Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Si i fshehu kompania SOKOLAJ SHPK 2800 ton mbetje të rrezikshme të KURUM

    Si i fshehu kompania SOKOLAJ SHPK 2800 ton mbetje të rrezikshme të KURUM

    Aktualitet Nga InfoNews03.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si i fshehu kompania SOKOLAJ SHPK 2800 ton mbetje të rrezikshme të KURUM

    Shoqëria “Sokolaj sh.p.k,”, e cila transportoi 2800 ton mbetje të rrezikshme të ‘Kurum’, është themeluar në vitin 2006 me seli në Durrës. Drejtues të kësaj kompanie janë Gjovana dhe Doni Sokolaj. Kjo shoqëri është pajisur me 2 leje nga Ministria e Mjedisit:-transport të mbetjeve të rrezikshme-eksport të mbetjeve jo të rrezikshme“Shoqëria ‘Sokolaj’ nuk rezulton të ketë Autorizim për eksportim të mbetjeve të rrezikshme dhe as nuk i është aprovuar një kërkesë e tillë për periudhën 2022-2024”, theksohet në dosjen hetimore.

    Reklamë

    Në dosje gjithashtu thuhet se ‘Sokolaj; ka blerë nga ‘Kurum’ artikullin “Oksid Zinku” pa pasur leje të veçantë për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Për transportimin e këtyre mbetjeve kërkohet autorizim i posaçëm.Shoqëria ‘Sokolaj’ ka aplikuar në Ministrisë e Mjedisit për një leje të tillë më datë 12.12.2022, ndërsa në përgjigje i është kërkuar plotësim dokumentacioni. Kërkesa nuk është përmbushur dhe rrjedhimisht veprimtaria e zhvilluar më pas është e paligjshme.Hetimi zbulon se dy kompanitë i hapën rrugën kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme përmes falsifikimit të klasifikimit të tyre; ato u përshkruan në dokumente herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku, të pashoqëruara me kodin e tyre.“Rezulton se shtetasja Gjovana Sokolaj në agjencinë doganore ka deklaruar produktin si “oksid hekuri” ashtu si edhe është përcaktuar në kontratën me shoqërinë Kurum, ndërkohë që fatura e deklaruar në tatime është oksid zinku dhe në faturën e shitjes bërë shoqërisë GS Minerals d.o.0 me seli në Kroaci, i ka shtuar si element në kllapa kodin ZN pra “Okside hekuri (ZN).

    Në vitin 2023 Sokolaj i drejton Ministrisë së Mjedisit një kërkesë tjetër për tu pajisur me autorizim për eksport mbetjesh të rrezikshme e konkretisht:Me shkresën e datës 07.03.2023 subjekti Sokolaj i ka drejtuar kërkesë për autorizimin e eksportit të mbetjeve Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, protokolluar te kjo Ministri me nr.283/1prot., date 30.03.2023.Nga kjo shkresë rezulton se, subjekti Sokolaj bazuar në kontratën me gjeneruesin e mbetjeve Kurum International sh.a, ndër të tjera angazhohet t’i blejë dhe mbetjet me kod 100207* (mbetje të ngurta nga trajtimet e gazeve, që përmbajnë substanca të rrezikshme). Sasia vjetore e këtyre mbetjeve është 25000 ton/vit për vitin e parë pasi ka stok sasie.

    Kjo sasi do të dërgohet deri në përfundimin e kontratës me blerësin 31.12.2029. Sasia totale parashikohet 50.000 ton deri në 21.12.2029”, thuhet në dosjen hetimore.Mosdhënia e autorizimit nga Ministria e Mjedisit për të eksportuar këtë lloj mbetje, ka bërë që shoqëria ‘Sokolaj’ dhe ‘Kurum’ ta eksportojnë këtë mbetje në kundërshtim me ligjin, pa autorizimin përkatës duke fshehur natyrën e vërtetë të mbetjes në aktet shkresore.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.