Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SIGAL i Avni Ponarit gropë me dëmshpërblimet e aksidenteve, për të disatin muaj! Kush e ndjek?

    SIGAL i Avni Ponarit gropë me dëmshpërblimet e aksidenteve, për të disatin muaj! Kush e ndjek?

    Aktualitet Nga InfoNews31.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Për të disatin muaj me radhë, kompania e sigurimeve SIGAL ka ulur dëmshpërblimet për sa i përket aksidenteve rrugore dhe dëmeve të tjera motorike. Sipas raportit të fundit të AMF, ku krahasohet periudha janar – shtator 2025 me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton se SIGAL, pavarësisht se është kompania më e madhe në vend për sigurimet, ka ulur dëmshpërblimet me 16%.

    Edhe pse SIGAL ka rritur të ardhurat – gjë që vërehet nga rritja e Primeve Bruto për sigurimet motorike – kur vjen puna tek dëmshpërblimet, në pothuajse çdo muaj të krahasuar me një vit më parë, kompania shënon rënie.

    Reklamë

    Rriten siguracionet, por tek SIGAL i Avni Ponarit dëmshpërblimet bien gropë për 12 muaj rresht

    Një situatë akoma më e rëndë vërehet për sa i përket dëmeve të paguara për Sigurimin e Kartonit Jeshil. Në këtë kategori, që përdoret për sigurimin e makinave kur udhëtojnë jashtë vendit, krahasuar me një vit më parë, SIGAL ka një ulje të dëmshpërblimeve me gati 56%.

    Për dëmet motorike të paguara, një rënie të madhe ka shënuar edhe kompania INTERSIG, konkretisht me 25%, ndërsa Atlantik me gati 7%.

    Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – shtator 2025 kapën vlerën 20,183 milionë lekë, ose 10.37% më shumë se në janar – shtator 2024.

    Gjatë periudhës janar – shtator 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,249,988, me një rritje prej 6.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Sipas AMF, pagesat e dëmeve gjatë janar – shtator 2025 u ulën me 0.02% krahasuar me janar – shtator 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik, me rreth 4,700 milionë lekë, ose 76.04% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.