Por kostot e pastrimit të mjedisit dhe rivendosjes së ekosistemit janë shumëfish më të larta.

    Burime nga IKMT-ja thanë se kjo problematikë u evidentua edhe para tre muajsh ku kompania turke “Ber Alb” u gjobit me 10 milionë lek. Duket se gjoba nuk ka dhene efekt. Lumi Fan sot vazhdon të rrjedhë i ndotur…

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.